Mendimet pozitive dhe mendimet negative në jetën e njeriut në përgjithësi, si dhe në atë se çfarë vendos të besosh si në aspekte të mira dhe ato të këqija në vazhdimësi të jetës, them se duhet të merren me të mirë dhe qetësi. Kjo, duke mos u trishtuar dhe duke u thelluar më shumë, duke mos u mjaftuar vetëm me sipërfaqësoren, pasi në thelb ka në vete një pozitivitet dhe besim të duhur që njeriu të ketë një jetë të qetë dhe më të lumtur.
Nga ana tjetër, ndodhin disa momente gjatë jetës së njeriut, ku mendimi negativ dhe besimi jo i duhur, automatikisht shkakton mungesë vetëbesimi. Pavarësisht maksimumit të gjërave, që në shumicën e rasteve duhet të funksionojnë, e gjitha kjo nuk ndodh për shkak se ka edhe raste kur një pjesë tjetër e njerëzve mund të të përdorë, duke luajtur në mënyra të ndryshme me ndjenjat e tjetrit, edhe pse po këta njerëz zakonisht janë humbës, pikërisht sepse nuk kanë besimin e duhur dhe shfaqin negativitet. Ndërsa ata që e mbajnë pozitivitetin, me bindje e besim të duhur, janë të fituarit e çdo fushe të jetës, pasi lirohen nga mendimet dhe besimet negative, dhe në këto raste, buzëqesh sepse zgjedhjen që ke bërë është e duhura.
Them kështu sepse, po të ruash të njëjtin ritual, atë të menduarit negativisht, pavarësisht se në çfarë situate kohore ndodhesh, ndjehesh, është e kotë të përpiqesh kur nuk funksionon. Andaj së pari duaj veten tënde!
Gjithçka duhet kuptuar nga sa më sipër është krejtësisht normale. I ndodh kujtdo pavarësisht problemeve apo sfidave që vetë jeta na sjell, por e rëndesishme është që nuk duhet pranuar nga vetvetja së pari.
Pra, të punohet me vetveten që të mos shfaqet asnjë lloj depresioni, si për shembull: (ta lësh dikë të largohet në momentin që nuk do të rrijë më pranë teje, sesa ta mbash atë me detyrim. Kjo parë nga një analizë e thjeshtë, sepse ditë të tëra kalojnë, dhe në fund, asgjë nuk ndryshon, mbetesh sikur gjatë gjithë kohës po njësoj, pa asnjë lloj përmirësimi, i cili tregon një shfaqje negative të të menduarit dhe zgjedhje të besimit se për çfarë vendos të veprosh.
Për ta tejkaluar në mënyrë të mirë, pozitive dhe me besimin e duhur, është koha që t’i i jep vetes. Është koha që kalon, dhe jep efektin më të mirë të mundshëm, sidomos nëse e kapërcen atë çfarë të ka ndodhur.
Nganjëherë, për të qenë të lumtur duhet të largohemi nga disa njerëz. Në fakt, ka momente kur evitimi i disa personave është bazik për të pasur shëndet të mirë mendor, pasi ata mund ta na ndalojnë të ecim përpara, kështu do të mund të shpalosim të gjithë potecialin tonë. Në momentin që e kuptojmë se po ushqejmë marrëdhënie toksike, në të cilat mund të jemi ne viktimat, largimi nga këto lidhje janë hapi më i rëndësishëm për të qenë të lumtur.
1. Kritikat e tepërta
Kur shohim qartë se kritikat e tepërta nuk na përmirësojnë nga vetja jonë, pra na bëjnë të ndjehemi inferiorë, duhen injoruar. Të mos lejojmë të tjerët të na gjykojnë, pa e vendosur edhe ata veten e tyre në vendin tënd, që kritika e tyre të mos ju dëmtojë.
2. Veprimet e liga
Kur një person sillet keq në aspekte ët ndryshme, mos lejo që sjellja e tij apo e saj ta ndryshojë ekuilibrin tënd psikologjik dhe besimin gjithashtu, në mënyrë që veprimet e liga mos të arrijnë objektivat që synojnë, pra varet shumë nga besimi se çfarë ti lejon të të dëmtojë dhe nëse arrin të dallosh një veprim të keq, rimendoje edhe një herë dhe vazhdo me jetën tënde përpara.
3. Manipulimet
Në disa raste, kur tentojnë të kontrollojnë gjithçka që ju duhet përmes manipulimit, e rëndësishme është që të jesh i vetëdijshëm, që të dish si t’i evitosh kur dikush përpiqet të përfitojë diçka nga ju. Andaj, të mësosh të injorosh kur duhet, është një proces që kërkon shumë përgatitje dhe një ndryshim total të sjelljes. Injorimi në kësi rastesh nuk do të thotë të mbyllesh në vetvete, përkundrazi, do të thotë të hapesh totalisht me botën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.