Në fokus

September 5, 2017 | 9:07

Nga Adelina Pjetra/ Pse vritet gruaja në Shqipëri?

1

Shpesh kjo pyetje më bën të mendoj për shprehjen absurde që prindërit e vajzës deklarojnë sapo e fejojnë atë: ” Tani është e jotja ” – ekuivalente me zotërimin e një plaçke, rrobe apo materiali.

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

A është ky momenti kur femra kthehet në “pronë” të dikujt me miratimin e vetë prindërve ?

Dhe përsëri në rastet kur në çift nisin mosmarrëveshjet, keqtrajtimet, dhuna, kemi përsëri prindër të shprehen, “Duhet të durosh, siç kemi bërë dhe ne”, ” Mos ta marrë vesh njeri se është turp”, apo edhe më ashpër, ” Vetë e more, tani ta gëzosh , nuk na pyete ne “…..

Kaq pak kushton jeta e fëmijës tuaj? Kaq pak sa e dorëzoni lehtësisht në dorën e dikujt me të drejtat që të bëjë çfarë të dojë? Se tashmë ju e keni dhënë dhe ajo është gruaja e dikujt para se të jetë vajza juaj?

Si mund t’i kërkojmë llogari djalit të botës, kur ju që e lindët dhe e rritët e kthyet këtë djalë zot / perëndi të saj? Njeriu i cili mund t’i marrë dhe jetën nëse dëshiron.

Pastaj kthejmë sytë nga drejtësia, nga shteti, ankohemi dhe mallkojmë.

Gjeneza e gjithçkaje jeni ju, Prindërit, Familja !!!

Ju që nuk jeni aty kur ajo ka nevojë për ju , ju që heshtni për hir të opinionit, ju që keni mësuar që hahet bukë me gjak , ju që thoni ” burri të rreh se është burrë”…

Ju që nuk dëgjoni , por gjykoni akoma pa hapur gojën . JU!!!

Ju që rrisni vajza të jenë të përulura dhe të heshtin para padrejtësive . Që i rrënjosni TURPIN në palcë.

Ju që rrisni djem me të drejta universale që në bark të nënës, që i thurni lavde dhe i shtroni rrugën drejt madhështisë së pa merituar.

Ju që drejtoni gishtin dhe që nuk keni aq guxim që të zgjasni dorën.

Unë sot akuzoj çdo familje që nuk mbështet dhe mbron vajzat , çdo vëlla, kushëri apo djalë …

Familja Shqiptare është në kaos !!

Ku ngatërrohet E DREJTA me DETYRIMET .

Kërkimi i divorcit nga një grua bëhet shpesh vetëm pas shumë viteve vuajtje dhe sfida .

Ku ishit ju që nuk e shikuat dhimbjen e saj?

Mbrojini të afërmit tuaj, qëndrojini pranë , mos të ndihen vetëm, që nësër në kronikën e zezë mos të jetë vajza , motra, nëna, mikja juaj .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top