Pika referimi

January 29, 2020 | 8:13

Nga Albina Hyseni: Efekti i informacionit, të mirat që ndikojnë prej tij në jetën sociale

 

Të shkruash shkrime shkencore nga më të ndryshmet, të ndërthurësh tema që ndërlidhen me aktualen nuk është gjë e lehtë, por kur njeru shikon me sytë e shpirtit atëherë gjithçka ndryshon dhe bëhet më e bukur, më sfiduese dhe më e mirë në çdo aspekt, sepse ti jep një mendim, një ide që shtyn të tjerët në vetëdijesim për gjëra të ndryshme që njeriu has gjatë jetës.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Them kështu pasi që në momentin që individi lexon një shkrim i cili është i shtjelluar në mënyrë të përgjithshme, të thjeshtë, dhe sa më shumë i kuptueshëm, i qartë, automatikisht ky individ gjen diçka që i ndihmon më tutje të shfletojë edhe në libra, edhe në internet. Pra kjo është një gjë e mirë, sepse merr informacionin që i nevojitet, pavarësisht çfarë profesioni ka, çfarë bën apo kush është.

Duke marrë parasysh jetën në Kosovë, e cila ka një sistem qeverisës tash e shumë vite jo të mirë, kjo ndikon edhe në psikologjinë e njeriut, sidomos tek ata/ato që janë jo të punësuar.

Papunësia shkakton stres, agresivitet, vuajtje, dhimbje fizike, ndryshim humori dhe mosbesim. Këta faktorë janë jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut deri në masën ku dhe mund të përfundojnë me fatalitet, pasi nga kriza të tilla njeriu mund të përdorë pa vetëdije të plotë alkool, ose qetësues në mënyrë të pakontrolluar, dhe më e keqja është se mund ta dëmtojë edhe tjetrin si në familje, shoqëri e me radhë. 

Në raste të tilla gjëja më e mirë dhe këshilluese është që në fillim të shkohet dhe të bëhet kontroll te psikologu apo neuropsikiatri. Varet se në çfarë gjendje mendore je, para se të zmadhohet situata e rëndë psikike.

kosove-heroinatEdhe kur frika kaplon njeriun si, nga e panjohura, nga mënyra e jetesës që bën, qoftë edhe nga imponimi i mundësive që shteti ofron, qoftë nga vetvetja, unë besoj se gjithmonë ka një mundësi tjetër, pra për secilin fund ka një fillim të ri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top