Pika referimi

January 31, 2020 | 11:17

Nga Albina Hyseni: Kultura politike në Kosovë, nevoja për rritje të vetëdijes, përkushtimit qytetar, LDK dhe VV, Vjosa dhe Albini

 

Partitë duhet të trajtojnë njëra-tjetrën si konkurrente dhe jo si armike. Ku në këtë rast do të doja që VV dhe LDK vetëm në këtë mënyrë, demokracia do të dëshmojë fuqinë e saj si sistemi i vetëm në të cilin ndryshimet e qeverive janë të mundshme pa qenë e nevojshme të ndryshohet sistemi politik në aspekt të mirë dhe jo ky sistem qeverisës qe është për kaq shumë vite.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Demokracia ngrihet mbi një sistem institucionesh dhe procesesh që përfshijnë zgjedhje të përgjithshme, përfaqësim parlamentar dhe kontroll mbi pushtetet përmes sistemit të llogaridhënies. Disa institucione përfshijnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejt përmes referendumit ose një gjykate kushtetuese, por edhe që duhet të jenë funksionale, pra të punohet dhe jo vetëm të ekzistojnë si dokumente ligjore jofunksionale për vendin tonë.

Kjo është skena, dhe qytetarët janë aktorët e saj. Kjo do të thotë që qytetarët duhet të kenë vullnetin dhe aftësinë të luajnë rolin e tyre, duke u identifikuar me sistemin politik të demokracisë.

Demokracia është një sistem institucionesh që i ka rrënjët në kulturën politike. Sistemi institucional mund të përcaktojë kuadrin e një kulture të tillë, por ai nuk mund ta krijojë ose të sigurojë qëndrueshmërinë e saj.

Të drejtat e njeriut të natyrës civile dhe politike shpallin natyrën e proceseve demokratike në praktikë, duke përfshirë këtu lirinë e mendimit dhe të shprehjes, lirinë e medias (domethënë, ndalimin e censurës), të drejtën e votës dhe parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit që zbatohet në  interes të çdo qenieje njerëzore. Kur vendet ratifikojnë një traktat të të drejtave të njeriut, ata premtojnë me vullnetin e tyre të lirë, të harmonizojnë legjislacionin dhe praktikat e tyre të brendshme me standardet ndërkombëtare. Sikur kjo të funksionojë në Kosovë, atëherë do të ndodhë ndryshimi, edhe pse jo shumë shpejt pasi jemi në një gjendje të kulturës, politikëbërjes aspak të mirë dhe duhet shumë punë që të paktën gjërat thelbësore si fillim te kanalizohen dhe pastaj me një vullnet të mirë qeverisës gjërat mund të përmirësohen.

Në pjesën më të madhe të rasteve, gëzimi i të drejtave të njeriut realizohet në kuadrin e qeverive të organizuara si demokraci kushtetuese, përmes mekanizmave të zakonshëm të proceseve demokratike. Këta mekanizma përfshijnë zhvillimin e ligjeve, të kulturës së pjesëmarrjes dhe të përkushtimit qytetar.

Kultura politike mund të kuptohet në kuadrin e kategorive konstruktiviste. Ajo fitohet përmes proceseve të të mësuarit dhe të shoqërizimit. Për këtë arsye, nga fakti nëse shkolla qeveriset në mënyrë demokratike apo autokratike, varet edhe ajo që pritet prej tyre: të mësojnë si të jetojnë në ose nën atë formë qeverisjeje në të cilën ata kanë jetuar deri tani.

prishtinaAftësimi në kulturën politike

Të njohin dhe të shprehin interesat dhe pikëpamjet e tyre me vetëbesim, duke mos parë interesat personale dhe larg inateve individuale.

Të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt të ndërsjellë, duke përfshirë këtu të dëgjuarit dhe empatinë, domethënë, vullnetin dhe aftësinë për të vënë veten në vend të tjetrit. Thënë shkurt, VV dhe LDK po shkuan në këtë mënyrë të lartcekur, specifikisht Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, do u duhen vetëm gjysmë ore për të arritur marrëveshjen pa ndërhyrjen e askujt, e cila dëmton vazhdimësinë e ndryshimit që qytetarët e Kosovës po e kërkojnë.

Të zgjidhin konfliktin në rrugë dhe me mjete paqësore, domethënë të bëjnë marrëveshje dhe kompromise, duke mos u infektuar nga pjesa që pengon marrëveshjet.

Të vlerësojnë funksionet e strukturave funksionale që mbrojnë dhe kufizojnë liritë individuale. Në këtë mënyrë ata shtojnë shpirtin e tyre, si element i kulturës politike, në strukturat ekzistuese zyrtare të rregullave e ligjeve, çdo herë duke qenë funksionale, pra të zbatueshme.

Të vlerësojnë politikën si përpjekje praktike që synon të zgjidhë problemet që kërkojnë vëmendjen e duhur dhe marrjen e një vendimi dhe jo duke anashkaluar dhe duke u shtyrë me njëri-tjetrin, sepse kështu çdo sekondë e kohës është vetëm humbje.

Të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve dhe në proceset e vendimmarrjes.

Të përpiqen të ndikojnë në vendimmarrjet, përmes rrugëve të tilla, si: rritja e vetëdijes, pjesëmarrja aktive, grupet e interesit dhe menaxhimi i problemeve.

Të marrin përsipër përgjegjësinë për vendimet dhe zgjedhjet e tyre, duke vlerësuar edhe ndikimin që ato kanë për vete dhe për të tjerët.

Të kuptojnë që nëse nuk marrin pjesë në vendimet që kanë pasoja për jetën e tyre, të tjerët do ta bëjnë një gjë të tillë e, në këtë rast, pasojat mund të jenë jo në interesin e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top