Në fokus

January 26, 2018 | 9:34

Nga Adelina Pjetra/ Efektet e Traumës së fëmijërisë shpesh vazhdojnë deri në moshën e tretë dhe më tej

470543426

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

PËRGJIGJET NË NJË PYETËSOR  TË NJË STUDIMI NË INTERNET ISHIN ZEMËRTHYESE.

“Ato pesë vite shkatërruan gjithçka. vetë-identiteti im është i trishtuar, melankolik, i trembur, i turpshëm dhe i zemëruar … kurrë i kënaqur ose në paqe. “

“Më ka penguar gjatë gjithë jetës time të punës”

“Problemet me marrëdhëniet me seksin e kundërt gjatë gjithë jetës time më bëri të mendoj se diçka ishte e gabuar me mua”

“Unë kurrë nuk do ta di se çfarë personi mund të bëhesha ….”

Qëndrueshmëria  e “plagëve” nga abuzimi seksual në fëmijëri

Të gjitha këto komente janë bërë nga meshkuj të rritur që kishin përjetuar abuzim seksual në duart e klerit, veçanërisht priftërinjve, kur ata ishin fëmijë. Mbledhur si pjesë e një studimi të vitit 2010, ato ilustrojnë dëmin tinzar që mund të ndjekë individët gjatë gjithë jetës së tyre, kur ata janë të lënduar keq – fizikisht apo emocionalisht – si fëmijë.

Abuzimi seksual në fëmijëri është vetëm një lloj i traumave të hershme që mund të ndikojë në jetën e dikujt për dekada të tëra – edhe në moshën e mesme dhe më gjerë. Hulumtimet kanë treguar se trauma të fëmijërisë, duke filluar nga divorci i prindërve deri tek alkoolizmi në shtëpi, rrit shanset e sëmundjeve të zemrës, depresionit, vetëvrasjes, diabetit, sëmundjeve të mushkërive, alkoolizmit dhe sëmundjeve të mëlçisë më vonë në jetë. Gjithashtu rrit sjelljet e rrezikshme shëndetësore si pirja e duhanit dhe pasja e  një numri të madh të partnerëve seksualë. Dhe kjo kontribuon në “potencialin e ulët të  jetës “ sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

child-abuse1Trauma në fëmijëri: Shumë e tepërt  për të përballuar

“Përvojat e këqija në  fëmijëri” nga studimi i kryer nga ACE ka pyetur të anketuarit për të treguar nëse ata kishin vuajtur ndonjë nga këto gjatë fëmijërisë së tyre:

  • Abuzim emocional
  • Abuzim fizik
  • Abuzim seksual
  • Dhunë nga nëna
  • Abuzim substancash në familje
  • Sëmundje mendore në familje
  • Ndarje të prindërve ose divorc
  • Burg , për një pjestar të familjes

Një pjesë e të anketuarve janë pyetur edhe për neglizhimin emocional dhe fizik. Përvoja më e zakonshme e raportuar ishte abuzimi fizik (28 %), pasuar nga abuzimi i substancave (pothuajse 27 %).

Një raportim sa më i lartë për eksperienca negative në fëmijëri  , aq më i lartë do jetë edhe  rreziku i përjetimit të shëndetit të dobët psikologjik dhe fizik më vonë.

“Paralizuar “ me Turp

(shembull rasti)

Gimi, 61 vjeç, ishte një fëmijë  i lumtur, kureshtar i cili kishte nota të shkëlqyera dhe pëlqente të luante jashtë.Një banor i përjetshëm i Shën Palit, Minn., ai u bashkua me Boy Scouts, kur ai ishte 12, i tërhequr nga perspektiva e shpeshtë e aventurave në kampe. Por këto udhëtime në kampe shpejt u bënë të tmerrshme. Drejtuesi i kampit, me pretekstin e ndarjes së një grupi që nuk shkonin mirë bashkë, e mori Gimin në çadrën e tij. Ai e abuzoi seksualisht atë.Gimi “ngriu”,siç e tregon vetë ai. Kjo ndodhi në mënyrë të përsëritur për katër vite .Përveç një përmendje të shkurtër gruas së tij  shumë vite më vonë ,Gimi nuk ja tha askujt tjetër këtë.

“Ka shumë turp sëbashku me këtë”, tha Gimi në një intervistë. “(Unë mendoja) se askush nuk mundet ta kuptojë këtë. Turpi gjithmonë na qon tek pyetja, ‘A ishte faji im?’

 

Trauma : e vështirë për tu zbuluar 

Të rriturit e moshës 50 vjeçare dhe mbi këtë moshë kanë shumë më pak të ngjarë se sa të rinjtë për të zbuluar një traumë të fëmijërisë të çdo lloji qoftë ai.

Ka një dallim të madh në mes burrave dhe grave. Femrat kanë më shumë gjasa për ti treguar të tjerëve. Burrat socializohen të jenë stoik dhe nuk ankohen.

Scott Easton nga Universiteti i Punonjësve Social në Boston ka sstudiuar se si abuzimi sexual në fëmijëri i ndikon meshkujt më vonë gjatë jetës.Në një studim, meshkujt  që janë abuzuar seksualisht në fëmijëri  kishin pritur mesatarisht 21 vite para se tja tregonin të paktën një personi të vetëm abuzimin. Ju duhej atyre rreth 28 vite që të bënin një përshkrim apo tregim të plotë të ngjarjes tek dikush tjetër.

 “Sa më gjatë që ata prisnin, më keq ishte shëndeti i tyre mendor”-deklaroi S.Easton

Efektet emocionale më vonë në jetë

Fëmijët nuk  dinë se si të përpunojnë/proçesojnë një ngjarje traumatike apo mjedisin. Ata që vuajnë nga abuzimi ose trauma në fëmijëri shpesh rriten me një mosbesim për të tjerët, duke qenë të tradhtuar nga të rriturit të cilët supozohej  që ti mësonin, ti ushqenin dhe ti mbronin ato.

Në një studim të kryer me mbi 21.000 të mbijetuar nga abuzimi në fëmijëri ,të moshës mbi 60 vjeç , u gjet se ata raportuan një numër të madh në dështim të martesave dhe marrëdhënieve. Ato kishin tendencë ta vlerësonin veten si “aspak të lumtur” ose “jo aq të lumtur”. Tentativa për vetëvrasje nga këta individë ishte 4-5 herë më e lartë se e personave që nuk kanë pësuar abuzim në fëmijëri

Të tjerë me një histori të traumave të fëmijërisë më vonë mund të përjetojnë probleme të tilla si këto:

  • Ankth
  • Trishtim dhe Depresion
  • Hipervigjilencë
  • Abuzim alkoli dhe droge
  • Varësi nga lojrat e fatit ose shopping
  • Ndjenja tjetërsimi
  • Ndjenja pashpresshmërie
  • Vetë vlerësim i ulët
  • Në moshën e rritur  krijojnë marrëdhënie me abuzues

Një tjetër tipar i zakonshëm mes të mbijetuarve të traumës është nevoja për kontroll.

“Kontrolli mund të shikohet  në dy mënyra të ndryshme:” Unë do të kontrolloj të gjithë dhe çdo gjë rreth meje, kështu që unë mund të ndihem i sigurtë “ ose” Unë do të tërhiqem nga çdo gjë dhe nga kontrolli, duke mos marrë pjesë fare “.

Shërimi është i mundur

Është e rëndësishme të kuptoni që madje as të rriturit nuk janë aq të aftë kur kanë të bëjnë me përballjen e ngjarjeve traumatike, shumë më pak janë fëmijët.

Por ka terapi dhe mjete që mund të ndihmojnë të mbijetuarit e traumës. Janë vënë re  përparime të mëdha në praktikimin e meditimit mindful, si një trajtim më vonë në jetë për traumat e hershme. Terapia e sjelljes dialektik (DBT) dhe teknikat e terapisë konjitiv-sjellore mund të ndihmojnë(CBT). Terapia Emdr , si terapia e traumave psikologjike etj

Strategjitë e përballimit gjithashtu  përfshijnë : duke u kujdesur mirë për shëndetin tuaj, duke kërkuar aktivitete të gëzueshme dhe duke mësuar një aftësi të re fizike. Terapia në grup gjithashtu rekomandohet për të  mësuar tolerancën ndaj ankthit (ose si të zbutim veten) dhe mjetet e reduktimit të aeurosalit  (zbutja e ankthit dhe zemërimit).

Kërkoni ndihmë…

https://apjetra.wordpress.com/2018/01/25/efektet-e-traumes-se-femijerise-shpesh-vazhdojne-deri-ne-moshen-e-trete-dhe-me-tej-nga-adelina-pjetra-psikologe/

 

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com