Marrëdhënie

February 14, 2018 | 8:15

Nga Almira Llausha: Si ta mbajmë gjallë një marrëdhënie?

 

1.Si të kemi sukses në një marrëdhënie romantike? Cilat mund të jenë disa gjëra të rëndësishme për t’u ditur?

2.Cilat mund të jenë disa probleme që lindin me partnerin për një kohë të gjatë?

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Almira Llausha, psikologe këshillimi dhe Terapiste EMDR (niveli l)

Edhe marrëdhëniet më të mira ndonjëherë hasin telashe. Kështu që ju duhet të punoni në mirëmbajtjen e spontanitetit dhe romancës të cilën e keni marrë si të mirëqenë, atëherë ku ju filluat ta shihnit njëri–tjetrin. Këtu janë disa nga sekretet romantike, sipas ekspertëve.

Tregoni se i pëlqeni njëri-tjetrit

Duke treguar se e pëlqeni njëri-tjetrin, ju e mbani të freskët marrëdhënien tuaj. Madje, edhe gjërat e thjeshta, të tilla si: të bërit komplimente mbi pamjen e partnerit, ose blerja e një dhurate surprizë. Gjëra shumë të vogla, që në dukje mund të shihen si të parëndësishme, mund të ndihmojnë një marrëdhënie.

 

Vazhdoni të jeni të sjellshëm

Trajtojeni partnerin në të njëjtën mënyrë siç bëni zakonisht në ambiente familjare apo jashtë saj. Mos ndryshoni asnjëherë sjellje. Kjo gjë do të bëjë të merrni kënaqësi të njëjta si kur jeni vetëm, ashtu edhe me të tjerë.

Ruani pavarësinë në çift

Kur filluat të takoheshit në fillim, çdo detaj i vogël bënte diferencën mes jush, njëri mund të pëlqente futbollin, ndërsa tjetri gatimet, njëri muzikën klasike, e tjetri atë moderne. Këto mund të duken si pengesa të mundshme, por me potencialin dhe delikatesën e fjalëve mund t’ia dilni mbanë. Kjo sepse ju jeni duke kërkuar për themele të përbashkëta në të cilën të bazoni marrëdhënien tuaj. Problemi është se, sapo filloni të shpenzoni kohë me njëri-tjetrin, ju harroni për gjërat që ju bëjnë unik. Kujtoni që, është e rëndësishme që të zhvilloni interesat tuaja dhe të inkurajoni edhe partnerin që të bëjë të njëjtën gjë.

Përkushtoju aspektit fizik

Ushtrimet e ndryshme fizike reflektojnë përpjekjet tuaja për të qëndruar tërheqës në marrëdhënie me partnerin. Një formë e mirë trupore ju bën të ndiheni shumë mirë me veten pasi rrit vetëvlerësimin, por kjo ndihmon edhe në marrëdhënien në çift, duke ngacmuar ndjesi pozitive.

Kujdesuni për njëri-tjetrin

Janë gjërat e përditshme që e lënë partnerin tuaj të dijë të kujdeset për ju si: blerja e një reviste, libri të preferuar, shpenzimet familjare, gatimi i një vakti të shpejtë që partnerit i pëlqen, edhe nëse mund të të urrejë ty. Ndaluni në gjërat që ju bëjnë të ndiheni i vlerësuar. Gjithashtu, jini të vëmendshëm ndaj luhatjeve të humorit në çift. Kur keni nevojë të flisni me njëri-tjetrin rreth shkollës, punës dhe shqetësimeve familjare, e mira është t’i sheshoni situatat me qetësi e të mendoni për zgjidhjet e duhura.

Zgjidhni mosmarrëveshjet

Edhe çiftet më të lumtura nuk pajtohen me të gjitha gjërat, dhe për pasojë kanë grindje. Kur kjo ndodh, mos kujtoni se është fundi i botës. Harrojeni që një argument duhet të ketë një fitues edhe një humbës. Përpiquni që të gjeni zgjidhje të kënaqshme dhe të përbashkëta. Vëreni në punë potencialin tuaj pa tingëlluar sikur po e kritikoni partnerin. Kjo mënyrë mund të zgjidhë shumë probleme.

Kjo është një guidë e thjeshtë për të pasur një marrëdhënie romantike të suksesshme, që në pamje të parë duken si gjëra të vogla dhe të parëndësishme, por këto bëjnë një ndryshim të madh në marrëdhënien tuaj.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com