FB

December 28, 2021 | 8:24

Neuroshkenca rreth zhvillimit të trurit adoleshent, të dhënat e reja shkencore: është periudha kur truri fillon të rimodelohet

 

*Prof. Dr. Fadil Çitaku, neuroshkencëtar shqiptar

 

Deri tani ka pasur shumë mite rreth funksionimit të trurit të adoleshentëve, të cilat na bëjnë të ndihemi të pafuqishëm në marrëdhëniet me ta. “Të dhënat më të reja shkencore nga neuroshkenca na tregojnë se në moshën e adoloshencës truri fillon të rimodelohet”. Ky është konstatimi pas një studimi me të cilin është marrë profesori i njohur i neuroshkencës, Dr. Fadil Çitaku, i cili ushtron aktivitetin e tij akademik dhe profesional në Zvicër.

01

Sipas tij, periudha e zhvillimit në moshën e adoloshencës është mahnitëse. Deri tani ka pasuar shumë mite rreth funksionimit të trurit të adoleshentëve, p.sh. trajtimi i shumë hormoneve që i “tërbon të rinjtë” apo “adoleshentët janë të papjekur” etj. Të gjitha këto mite nuk qëndrojnë, këto janë mite që na mashtrojnë dhe na bëjnë të ndihemi të pafuqishëm në marrëdhëniet me adoleshentët dhe ta kuptojmë funksionimin e trurit të tyre (Siegel, 2014; Sifferlin, 2017).

Të dhënat më të reja shkencore nga neuroshkenca na tregojnë se në moshën e adoleshencës, truri fillon të rimodelohet. Në këtë moshë manifestohen dy procese të rëndësishme:

Truri e krasit vetveten: Imagjinoni se në fëmijëri truri rritet si një pemë. Fëmijët kanë tendenca të mësojnë çdo gjë, pra sikurse pema që rrit degët dhe gjethet ashtu edhe truri krijon synapset (ndërlidhje apo degëzime në mes të qelizave të trurit). Në moshën adoleshente, truri fillon ta «krasitë vetveten» (Siegel, 2014), pra fillon t’i mënjanojë disa nga synapses (figurativisht, sikur kur e krasisim pemën, pra ia heqim ca degë dhe ca gjethe). Arsyja e kësaj «krasitjeje të trurit» është që truri të specializohet.

Derisa në femijëri predominon tendenca të mësohet çdo fenomen, në moshën e adoleshencës truri ka dëshirë të specializiohet në pasione, të kërkojë gjërat që i pëlqejnë (Feinberg, 2017). «Krasitja e trurit» i përshtatet thënjes «use it or lose it” (përdore ose e humbe atë), pra këtu adoleshentët iu dhanë përparësi disa fenomeneve të caktuara, duke i injoruar fenomenet tjera që ata individualisht i shohin si të parëndësishme (Siegel, 2014).

02

Krijimi i Myolinës: Myolina është një mbështjellës i qelizave nervore dhe degëzimeve të tyre, që u mundëson neuroneve (qelizave nervore) të komunikojnë shumë më shpejtë. Ajo ju mundëson neuroneve të trurit të komunikojnë me njëra-tjetrën 3000 herë më efektshëm se sa pa të. Ky zhvillim i trurit ka përparësi të mëdha duke iu mundësuar adoleshentëve të fokusohen në atë që ata dëshirojnë, të fokusosen në sjelljet e tyre.

Po ashtu, ky zhvillim i trurit u mundëson atyre të angazhohen në aktivitete, duke përforcuar kështu pjesët e trurit, të cilat individi adoleshent do t’i avancojë (Siegel, 2014; Sifferlin, 2017).

Pra, objektiva e trurit në moshën adoleshente është të integrojë vetveten, përmes diferencimit, të cilin e arrin përmes «krasitjes» dhe myelonizimit, të cilin e arrin përmes ndërlidhshmërisë së shpejtë të neuroneve (qelizave të trurit). Kur truri arrin të integrohet, ai ndihmon mirëqenien e individit. Ushtrimet e mendjes i ndihmojnë adoleshentët, por edhe të rriturit, t’i avancojnë kompetencat kyçe për suksese në jetë dhe karrierë siç janë:

1.Gjetjet e njohurive të reja

2.Empatia

3.Integracioni

Kur integrimi bëhet i dukshëm, ai rezulton në ngritjen e kompetencave të mirësisë dhe bamirësisë. Ajo se çfarë vërejmë në procesin e zhvillimit të adoleshencës është se marrëdhëniet ndërnjerëzore zhvillohen dhe thellohen. Pra, zhvillohen ndershmëria dhe bamirësia, të mbushura më ndjenjat për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dhe njerëzimin në tërësi, për të krijuar një botë ku çdokush të ndihet mirë dhe të evoluojë potencialet e trurit të vet.

 

*Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME, CEO, Academy of Leadership Sciences Switzerland

Referencat:

1.Siegel, D.J. (2014). Pruning, Myelination, and the Remodeling Adolescent Brain. https://www.psychologytoday.com/…/pruning-myelination…. (9.7.2021).

2.Sifferlin, A. (2017). Why Teenage Brains Are So Hard to Understand. Time, https://time.com/4929170/inside-teen-teenage-brain/ (9.7.2021).

Feinberg, I. (2017). Why Is Synaptic Pruning Important for the Developing Brain? Scientific American Mind Neuroscience. https://www.scientificamerican.com/…/why-is…/(9.7.2021).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top