Pakënaqësi. Unë nuk jam i kënaqur me jetën time.
Në këtë pikë çdo gjë duket se po shkon keq, statusi i marrëdhënieve tuaja, gjendja juaj financiare, lidhja juaj me Zotin dhe karrierën tuaj.
Megjithatë, kjo ndjenjë e pakënaqësisë mund të mos jetë aq e keqe sa duket, por në të vërtetë ajo mund të jetë një mundësi e madhe për ndryshim. Nëse keni arritur të kanalizoni këtë ndjenjë në mënyrë korrekte, do të përfundoni me ndryshime të mëdha në jetën tuaj, gjë që jo vetëm do t’ju bëjë të kënaqur, por gjithashtu do t’ju bëjë të lumtur.
Pakënaqësia dhe motivimi
Nëse keni prekur një objekt shumë të nxehtë, sistemi juaj nervor menjëherë do të thërrasë një veprim refleks që do ta largojë dorën shpejt nga burimi i nxehtësisë. Sistemi juaj nervor nuk ishte i kënaqur nga temperatura aktuale që ndjeu dhe kështu e kanalizoi këtë pakënaqësi në mënyrë të saktë dhe e largoi dorën.
Pakënaqësia është një sasi e madhe energjie pasi është një burim i madh i motivimit negativ. Njerëzit zakonisht janë më të motivuar që të largohen nga ngjarjet e këqija sesa janë të motivuar të lëvizin drejt diçkaje që i gëzojnë.
Ajo që po përpiqem të them është se, tani keni një sasi të madhe energjie dhe motivimi për shkak të kësaj pakënaqësie që po përjetoni. Gjithçka që ju duhet të bëni tani është ta drejtoni atë në mënyrën e duhur.
Ju duhet të kuptoni se depresioni është më tepër si rezultat i heqjes dorë nga të shpresuarit, në vend që të përballeni me problemet e jetës.
Një udhëzues i fundit për të fituar mbi depresionin, shpjegon se si depresioni mund të jetë asgjë më shumë se sa reagimi i mendjes suaj të pandërgjegjshme ndaj humbjes së shpresës në trajtimin e një problemi të caktuar. Nëse nuk bëni veprime, nuk reagoni, ju do të humbni shpresën dhe kjo humbje e shpresës, shpejt apo vonë do të kthehet në depresion.
Filloni Tani!
Në këtë pikë të jetës suaj keni dy opsione, e para është të qani dhe të deklaroni humbjen dhe e dyta është të luftoni. Vendosni tani që ky moment aktual është fillimi i një ndryshimi të madh në jetën tuaj. Bëni një zotim tani, që ju do të bëni çmos për të ndryshuar të gjitha gjërat që ju bëjnë të pakënaqur me jetën tuaj.
Merrni një letër dhe një stilolaps dhe shkruani të gjitha gjërat që ju bëjnë të pakënaqur në jetën tuaj. Mos i ekzagjeroni problemet sepse kur ne tentojmë të mendojmë negativisht, ne dështojmë të shohim ndonjë gjë në një mënyrë pozitive. Pasi ta përfundoni listën tuaj, filloni të vendosni qëllime realiste dhe të arritshme për secilën pikë që keni shkruar.
Sapo të përfundoni së shkruari planin tuaj do të ndiheni më mirë. Pak ditë më pas do të filloni t’i aplikoni qëllimet tuaja, pakënaqësia juaj do të largohet dhe sapo t’i arrini ato ju do të ndiheni të lumtur.
Për ndihmë psikologjike të mëtejshme mund të më kontaktoni .
Adelina Pjetra
Psikologe Klinike
Psikoterapiste BWRT&EMDR
Cel: 0697482338
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.