“Heshtja është një akt dashurie që nuk ka vlerën e mashtrimit, por thjesht tentativën e ëmbël të mbrojtjes”.
Kjo shprehje, mendim, besim, është produkti i një stereotipi kulturor fals, të besosh që në këtë mënyrë i mbron fëmijët.
“Është shumë i vogël për të kuptuar”
Në realitet shpesh janë të rriturit ata që janë shumë të frikësuar, apo me dhimbje, për të folur. Nga momenti që vdekja është konkluzioni natyral i jetës, edhe ajo duhet të ndahet me fëmijët. Në qoftë se dëshirojmë që ata të kenë mundësinë të maturohen, normalisht dhe ta shikojnë botën kështu si është.
Heshtja ose gënjeshtra dëmtojnë:
- Besimin në vetvete të fëmijës
- Besimin rreth botës së të rriturve
Do të thotë se kjo është absolutisht e nevojshme për të mos lënë fëmijën në ankth të padiferencuar nga konfuzioni. Kur një fëmijë nuk bën pyetje mbi ngjarje familjare të dhimbshme e të rëndësishme, nuk ndodh sepse nuk i ka këto pyetje në vetvete, por se e ka kuptuar shumë mirë që këto pyetje nuk duhen bërë. Fëmijët kanë nevojë për RESPEKT, TË VËRTETËN dhe BESIMIN për të mundur t’i japin kuptim asaj që po ndodh.
Koncepti i vdekjes tek fëmijët:
Nën 2-vjeç: fëmija nuk e kupton vdekjen, e krahason me të fjeturin ose thjesht me mungesën e personit, megjithatë reagon fort ndaj ndarjes dhe percepton klimën emotive që e rrethon.
3-5 vjeç: vdekja shihet akoma si e përkohshme dhe e rikthyeshme, prani e “mendimit magjik”, kuriozitet për aspektin fizik dhe biologjik të vdekjes.
6-8 vjeç: fëmija arrin të lidhë vdekjen me humbjen e funksioneve jetësore dhe ta konceptojë si të pakthyeshme.
8-11 vjeç: fëmija e kupton universalitetin e vdekjes
Pas 11 vjeç: fëmija e kupton konceptin e vdekjes si një gjendje e pakthyeshme, universale dhe e pashmangshme njësoj si të rriturit.
Cilat janë disa nga reagime normale te fëmijët në raste zie?
◘Cikle të një vuajtje intense
◘Protestë, trishtim, tërheqje emotive, frikë, simptoma fizike, agresivitet
◘Frikë për humbje të tjera
◘Zemërim përkundrejt prindit tjetër
◘Fantazi që ai e ka provokuar vdekjen, ndjesi faji
◘Ndryshime të papritura humori
◘Regresion
Si mund ta ndihmojmë një fëmijë që po përjeton zi
♦Mbështetja e të rriturit që jeton afër fëmijës
♦Sigurojmë fëmijën që të rriturit do të vazhdojnë të kujdesen për të
♦Ta bësh pjesëmarrës në funeral, n.q.s nuk ka skena dramatike që mund të frikësojnë fëmijën
♦Ta lësh pjesën tjetër të ambientit sa më të pandryshuar që mundet
♦Gjithmonë t’i thuhet e vërteta duke përdorur fjalë të qarta, të thjeshta dhe të evitohen eufemizmat
♦Ta dini që gjuha e fëmijëve është trupore dhe koncepti i vdekjes ndryshon me moshën
♦Të marrim ndihmë nga literatura për fëmijë
♦T’i ndani bashkë kujtimet e personit të vdekur si me dialog ashtu edhe me rituale
♦Shmangni së foluri për personin e dashur në terma gjithëdije dhe gjithëpranie.
♦Të dini që te fëmija dhimbja manifestohet me ndërprerje
♦Përdorimi i vizatimeve dhe lojës për shprehjen e frikërave
Çfarë t’i thuash një fëmije për ta përgatitur për një takim me psikologun?
“Të ndjesh mungesën e dikujt është diçka që të bën shumë keq, ashtu si kur ndodh të thyesh krahun. Është një dhimbje aq e madhe sa gjithçka që një person dëshiron është që t’i ikë. Për dhimbjet fizike janë ilaçet, por ku dhimbja është një ndjesi, i vetmi mjekim është të flasësh me dikë që i beson, t’i tregosh dhimbjen tënde dhe të gjesh kurajën të qash në shoqërinë e tij/saj”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.