Në fokus

January 19, 2018 | 9:08

Nga Adelina Pjetra/ Çrregullimi i të nxënit dhe trajtimi psikologjik

nxenes

Fëmijët me çrregullime në të nxënë mund të mësojnë strategjitë për të përballuar aftësitë e kufizuara të tyre. Marrja e një ndihme më herët, rrit gjasat për sukses në shkollë dhe më vonë në jetë. Nëse çrregullimet e të nxënit mbesin të patrajtuara, një fëmijë mund të fillojë të ndihet i frustruar me detyrat e shkollës, e cila mund të çojë në një vetëbesim të ulët, depresion, dhe probleme të tjera.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Zakonisht, ekspertët punojnë për të ndihmuar një fëmijë të mësojë aftësitë, duke ndërtuar mbi pikat e forta të fëmijës dhe të zhvillojë  mënyra për të kompensuar dobësitë e fëmijës. Ndërhyrjet ndryshojnë në varësi të natyrës dhe shkallës së aftësisë së kufizuar.

Trajtimi i çrregullimit të të nxënit

Të vëzhgohen dhe të vlerësohen vështirësitë në të nxënë të fëmijës. Bashkëpunim me psikologun e shkollës apo qendra të specializuara për testuar psikologjikisht fëmijën për të përcaktuar nëse fëmija ka çrregullime në të nxënë, apo prapambetje mendore, çrregullime të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitet.

T’u sugjerohet prindërve ekzaminimi mjekësor i fëmijës për të përjashtuar problemet e mundshme në dëgjim, shikim apo probleme të tjera shëndetësore që interferojnë në aftësinë për të mësuar.

Të diskutohet me prindërit e fëmijës rreth karakateristikave të këtij çrregullimi dhe nevojës për një bashkëpunim të ngushtë me ta.

Të krijohet në bashkëpunim me psikologun dhe prindërit e fëmijës, një plan individual pune, që synon:

  • Nxitjen dhe ruajtjen e interesit, iniciativës dhe motivimit në aktivitetet akademike dhe rritjen e nivelit të performancës bazuar në aftësitë intelektuale.
  • Ndërgjegjësimin dhe pranimin e çrregullimeve në të nxënë dhe vendosjen e pritshmërive realiste për arritjet e tyre akademike.
  • Rritjen e vetëvlerësimit të nxënësve për t’u përballur efektivisht me shqetësimin (frustracionin) që shkakton vështirësia në të nxënë dhe kryerjen e detyrave rregullisht pa hequr dorë.
  • Përmirësimin e vetëvlerësimit të fëmijës duke rritur pohimet e tij pozitive për veten dhe pjesëmarrjen në aktivitete ekstrakurrikulare.
  • Eleminimin e sjelljeve dëmtuese, negative dhe që kërkojnë vëmendje kur përballen me frustracionin dhe vështirësitë gjatë mësimit.
  • Vendosjen e një sistemi të sukseshëm shpërblimi dhe ndëshkimi, ku përforcohen sjelljet pozitive dhe frenohen sjelljet negative.
  • Ruajtjen e marrëdhënieve të mira shoqërore me nxënësit e tjerë të klasës.
  • Eleminimin e pengesave emocionale që shoqërojnë vështirësitë në të nxënë për të përmirësuar arritjet akademike.

PLANI I PERSONALIZUAR PEI:

Një fëmijë, i cili kualifikohet për shërbime të edukimit special duhet të marrë programin e vet edukativ të individualizuar, ose PEI. Ky plan i personalizuar dhe i shkruar edukimi:

  • Liston qëllimet individuale për fëmijën
  •  Përcakton planin për shërbimet që fëmija do të marrë
  •  Liston specialistë të cilët do të punojnë me fëmijën

Duhet bërë një trajtim multimodal

Ndërhyrjet terapeutike për çdo fëmijë duhen ndërtuar në bazë të një modeli rrjetë, i cili përfshin fëmijën dhe familjen e tij, shkollën dhe ekipin terapeutik.

Trajtimi me logopedi

Ndërhyrja me logopedi konsiston jo për të rifituar një aftësi të humbur , por për të aktivizuar sa më mirë një aftësi që nuk e zotëron.Terapisti logopedist ka si objektiv të trajnojë në maksimum defiçitin në aftësi të veçanta dhe njëkohësisht ti mësojë fëmijës përdorimin e strategjive dhe instrumentave që kompensojnë defiçitin e tij

Ndërhyrja psiko-pedagogjike

Një pikë kyçe është informacion i saktë në lidhje me DSA, që duhet të bëhet si me fëmijën, ashtu dhe  me familjen dhe me shkollën. Koha e komunikimit të diagnozës është, akti i parë.

Është mirë që kthimi i vlerësimit diagnostik të bëhet veçmas për prindërit dhe fëmijën. Nëse mund të arrihet për të qartësuar dyshime relative në lidhje me inteligjencën, kapacitetin, motivimin e fëmijës, një veprim i tillë është në vetvete terapeutik: fëmija ndihet më i lehtësuar nga lajmi që nuk është më budallai i shokëve të tij. Prindërit i kuptojnë sjelljet e fëmijës së tyre dhe drejtohen te zgjidhjet që do të merren. Ata përballen me këtë vështirësi me besim dhe qetësi më të madhe.

IDENTIFIKIMI I  STRATEGJIVE TË MËSIMDHËNIES

Një diagnozë të plotë dhe të detajuar është pika e fillimit, sepse mësuesit e trajnuar në mësimdhënie për DSA në këshillin e klasës identifikojnë instrumentet kompensuese (p.sh: Përdorimi i kompjuterit, makinë llogaritëse, harta mendore …) dhe jo kompensuese (psh: shmangia për të lexuar me zë të lartë, pyetje të programuara, me kohë më të shkurtër ose më shumë  kohë për të…) më të përshtatshme për karakteristikat e veçanta të çdo nxënësi.

Për këtë qëllim është e nevojshme që mësuesit të jenë të informuar në mënyrë adekuate në lidhje me DSA, edhe për të bërë një paralajmërim të sinjaleve në kohë për familjet nëse dallojnë sinjalet për një çrregullim të mundshme të veçantë. Një mësues me aftësi të veçanta, që ndjek fëmijën në studimin në shtëpi, mund të jetë edhe një ndihmë e vlefshme mësimi se sa një mjet/instrument që lehtëson atmosferën në familje.

Këshillim dhe psikoterapia

Shkolla është për fëmijët fushëveprimi që në përgjithësi vepron, qoftë si kohë qëndrimi ashtu dhe si relevancë e rezultateve të pritshme. Në rastin e DSA, shumë të prekur, që ndikojnë në falimentimin  e përvojës e shkollore, mund të aktivizojnë fillimin e një cikli vicioz për humbjen e vetëbesimit , duke sjellë pasoja në dështim shkollor, shkakton ankth të konsiderueshëm dhe  depresion, që ndikojnë në punën e dobët të shkollës, duke përfaqësuar një faktor rreziku për psikopatologji. Ose, fëmijët mund të përpiqen të kapërcejnë ndjenjën e paaftësisë, e cila vjen nga të ndjerët më pak të aftë se shokët, bëjnë aktive sjelljen kundërshtuese dhe provokuese. Është e lehtë që fëmija me çrregullime në të nxënë, arrin pak vetëvlerësim në lidhje me  konceptin e vetëarsimit (idenë që fëmija ka për veten e tij si nxënës). Kjo gjë shpesh përgjithësohet edhe në konceptin e vetes jashtë shkollës. Perceptimi i ulët i vetëefikasitetit mund të shkaktojë një nxjerrjen jashtë kontrollit, duke sjellë pasoja në paaftësinë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

Ndërhyrja psikologjike me fëmijët me çrregullime në të nxënë synon të forcojë vetërespektin, modifikimin e qëndrimeve jofunksionale dhe sjelljes, ndërhyrje psikotarapeutike në psikopatologjinë e diagnostikuar me komorbiditete.

Është gjithashtu i rekomanduar një këshillim ndërhyrës me familjen e fëmijës, për të punuar mbi problemet që sjell ky çrregullim brenda marrëdhënieve familjare: për shembull, sjellja kundërshtare e fëmijës, menaxhimi i dobësisë dhe zemërimit, dhe rritjen e aspekteve funksionale të pikave të forta të veçanta të çdo individi.

Disa autorë nxjerrin në pah rëndësinë e të qenit në gjendje për të identifikuar cilësitë që duhen kultivuar nga ana fëmijës. Këta tregues të vlefshëm për të gjithë fëmijët, ndikojnë në suksesin e merituar apo e kundërta, të dështimit në shkollë nga frustrimet që ky çrregullim përfshin.

NËRHYRJET PËR ÇRREGULLIMET SPECIFIKE TË TË NXËNIT

Trajtimi përbëhet nga strategjitë e personalizuara që kanë për qëllim të trajnojnë aftësitë specifike defiçitare dhe njëkohësisht, të mësojnë përdorimin e strategjive dhe mjetet për kompensim. Trajtimi ka gjithashtu për qëllim  forcimin e  vetërespektit, modifikimin e qëndrimeve dhe sjelljeve jo funksionale. Për më tepër, ofron ndërhyrjen e një këshillimi në familjen e fëmijës për të punuar në pjesën kritike që ky çrregullim sjell brenda marrëdhënieve familjare, si dhe këshilla për mësuesit. Është shumë e rëndësishme në fakt, që të jetë një rrjet që të mbështetë fëmijën, si shpëtim që nuk do të zërë në grackë brenda këtyre dinamikave të brishta dhe/ose paragjykuese.

Pasi është përcaktuar diagnoza e çrregullimit specifik të të nxënit dhe në bazë të njohurive funksionale, mund të projektohet një ndërhyrje terapeutike. Edhe këto, të projektuara për çdo fëmijë, duhet të organizohen sipas një modeli rrjetë që përfshin fëmijën, familjen, shkollën dhe ekipin i cili e ka në ngarkim. Profesionisti ka si objektiv të trajnojë në maksimum aftësinë specifike defiçitare dhe në të njëjtën kohë, t’i mësojnë fëmijës përdorimin e strategjive dhe mjetet për kompensimin e defiçitit të tij.

Ndërhyrja e specialistit gjithashtu do të mbështesë përdorimin e masave kompensuese dhe matjeve jo kompensuese në shkollë.

Ø  MASAT KOMPENSUESE

Ato janë mjete që  lejojnë për të kompensuar  dobësinë që rezulton nga çrregullim funksional, duke lehtësuar ekzekutimin e detyrave automatike  të kompromentuar nga çrregullim specifik, ashtu si një palë syze që lejon miopin (dritëshkurtër) për të lexuar se çfarë është shkruar në dërrasën e zezë. Janë instrumente kompensuese; makina llogaritëse, tabelat, formularët, …

Ø  MASAT PËRGJEGJËSE

Janë të shpëtuarit nga disa performanca (leximi me zë të lartë, marrja e shënimeve, …), kohën e personalizuar të zbatimit të aktiviteteve, vlerësimi (nuk vlerësohet forma, por vetëm përmbajtja e tekstit të shkruar nga nxënësit, …), etj. Këto mjete dhe instrumenta nuk janë të destinuara për të *SHËRUAR* fëmijën nga çrregullimi (sepse ai nuk është i sëmurë), por për ta ndihmuar në uljen e efekteve, duke siguruar një mënyrë të mësuarit sa më mirë të përshtatshme për karakteristikat e tij.

Ekzistojnë masa që nuk e shkelin paanshmërinë, por përkundrazi, vendosin një disleksik (gjuhë) në të njëjtën shkallë me shokët e tij.
Giacomo Stella, psikolog italian

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top