Në jetë asgjë nuk vjen sa hap e mbyll sytë. Duhet shumë mund, shumë punë për të arritur pritshmëritë që i ke caktuar vetes. Dhe, të shkosh aty ku duhet, nuk është dhe aq e lehtë. Ka sfida të njëpasnjëshme, pengesa vështirësish ndonjëherë edhe të pakapërcyeshme, të cilat me kohën, për fat, shndërrohen në përvojë. Tanimë i di gjërat siç janë përmendësh, dhe asgjë nuk mund të të trembë apo të mbaj pas. Po, por në këtë mision, nuk mund të bësh krejt i vetëm dhe pa orientimin e brendshëm. Janë pasioni dhe ëndrrat, dy tipare që e çojnë përpara ambicien tënde, dhe të bëjnë edhe më të fortë për të përballuar dhe arritur aty ku Ti e meriton të jesh.
Dr.Nertila Derveni i ka kushtuar jetën profesionit dhe profesionalizmit. I ka pasur të qarta qëllimet e saj. Ka këmbëngulur dhe nuk ka kursyer asnjë çast duke dhënë maksimumin. Është shembulli i një gruaje që di t’i bëjë ballë jetës. E vetëdijshme për një rrugëtim të vështirë si mjekësia, ajo ia ka dalë, duke ngritur njëherësh një sistem tregues vlerash. Mbështetja e saj më e madhe ka qenë nëna e saj, e cila i edukoi rëndësinë e arsimimit të mirë dhe të punës, Nertilës dhe dy vajzave të tjera, Gresilda dhe Adela.
Dhe pa diskutim, falë punës dhe përditësimeve nëpër konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare Dr.Nertila Derveni ka krijuar New Dental Clinic.
Sot ky emër është tejet i njohur në Fushë Krujë ku i ka fillesat me klinikën e parë, dhe prej tre vitesh ajo gjendet edhe në Tiranë, si Klinika New Dental Clinic në “Rrugën e Durrësit”. Të dyja klinikat janë një investim i pamat në teknologjinë e fjalës së fundit dhe përdorimin e materialeve dentare të cilësisë së fundit gjermane. Pa lënë mënjanë laboratorin, një investim tjetër po kaq i rëndësishëm që përmbush një cikël shërbimesh dentare. Dr.Nertila lë profesionalizmin të flasë.
Në kurimin dentar estetik, ajo e nis ditën me parimin për dhëmbë të shëndetshëm në fillim. Mbi 12 vite ajo regjistron në databazën e saj pacientë tejet të kënaqur dhe një turizëm dentar vlerësues që sa vjen dhe rritet për shkak të shërbimeve të marra. Dr.Nertila është një mbështetëse e grupmoshave të ndryshme, ku ofron zbritje çmimi sipas kategorive. Gjithaq, ajo ofron në dy klinikat New Dental Clinic kurse trajnimi për stomatologji, një dritare ku çdo student mund të përftojë rezultate të kënaqshme. Dr.Nertila është njëherësh bashkëshorte dhe mama e një vajze dyvjeçare. Për të koha me familjen është gjëja më e çmuar, dhe arsyeja për motivim dhe energji të reja.
Në një stad të ri, gjithherë në rritje, si do ta përkufizoje karrierën tënde momentalisht?
Jam shumë e lumtur për çdo buzëqeshje që realizoj në dy klinikat e mia New Dental në Tiranë dhe Fushë Krujë. Suksesi kryesor i karrierës time 12-vjeçare në stomatologji është sepse unë e dua shumë punën që bëj. Së dyti e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i arritur nga vullneti për të punuar, shpesh me orë të gjata, studimeve me rezultate shumë të larta, studimeve pasuniversitare që mendoj s’do ndalem kurrë dhe vullneti për t’u rritur çdo ditë dhe më shumë profesionalisht. Realizimi i buzëqeshjeve ideale me garanci afatgjatë dhe rikthimin e pacientëve të lumtur në klinikë pas disa vitesh për kryerjen e shërbimeve të tjera është çelësi i karrierës time në Stomatologji! Të punosh tek dy klinika të tuat dhe t’i drejtosh njëkohësisht nuk është e lehtë, por falë stafit tim, të kolegëve, unë punoj në kohë të reduktuar dhe me ditë të caktuara sipas organizimit të pacientëve të mi tek secila klinikë.
Koha më e çmuar për mua është kur kthehem në shtëpi pas një dite të lodhshme dhe përqafoj vajzën time të vogël. Koha që kaloj me familjen, bashkëshortin dhe vajzën time është pavarësisht se është e kufizuar, është gjithçka për mua.
ADRESA 1: RRUGA “MIHAL DURI”, PRANË “RRUGËS SË DURRËSIT”, TIRANË I +355 69 606 3060 ADRESA 2: FUSHË-KRUJË, QENDËR, KATI 2 PRANË PALLATIT HARK I +355 69 606 3063 [email protected] klinikadentare.newdental | www.new-dental.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.181, muaji Korrik
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.