E vërteta është se jeta mund të bëhet shumë e vështirë në disa raste. Mund të kemi shumë presion që të arrijmë të mbajmë gjithçka të bashkuar, të jemi të zgjuar dhe të bukur, të jemi të mirë dhe perfektë.
Por ndodh që në disa raste nuk i kemi të gjitha këto së bashku, aspak.
• Ndonjëherë ne mund të bëjmë gabime.
• Ndonjëherë nuk ndihemi mirë, apo të dukemi në formën më të mirë.
• Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë aspak mirë, dhe ne ndihemi të mjerueshëm, të vetmuar apo në depresion.
Nëse keni humbur rrugën tuaj dhe ndiheni të dobët, kjo ndjenjë ju përket ju. Nëse ndiheni të mjerueshëm, kjo është e juaja, dhe askush nuk duhet tua marrë këtë.
Është e rëndësishme t’i ndjeni emocionet tuaja. Ndoshta gjërat realisht nuk janë aspak mirë pikërisht tani. Ndoshta ju keni arsye të forta të ndiheni në depresion, dhe gjëja e fundit që do të kishit nevojë tani do të ishte që dikush t’ju thotë: bëhu i lumtur apo i gëzuar. Por ajo që ti ke realisht nevojë tani, është të paktën respekti nga të tjerët që t’ju lejojnë të qëndroni me ndjenjat tuaja vërtetë të vlefshme.
Ju nuk keni nevojë çdo herë për një person që ju sjell në humor, por thjesht dikë që të bëhet miku juaj, duke e njohur gjendjen tënde të tanishme dhe atë se si realisht ndihesh. Problemet reale nuk mund të zgjidhen me një poster motivues, një thënie të lezetshme apo me një prekje të shpatullave. Kur ju jeni në dhimbje, s’ka fare rëndësi sa i veçantë, i aftë jeni, apo sa e bukur është jeta, apo sa i vlefshëm është çdo moment. Nëse nuk pranoni dhe respektoni vuajtjen tuaj, nuk po arrini askund.
Nënshtrojuni dhimbjes tuaj: mos e shtypni atë. Nëse mund të qëndroni me dhimbjen tuaj, ta dëgjoni dhe ta respektoni, me kalimin e kohës ju do kaloni përmes dhimbjes tuaj e ta tejkaloni atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.