Mirëqenie

April 4, 2018 | 13:25

Nga Alborena Hylviu / Pushime të shëndetshme me një libër para!

Për shumë njerëz, vera konsiderohet si periudha më e mirë për të lexuar. Të çliruar nga ngarkesat e ditëve në punë, leximi i një libri gjatë pushimeve në plazh është një zgjedhje e mirë që shumë vetë e preferojnë. Kjo është edhe një nga arsyet se përse shumica preferojnë libra rozë, apo të lehtë për t’u lexuar gjatë pushimeve…

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Në stinën e pushimeve, libri gjithmonë është një mik i mirë që të shoqëron, dhe që nuk duhet të mungojë në bagazhet tuaja. Ka shumë nga ata që mendojnë se një udhëtim është gjithmonë më i mirë nëse në valixhe ka diçka për të lexuar.

Kohë pushimesh. Në mal apo në det, në dhomë apo në rërë, në liqen apo në lumë mos harroni të merrni librin tuaj të preferuar, atë që ndoshta nuk keni pasur mundësi ta lexoni gjatë vitit, ose ndonjë titull të ri që e keni ruajtur për ta lexuar pikërisht gjatë pushimeve. Në aspektin psikologjik, fillojmë të irritohemi, të përjetojmë ankth dhe pakënaqësi. Për më tepër, stresi mund të shkaktojë edhe probleme me kujtesën, duke ndikuar negativisht në vendimmarrjen tuaj. Të gjitha këto probleme të shkaktuara nga stresi, na bëjnë të ndjehemi më pak të shoqërueshëm me të tjerët. Rrjedhimisht, izolimi brenda vetes dhe vetmia, shpesh mund të shkaktojnë stade depresive. Për këto arsye, mjekët dhe psikologët janë të mendimit se pushimet ndihmojnë që ne të jemi të shëndetshëm, duke ulur nivelin e stresit.

Studiues në Britaninë e madhe theksojnë se pushimet verore hapin horizontet dhe mundësinë për eksperienca të reja dhe shkëmbim ndërkulturor; promovimin e paqes së brendshme dhe mirëkuptimit; zhvillimin personal dhe atë social; si edhe forcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore. Në një kohë kur nuk janë të paktë ata që heqin dorë edhe nga pushimet, për shkak të mundësisë financiare, shumë të tjerë, mendojnë se çfarë të zgjedhin, libra të rinj që ngjallin kërshëri, apo klasikët e vjetër për nostalgji.

Pushimet, sidomos ato gjatë stinës së verës, janë kaq të domosdoshme e të nevojshme. Sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien tonë psikologjike dhe fizike, për jetën familjare dhe atë profesionale. Edhe nëse jeni në mëdyshje, do t’ju ndihmojmë me disa fakte që ju të kuptoni rëndësinë e pushimeve në stinën më të nxehtë të vitit. Me siguri pasi të lexoni shkrimin, do të nxitoni për të planifikuar pushimet tuaja!

Shqiptarët e sotëm nuk është se e duan shumë leximin. Por ama kur afrohen pushimet vihen në kërkim të librit bestseller për ta pasur me vete për çdo rast nën çadër. Kërkojnë nëpër librari, gërmojnë nëpër raftet e librave, apo lexojnë faqet kulturore në kërkim të librit më të mirë. Thuajse çdo vit i njëjti ritual. Për shumë njerëz, vera konsiderohet si periudha më e mirë për të lexuar. Të çliruar nga ngarkesat e ditëve në punë, leximi i një libri gjatë pushimeve në plazh është një zgjedhje e mirë që shumë vetë e preferojnë. Kjo është edhe një nga arsyet se përse shumica preferojnë libra rozë, apo të lehtë për t’u lexuar gjatë pushimeve.

Zgjedhja e librave varet edhe nga shijet e secilit, por librat e thjeshtë për t’u kuptuar dhe jo libra që kërkojnë përqendrim, janë sugjerimi më i mirë në stinën e nxehtë të verës. Kjo sentencë rezulton në shumë studime të bëra nga Psikologë Klinicistë dhe ata Këshillues. Mbi të gjitha ju keni të drejtë për të pyetur: Cila është biblioteka ime, biblioteka e fëmijëve, biblioteka e adoleshentëve, biblioteka e rishtarëve në botën e të rriturve?

Në botimet shqiptare është e vështirë të gjesh libra që i adresohen një moshe. Ka me shumicë dhe pa fund “libra” për ata që nuk dinë të lexojnë, për fëmijët parashkollorë, të cilët duhet t’i mbushin me ngjyra që të dalë një fabul naive. Ka gjithashtu dhe shumë libra që lexohen prej të rriturve dhe ndriçojnë fantazinë e të vegjëlve. Pushime të mbara dhe secili të mbajë nën ombrellën e diellit librin e tyre të zemrës.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top