Pika referimi

February 11, 2020 | 8:34

Nga Albina Hyseni: Paragjykimi, diskriminimi, eliminimi, nevoja për tolerancë shoqërore

 

Shumë herë diskriminimi ka sjellë përçarje të shumta dhe nga më të ndryshmet, si në punë, në shkollë, universitete, qeveri, familje, shoqëri, në përgjithësi dhe jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë, varet nga situatat që janë krijuar për t’u shfaqur ky fenomen.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Paragjykimet janë një temë shumë problematike dhe para se gjithash një dukuri shumë e përhapur. Vetë fjala “Para-gjykim” tregon se ne po japim një mendim apo vlerësim të përshpejtuar, pa i shqyrtuar e shoshitur mirë gjërat deri në fund, pra para se të gjykojmë në mënyrë të drejtë dhe normalisht, ku ky mendim del i gabuar. E keqja e kësaj është se përhapet dhe pastaj gjërat përgjithësohen.

Edhe më keq është kur paragjykohet për grupe më të mëdha shoqërore, bazuar në komb ose fe, por edhe qytete, qyteza, fshatra. Paragjykimi është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negative ndaj dikujt a diçkaje.

Paragjykimi është vendimi (i parakohshëm) i marrë në mënyrë të pamenduar, qëndrim negativ ndaj një personi apo grupi, i cili bazohet në fakte jo objektive. Paragjykimi mund të përkufizohet edhe si kryelartësi (mendjemadhësi) dhe gjeneralisim në bazë të racës, religjionit apo ndonjë kriteri tjetër, që manifestohen si sjellje negative në aspektin e nënçmimit dhe ofendimit. Në vend të ngritjes së urave mes njerëzve, paragjykimet ndërtojnë mure. Në këtë mënyrë paragjykimet bëhen burimi i urrejtjes dhe veprim i padrejtë ndaj pjesëtarëve të një grupi të caktuar.

Eliminimi i paragjykimeve

Paragjykimet mund të eliminohen në disa mënyra, duke përfshirë shoqërimin e njerëzve të paragjykuar me një anëtarë të grupit nga i cili paragjykohen dhe duke e mësuar atë të mendojë racionalisht për çështje të tilla si barazia e statusit dhe ndryshimi i normave shoqërore përmes gjithëpërfshirjes.

Lufta me personalitetin tënd

Paragjykimi duhet pranuar si ves, i cili duhet të luftohet brenda personalitetit, para se ai të bëhet pjesë e sjelljes dhe e kulturës sonë. Rruga për eliminimin e këtij vesi padyshim qw nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica. Mirëpo çdo rrugë e gjatë fillon me një hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për të arritur në cakun e dëshiruar derisa ajo mbaron. Hapi i parë dhe vendimtar në këtë rrugë, është që njeriu të pranojw betejën me veten e tij dhe pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij. Pra njeriu duhet të ndërtojë qëndrime dhe të marrë vendime duke u bazuar në arsyen për kundër emocioneve.

2Hap i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm për reduktimin e konflikteve dhe paragjykimeve është kontakti i të dy palëve konfliktuoze. Afërsia, ndërveprimi i partnerëve shtojnë̈ pëlqimin dhe adhurimin reciprok. Armiqësia ndikohet nga shmangia e kontakteve të rivalëve, prandaj stimulimi i kontakteve mund të ndryshojë qëndrimet e njerëzve. Në këto raste është e domosdoshme që kontakti i partnerëve të ketë status të njëjtë, siç janë kontaktet mes fqinjëve, kolegëve, e të tjera. Sidoqoftë, të dhënat tregojnë se kontakti e lehtëson dhe e amortizon barrikadën armiqësore.

Të kemi tolerancën

Nuk jemi tolerantë nëse i largojmë dhe ndjejmë neveri ndaj njerëzve për shkak se janë të ndryshëm, p.sh. se janë të religjionit tjetër, janë të një statusi ekonomik më të ulët apo kanë vlera të tjera.

Stigmatizimi

Një koncept tjetër që ka lidhjen me paragjykimin është edhe stigmatizimi. Ai është një lloj paragjykimi që e diskrediton apo nuk e pranon një individ ose grup për shkak se ata ndryshojnë nga të tjerët apo nga njerëzit e zakonshëm. Kur njerëzit i shprehin paragjykimet e tyre, atëherë stigmatizimi shndërrohet në diskriminim.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top