Këshilla & Arsye

March 20, 2018 | 9:06

Nga Adelina Pjetra / Ndëshkimi fizik i fëmijëve…

Ekzistojnë shumë pikëpamje në lidhje me mendimin nëse është OK të goditen fëmijët. Disa prindër besojnë se një shuplakë nuk shkakton asnjë dëm, sepse ka ndodhur dhe me ata në të kaluarën dhe ia kanë dalë shumë mirë.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Megjithatë, studimet që janë zhvilluar në mbi 30 vende që e ndalojnë të ndëshkimin fizik ndaj fëmijëve, na tregojnë një histori tjetër.

Studimet tregojnë se fëmijët që goditen:

  • Mund të ndryshojnë sjelljen për momentin, por me shumë mundësi do ta përsërisin atë, pasi ata kanë mësuar vetëm se çfarë të mos bëjnë. Në vend që të mësohen se çfarë pritet nga ata, mësojnë të mos bëjnë veprimin në praninë e të rriturve, në vend që të mësojnë të mos e bëjnë fare.
  • Mund të mësojnë të tregojnë gënjeshtra, mashtrojnë apo fajësojnë të tjerët për të mos u goditur.
  • Mund të kenë ndjenja të forta zemërimi, padrejtësie dhe lëndimi, si dhe të harrojnë arsyet e dënimit.
  • Mund të bëhen të tërhequr,  ankthiozë ose të bien në depresion.
  • Mund të bëhen agresivë me fëmijët e tjerë, rebelë në adoleshencë ose të përdorin dhunën në moshë të rritur.

E goditura e fëmijëve mund të inkurajojë bullizmin, pasi u mëson fëmijëve se është OK  t’i godasësh të tjerët kur je më i madh dhe më i fortë, kur je i zemëruar ose për të marrë atë që dëshiron. E goditura  gjithashtu mund të ndikojë në vetëvlerësimin e një fëmije, duke i bërë ata të ndihen të turpëruar dhe të nënçmuar.

Një shuplakë mund të drejtojë drejt më shumë shuplakave më të rënda në vazhdim, nëse një prind fillon të mendojë se shuplaka e parë nuk funksionoi. Prindërit e stresuar mund të humbasin kontrollin dhe në mënyrë aksidentale mund të lëndojnë, plagosin fëmijën e tyre.

Dënimi fizik i një fëmije mund të thyejë besimin dhe respektin dhe nuk i ndihmon ata të mësojnë sjelljen që prindërit dëshirojnë.

Çfarë thonë ligjet?

Ligji thotë se ndëshkimi i ashpër fizik ose i tepruar ndaj fëmijëve është i paligjshëm dhe konsiderohet si abuzim i fëmijëve (Mbrojtja e Fëmijëve Act 1993).

Kur një i rritur godet ose sulmon një të rritur tjetër është kundër ligjit. Kjo vlen për partnerët, njerëzit në punë ose të rriturit e tjerë (Konsolidimi i ligjit penal Act 1935).

Pse atëherë është OK të goditen fëmijët, që janë shumë më të vegjël dhe të pafuqishëm?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top