Në fokus

June 20, 2018 | 8:45

Nga Adelina Pjetra: Perfeksionizëm apo çrregullim i stresit post traumatik kompleks?

 

Shumë individë e kuptojnë ose e përkthejnë qëndrimin e tyre ndaj perfeksionit si një vlerë. Por çfarë fshihet pas nevojës për të performuar në mënyrë perfekte? A vuajnë individët që vazhdimisht janë në kërkim të perfeksionit dhe si mund t’i ndihmojmë ata?

Nga Adelina Pjetra specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Nga Adelina Pjetra
specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Çrregullimi i stresit post traumatik kompleks (C-PTSD) dhe perfeksionimi shpesh janë së bashku. Çfarë e shtyn dikë me C-PTSD drejt një perfeksionimi klinikisht të rëndësishëm?

Në përgjithësi, perfeksionimi bëhet klinikisht i rëndësishëm kur rezulton në një nevojë të tepruar ose joreale për të kryer standarde jashtëzakonisht të larta, të vetëvendosura. Nevoja për përsosmëri është aq e fortë sa që mund të ndërhyjë me punën, arsimin ose marrëdhëniet. Për individët me C-PTSD, nevoja për perfeksionizëm absolut mund të bëhet një mjet për t’u përballur me frikën dhe ankthin të krijuar nga traumat e vazhdueshme.

Le të shqyrtojmë se si trauma shkakton këto pritshmëri jorealiste, dhe si t’ë vendosni qëllime më realiste:

shame-23-healthyplace

C-PTSD me perfeksionimin si një mekanizëm përballues

Kur PTSD rrjedh nga trauma e zgjatur, perfeksionimi shpesh bëhet një mekanizëm përballues. Për disa, që kanë jetuar në një mjedis ku çdo veprim është monitoruar dhe diktuar nga një abuzues, perfeksionimi rrjedh nga nevoja për të marrë kontrollin e së paku një aspekti të jetës. Po kështu, kur çdo lëvizje e një individi shikohet dhe kritikohet, një frikë nga dështimi mund të zhvillohet.

Perfeksionimi më pas bëhet një përgjigje për të shmangur kritikat dhe dënimin. Dhe në fund, i njëjti mjedis abuziv mund të jetë aq kërkues dhe i paparashikueshëm sa që perfeksionimi rritet nga frika e braktisjes nga të vepruarit ose të të thënit e diçkaje të gabuar. Për shumë njerëz, nevoja për të qenë të përsosur bëhet thellësisht e rrënjosur, një refleks, dhe e vështirë për t’u njohur.

Identifikimi i perfeksionimit në C-PTSD

Perfeksionimi klinikisht i rëndësishëm shkon dorë për dore me vetëbesimin, vetëvlerësimin e ulët. Shpesh është i panjohur, sepse një individ i nxitur për perfeksionizëm zakonisht beson se ato kurrë nuk mund të jenë mjaft të mirë për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve. Ata e shohin veten shumë larg nga të përsosurit.

Këtu janë disa tregues që PTSD-ja juaj dhe perfeksionimi janë bërë problematike:

Ju keni vendosur pritshmëri për veten që nuk do t’i prisni nga asnjë tjetër në pozicionin tuaj.

Ju vazhdimisht hiqni vetëkujdesin dhe aktivitetet rekreative për ta bërë punën tuaj të përsosur.

Ju kontrolloni dhe rikontrolloni punën tuaj për gabime edhe kur nuk mund të gjeni më asgjë për të korrigjuar.

Ju prisni reagime negative edhe kur i keni tejkaluar pritshmëritë e të tjerëve.

Ju e tejkaloni performancën tuaj, dhe shpesh kuptoni më vonë se nuk keni nevojë të bëni aq shumë punë sa keni bërë.

Ju mbi stresoheni  mbi cilësinë e detyrave edhe për ato më rutinë.

Menaxhimi i perfeksionimit me PTSD

Pra, si mund ta moderoni këtë nxitje të brendshme për përsosmëri të lartë?

Pengesa e parë është që të njihni se ju keni pritshmëri joreale për veten tuaj. Nëse e shikoni veten në ndonjë nga treguesit e mësipërm, mund ta gjeni të dobishme të flisni për këtë me një mik apo psikolog për pritshmëritë që vendosni tek vetja. Pasi të identifikoni zonat ku po i kërkoni shumë vetes, provoni të shikoni pritshmëritë tuaja sikur po ja caktoni ato dikujt tjetër. Çfarë do të konsideronit si një rezultat i pranueshëm dhe cilësor nga dikush tjetër? Zakonisht e gjej veten duke përcaktuar një plan më të drejtpërdrejtë për të arritur rezultate të respektuara kur parashikoj gjykimin e performancës të dikujt tjetër ndaj detyrave apo kërkesave të mia.

Në vendin e punës, shqyrtoni diskutimin e pritshmërive me mbikëqyrësin tuaj ose një bashkëpunëtor që e vlerësoni. Nëse ju vendosni të jeni i hapur për PTSD-në tuaj ose jo, ju mund të shpjegoni ende dëshirën tuaj për të vendosur qëllime të arsyeshme dhe cilësore.

Së fundmi, bëhuni i mirë me veten. Duhet kohë për të lënë mënjanë një zakon që shërbeu për t’ju mbajtur që të ndiheni më të sigurtë ose më shumë në kontroll. Mundohuni të identifikoni arritjet tuaja pozitive në baza ditore dhe të njihni tek vetja që jeni të aftë dhe produktiv.

2

Menaxhimi i perfeksionimit mund të ndihmojë në shërimin nga PTSD

Perfeksionimi shpesh shkon i pa adresuar kur simptomat e tjera të PTSD të tilla si flashback, ankthi dhe depresioni janë mbizotërues. Shpesh, perfeksionimi është një nga vështirësitë e fundit që duhet të identifikohet dhe adresohen në trajtimin e PTSD. Mirëpo, kuptimi dhe menaxhimi i perfeksionimit më herët në trajtim mund të zvogëlojë disa nga streset dhe vetëvlerësimet negative që ushqejnë simptomat më mbizotëruese, duke ndihmuar në shpejtimin e procesit të rimëkëmbjes së përgjithshme.

A keni probleme me perfeksionimin dhe PTSD? A e mbani veten me standarde më të larta se sa prisni prej të tjerëve? Mendoj që është momenti të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top