Këshilla & Arsye

March 7, 2018 | 10:26

Nga Almira Llausha: Sa përfiton fëmija nga të luajturit me kukulla?

Cila është lodra më e zakonshme për vajzat e vogla? Është kukulla! A keni pasur edhe ju një kukull të preferuar dhe të veçantë?

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Kur njerëzit mendojnë për një dhuratë për vajzat e vogla, zakonisht ata mendojnë për kukullat. Ju nuk mund të hyni në ndonjë dyqan lodrash pa parë qindra mundësi për kukulla, për vajzat. Por pse janë kaq popullore? A është vetëm për shkak se ato janë të bukura?  Apo ka ndonjë arsye pse fëmijët duhet të luajnë me kukulla?

Ka shumë përfitime në zhvillim të të luajturit me kukulla. Dhe ndërsa fëmija juaj rritet në moshë, ato përfitime ndryshojnë. Por një gjë mbetet e njëjtë. Fëmija përfiton nga të luajturit me kukulla. Dhe jo vetëm vajzat. Unë do të thoja, të gjithë fëmijët. Edhe djemtë. Ato nuk janë kukulla të njëjta me të cilat luajnë vajzat, por janë kukulla të posaçme për djem.

pretend-play-alamy

Të luajturit me kukulla kanë disa përfitime te fëmijët:

  • Te fëmijët e vegjël kukullat e buta ofrojnë rehati.
  • Te më të vegjlit përmirëson aftësitë motorike dhe aftësitë sociale.
  • Ndihmojnë dhe mësojnë fëmijën se si të përdorin duart e tyre.
  • Zhvillojnë imagjinatën e të vegjëlve.
  • Fëmijët fillojnë të mësojnë më shumë rreth asaj se si të “kujdesen” për kukulla e tyre, të cilat u mësojnë atyre dhembshurinë dhe vetëmohimin.
  • Veshja, lëvizja e kukullës etj, zhvillojnë aftësitë motorike të fëmijës për të zhvilluar dhe përmirësuar në mënyrë dramatike.
  • Përmirësojnë fjalimin e fëmijës, se si ata punojnë për të folur me kukullat.
  • Praktikojnë aftësitë e të folurit dhe të komunikimit.
  • Kukulla mund t’u mësojë atyre mënyra pozitive për të bashkëvepruar në mënyrë shoqërore.
  • Te parashkollorët përmirësohen më tej aftësitë e tyre sociale.
  • Krijimi i skenarëve imagjinarë për kukullat e tyre. Ata kanë aftësinë për të parë përtej vetvetes, për të kuptuar pasojat e veprimeve dhe për të zhvilluar pikat e forta të rëndësishme, si ndjeshmërinë për të tjerët.
  • Gjithashtu në shkollë, kukullat ndihmojnë fëmijët të mësojnë të ndajnë dhe të përdorin imagjinatën me shokët e tyre.

1Studimet thonë që edhe kur fëmijët rriten, e ruajnë ende kukullën e fëmijërisë. Madje mund të shprehen se i pëlqen era e kukullës, e cila mban aromën e një fëmije të vërtetë. Edhe në qoftë se është vjetruar paksa, ata do ta përqafojnë dhe ta puthin ende.

Sado që fëmijët të marrin kukulla të reja, ata janë shumë të vëmendshëm për kukullën e tyre të parë. Ata e mbajnë, luajnë me të. Ata i duan dhe i puthin kukullat e tyre dhe kjo ndihmon në zhvillimin e tyre emocional, aftësitë motorike dhe manuale të tyre.

Pra, të luajturit me kukullat ndihmon që të zhvillojnë më shumë emocionet, imagjinatën, aftësi motorike dhe madje i ndihmojnë ata me të folurin dhe komunikimin e tyre, sepse ato gjithmonë flasin me kukullat e foshnjërisë së tyre, tani në rolin e një mami që flet me fëmijën e saj.

Me të gjitha këto përfitime, i lejoni fëmijët tuaj të luajnë me kukulla, por dhe jo vetëm me to.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top