Psikofakt

July 29, 2019 | 8:10

Nga Av.Denisa Daka: Ora e “Edukimit Ligjor”, domosdoshmëri për t’u përfshirë në kurrikulat e sistemit parauniverstar!

 

Krimi i radhës pret pas derës, ndërsa mijëra adoleshentë të painformuar, e shpesh të pandërgjegjshëm për veprimet e tyre, janë të rrezikuar e ekspozuar krejt përballë dhjetëra fenomeneve të rënda këtu.

Secili prej tyre duhet të arrijë të kuptojë, mes edukimit të duhur se çdo veprim a pakujdesi, shkelje e rregullave posacërisht, përvecse përbën në shumë raste vepër penale, mund të penalizojë secilin prej tyre, duke iu prishur ëndrrat a krejt jetën paskësaj.

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Edukimi, ai i duhuri në fakt, është lënë pas dore prej vitesh në institucionet arsimore, duke penalizuar në një tjetër mënyrë secilin prej tyre.

Frika, pasiguria, shantazhi, mizoria, paragjykimi e mëndesia, do të tërheqin të tjera viktima çdo ditë, pa asnjë mëdyshje, ndërsa bashkëfajtorë për çdo veprim të adoleshëntëve këtu, do të jenë përveçse ata vetë dhe të gjithë ne, shkolla e krejt shoqëria.

Dhjetëra adoleshentë përballen kohë pas kohe me ligjin për “moskallëzim krimi” e jo vetëm ngrenë supet përtej heshtjes, vepër penale kjo, e cila mund të penalizojë sipas ligjit në këto raste, çdonjërin prej tyre, mësuesit e tyre gjithashtu.

Kurrikulat e arsimit parauniversitar kanë nevojë për shkundje në rrënjë, i gjithë sistemi arsimor gjithashtu, ndërsa orë të posacme socializimi, aktivitete sociale jashtë klisheve standarde të deritashme, orë të edukimit ligjor e seksual gjjthashtu, do të orientonin me një frymë e qasje të re, insitucionin e arsimit, këtë brez adoleshentësh posacërisht, përmes së cilës të gjithë bashkë të arrijnë të vlerësojnë e kuptojnë siç duhet, se të drejtat dhe detyrimet posaçërisht, duhen respektuar rigorozisht në çdo rast.

Përpjekja për edukim, është baza e gjithë trasesë që duhet shtruar për këta të rinj, ku mësuesit të jenë udhërrëfyes, përveçse mbështetës e bashkëpunues. Ora e edukimit ligjor duhet të zhvillohet në çdo klasë ku ka të mitur, duke vënë në dispozicion një avokat për këtë qëllim, i cili në mënyrë vullnetare të mundësojë shpjegimin, shtjellimin e ndihmën e posaçme ligjore për çdo adoleshent këtu, duke ngjallur shpresë e besim tek secili, e duke orientuar qytetarë të mirë e me vlerë në emër të ardhmërisë së secilit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top