Në fokus

January 31, 2018 | 8:10

Nga Almira Llausha: Të vlerësojmë ndryshimet!

Si të jesh i suksesshëm në punë? A kanë të gjithë miqtë tuaj temperamente të ngjashme, apo ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri në shumë mënyra?

Ne kemi temperamente të ndryshme edhe nga vëllezërit dhe motrat tona, e jo më me miqtë e kolegët tanë. Janë disa mënyra se si të shmangësh sa mundesh konfliktet dhe diskutimet në punë ose në shkollë me dikë që është i ndryshëm nga ne.

Almira Llausha, Psikologe Klinike

Almira Llausha, Psikologe Klinike

Çdo individ është unik

Ne punojmë me shumë individ, të cilët ndryshojnë nga ne. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ndryshimet apo dallimet, janë të mira. Duhet të vlerësojmë se, jo të gjithë individët janë si ne. Në një ekip (punë), pikat e forta të një punëtori mund të kapërcejnë dobësitë e një tjetri. Ekuilibri i balancuar nga një variacion i tillë e bën një ekip më të fortë. Ka tre mënyra themelore ku individët ndryshojnë nga njëri-tjetri: janë vlerat që gjithsecili mbart, temperamenti, dhe nga ndryshueshmëria individuale (gjinia, mosha, etj).

Një dallim kyç midis individëve( punëtorëve) janë vlerat personale. Vlerat janë rëndësia që u japim ideve, gjërave ose individëve të tjerë. Ndërsa vlerat tona mund të jenë mjaft të ndryshme, eksperti i sjelljes organizative Stephen Robbins sugjeron që individët të jenë në një nga tre kategoritë e përgjithshme:

five-peopleTradicionalistët

Individët në këtë kategori vlerësojnë punën e madhe, duke bërë gjërat ashtu siç i kanë bërë gjithmonë, besnikëri ndaj organizatës dhe në autoritetin e udhëheqësve.

Humanistët

Individët në këtë kategori vlerësojnë cilësinë e jetesës, autonominë, besnikërinë ndaj vetes dhe drejtuesit, të cilët janë të kujdesshëm për nevojat e punëtorëve.

Pragmatistët

Individët në këtë kategori vlerësojnë suksesin, arritjet ndaj karrierës dhe drejtueseve, të cilët i shpërblejnë punëtorët për punën e vështirë.

Një tjetër mënyrë e rëndësishme në të cilën individët ndryshojnë është temperamenti. Temperamenti është mënyra dalluese në atë që mendoni, ndjeni dhe reagoni ndaj botës. Të gjithë ne kemi temperamentin tonë individual. Megjithatë, ekspertët kanë gjetur se është më e lehtë për të kuptuar dallimet në temperament, duke i klasifikuar individët në katër kategori:

Optimistët 

Individët me këtë temperament duhet të jenë të lirë dhe jo të shtrënguar. Ata janë impulsiv, shijojnë të menjëhershmen dhe ju pëlqejnë të punojnë me gjërat. Ata janë bujarë dhe të gëzueshëm dhe e shijojnë sjelljen për hir të veprimit.

Realistët

Individët me këtë temperament duan të jenë pjesë e grupeve. Ata kanë sens të fortë të gjithëpërfshirjes dhe janë të përkushtuar ndaj standardeve të shoqërisë. Realistët janë seriozë, u pëlqejnë të tjerët .

Pragmatistët

Individët në këtë temperament ju pëlqen të kontrollojnë gjërat dhe duan të jenë shumë konkurrues. Ata janë vetëkritik, përpiqen për përsosmëri, fokusohen në të ardhmen dhe janë shumë krijues.

Idealistët

Individët me këtë temperament duan të dinë kuptimin e gjërave. Ata i vlerësojnë të tjerët dhe shkojnë mirë me individët e të gjitha temperamentëve. Idealistët janë romantik, shkruajnë rrjedhshëm, dhe vlerësojnë integritetin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com