FB

September 10, 2023 | 20:18

Nesër dita e parë e shkollës / Policia e Tiranës prezanton planin për menaxhimin e trafikut

Nesër, për ditën e parë të shkollës, në Tiranë do të angazhohen në terren 300 efektivë të Policisë Bashkiake, si dhe 200 të Policisë Rrugore për të ndihmuar në menaxhimin e trafikut dhe sigurinë e nxënësve gjatë procesit mësimor.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë përgatitur një plan të veçantë masash, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjeve.

“Disa nga detyrat kryesore që do të realizojnë shërbimet e Policisë Bashkiake, janë marrja e masave dhe mbulimi me shërbime në 70 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, që në orët e para të mëngjesit, gjatë pushimit të madh, si dhe në përfundim të mesimit. Gjithashtu, do të ndërhyrhet në menaxhimin të trafikut të mjeteve dhe këmbësorëve në 30 rrugë dhe kryqëzime kryesore, në ndihmë të policisë rrugore”, sqaroi Ermal Kapllanaj.

Krahas marrjes së informacioneve, apo konstatimin e veprimtarive të mundshme të palgjshme në afërsi të shkollave të cilat në çdo rast do t’i raportohen Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake do të monitorojë ndalimin e automjeteve që transportojnë mallra gjatë orarit të ndaluar.

“Policia Bashkaike do të marrë masa në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, për të ndaluar, apo ndëshkuar me masa administrative, automjetet që shkelin urdhrin e entit pronar të rrugës (Bashkia Tiranë), për kufizimet e lëvizjes së automjeteve në oraret e ndaluara, që janë 07:00-09:00 për automjetet për transport të përzier (mallrash), si dhe atyre mbi 3.5 ton që ndalohet të hyjnë nga ora 07:00-20:00, në brendësi të unazës së mesme e të vogël të qytetit”, përfundoi Kapllanaj.

 “Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, duke respektuar vizat e bardha dhe semaforin. Përdoruesit e biçikletave, patinave elektrike dhe motomjete të pajisen me kaska dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë. Drejtuesit e mjeteve të shmangin përdorimin e tyre për distanca të afërta. Në rast shoqërimi të fëmijëve me mjet, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të mjetit dhe nëse është e nevojshme në sexhiolino”, deklaroi Qibini.

Masat e marra:

Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin.

Përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.

Të shmanget përdorimi i automjeteve për distanca të afërta.

Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopësht/shkollë, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino.

Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.

Drejtuesit e automjeteve në vendqendrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hypjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera.

Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top