Këshilla & Arsye

December 4, 2017 | 7:29

Nga Adelina Pjetra: Kur bëhesh “bullist i vetvetes”

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike &Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike &Terapiste EMDR

E keni menduar ndonjëherë?

Ndoshta kurrë nuk e keni konsideruar veten një “bully”, një dhunues ose një abuzues më parë, por ndoshta ju jeni – për veten tuaj.

Bullistët më të këqij që do të hasni ndonjëherë në jetën tuaj janë mendimet tuaja. Të jesh tepër kritik ndaj vetes është sikur të kesh një ngacmues të pamëshirshëm dhe të pashmangshëm që të ndjek kudo që të shkosh dhe të abuzon. Pjesa më e keqe për këtë lloj bullizmi është se ju nuk mund të shpëtoni prej tyre, sepse ju nuk mund të shpëtoni prej vetes.

Por ju mund të reformoni veten dhe mund të evoluoni veten.

Duhet të arrini tek abuzuesi juaj i brendshëm dhe të bëni paqe. Ju nuk mund ta jetoni jetën tuaj si armiku juaj më i keq!

Shkoni para një pasqyre, shikoni veten në sy dhe bëni paqe me të. Kryejeni këtë sot, duke e vënë pas vetes tuaj urrejtjen, dyshimet dhe frikën e paarsyeshme, njëherë e përgjithmonë. Ju jeni aleati juaj thelbësor. Merrni të drejtën mbi veten tuaj.

Kur zëri i dyshimit të brendshëm të pëshpërit kundër teje, bëni një bisedë të fortë, por të ëmbël me veten dhe ushtroni besimin tuaj.

Shërimi është një proces dhe mund të marrë pak kohë, por filloni të bindni veten për vlefshmërinë që keni – jo më abuzime!

Thellë në zemrën tënde, ti e di që je i mirë. Zemra jote e di se ju meritoni.

Zemra jote e di se jeni të denjë.

Zemra jote e di se jeni të aftë.

Çdo fjalë që ju flisni është një lutje, ose meditim i përforcimit të cilat krijojnë qëndrueshmëri.

Bisedoni me mirësi dhe ëmbëlsi me veten dhe për veten tuaj.

Kur zërat e dyshimit të fillojnë të pëshpëritin, ngrini lart volumin e besimit dhe dëgjoni zemrën tuaj.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com