Editorial

March 19, 2018 | 11:15

Nevoja për gjak. Ja sasia që importon Shqipëria…

Shqipëria është një nga vendet që importon gjak. Edhe pse dhurimet vitet e fundit janë në një masë të konsiderueshme përsëri nuk plotësohen nevojat për gjak në institucionet shëndetësore.

Gjatë vitit 2017 vendi ynë ka importuar rreth 30 ton gjak njerëzor. Vlera financiare e blerjes së kësaj sasie gjaku ishte rreth 1.5 miliard lekë.

Ashtu si edhe për medikamentet edhe për gjakun e importuar ka përjashtim të TVSH-së. Në Shqipëri janë rreth 600 pacientë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta pacientë marrin një herë në 3 javë gjak.

Që nga viti 2016 po punohet për trajtimin e këtyre pacientëve me kurat më bashkëkohore për eliminimin e hekurtit të tepërt në gjak. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mesatarisht një recetë për pacient kushton 448 mijë lekë dhe rimbursohet 100% nga shtetit.

Nga këto trajtime përfitojnë rreth 275 pacientë. Por  përveç të sëmurëve me talasemi në vendin tonë ka të sëmurë me tumore, leucemi apo edhe raste të shumta të aksidenteve kështu që nevojat për gjak janë mjaft emergjente.

Nëse një person ka dëshirë që të bëhet dhurues vullnetar mund të dhurojë gjak deri në tre ose katër herë në vit. Një mashkull mund të dhurojë gjak çdo tre muaj ndërsa një femër mund të dhurojë çdo katër muaj.

Burimi / http://www.scan-tv.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com