FB

April 24, 2023 | 9:02

Neuroedukimi: Njohja e trurit të foshnjës për të edukuar fëmijë të lumtur

Neuroedukimi është më shumë se një mjet, ai është një qasje tjetër, një ndjeshmëri e re, më e hapur dhe intuitive ndaj trurit dhe zhvillimit emocional të fëmijës. Sepse funksioni i tij nuk është të edukojë fëmijë të barabartë, por njerëz unikë, të aftë, të lirë që janë në gjendje të luftojnë çdo ditë për lumturinë e tyre.

Në realitet, çdo baba apo nënë e mirë nuk ka si objektiv kryesor të ketë një gjeni në shtëpi, por më tepër të shoqërojë evolucionin psikologjik dhe emocional të fëmijës së tyre. Me synimin për t’i ndihmuar për t’i bërë ata të sigurt, pozitivë, adoleshentë dhe më pas të rritur, të aftë për të lundruar në ujërat shpesh të trazuar të jetës.

Këtu janë 5 parimet kryesore:

1- Emocioni dhe njohuria ecin së bashku

Me siguri secili prej nesh e ka përjetuar në më shumë se një rast: kur ndihemi mirë dhe gëzojmë një kënaqësi të qetë dhe të kënaqshme, jemi më të hapur ndaj gjithçkaje që na rrethon. Zhvillimi i ndjesive emocionale të përqendruara te besimi, rrjedhimisht stimulon aktivitetin kognitiv dhe mësimin e fëmijës.

2- Është e nevojshme të kuptohet truri i fëmijës

Ka një gabim në të cilin biem shpesh: duke menduar se një fëmijë 3-vjeçar mund të fillojë me sukses të lexojë, të shkruajë dhe të bëjë ushtrime matematikore. Mendojmë se duke përshpejtuar aftësitë i rrisim IQ-në, i sigurojmë mjete të dobishme për sukses. Është një gabim i madh! Stimulimi është i rëndësishëm, por gjithmonë duke pasur parasysh moshat dhe fazat e çdo fëmije.

3- Neuroplasticiteti neuronal

Plasticiteti i trurit i referohet aftësisë së sistemit nervor për të ndryshuar strukturën dhe funksionimin e tij gjatë gjithë jetës, si një reagim ndaj stimujve të caktuar që favorizojnë mjedisin. Fëmijët ndërmjet 0 dhe 6 vjeç tregojnë një neuroplasticitet të mahnitshëm që duhet vetëm të shoqërohet dhe përforcohet në mënyrë adekuate.

4- Truri i fëmijës mëson në mënyra të ndryshme

Fëmijët tanë nuk mësojnë vetëm kur janë ulur në tavolinat e tyre. As nuk e bëjnë ekskluzivisht kur ulesh përballë tyre dhe i mëson të flasin, të lexojnë, të bëjnë detyrat e matematikës. Truri është një organ i shumëanshëm me lloje të shumta inteligjence. Nga muzikore në fizike, dhe secila prej tyre është themelore.

5- Bëhuni një neuroedukator

Mësoni si të edukoni njerëz të lumtur dhe të aftë, pavarësisht nga aftësitë e tyre njohëse ose rezultatet e menjëhershme. Ndonjëherë “të besosh se di gjithçka” nuk është e mjaftueshme. Për të edukuar duhet të dini se si të kujdeseni për botën emocionale dhe të dini se si të lidheni me fëmijën, përmes ndjeshmërisë, afërsisë dhe besimit.

Neuroedukimi është një propozim i mrekullueshëm që meriton të merret në konsideratë si në përditshmëri me fëmijët tanë, por mbi të gjitha në klasat që ata ndjekin çdo ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top