Mëlçia juaj është një nga gjëndrat më të rëndësishme dhe organi i dytë më i madh në trup.
Funksionon pa pushim. Ky organ 1.4 kg ndihmon në detoksifikim, metabolizmin e karbohidrateve, sintezën e proteinave, prodhimin e bio-kimikëve që kërkohen për tretje, ruajtjen e glikogjenit, prodhimin e bilarit, sekretimin e hormoneve dhe dekompozimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Duke iu referuar stilit të përditshmërisë, si konsumimi i alkoolit të tepërt, konsumimi i ushqimeve jo-të shëndetshme, pa ushtrime fizike, mëlçia mbingarkohet, dhe kjo mund të çojë në komplikime si cirroza, ascite, hepatit, dështim të mëlçisë etj. Sigurisht ju mund t’i shmangni ose reduktoni këto simptoma duke ngrënë ushqime që shërojnë dhe pastrojnë veshkat. Poshtë do të gjeni 20 ushqime për një mëlçi të shëndetshme. Por fillimisht le të shohim simptomat e një mëlçie të pa-shëndetshme që kërkon vëmendje të menjëhershme.
Shenja që mëlçia juaj nuk po funksionon si duhet:
-Pamundësia për të humbur peshë
-Fryrje
-Urinë e errët
-Oreks i varfër
-Imuniteti i komprometuar
-Kapsllëk
-Dhimbje koke
-Urth dhe acid refluks
-Depresion
-Ankth
-Lodhje kronike
-Djersitje e tepruar
-Hipertensioni
-Rosacea
-Të nxira
-Lëkura e verdhë dhe sytë
20 ushqimet më të mira për një mëlçi të shëndetshme:
- Hudhra
Për të mbajtur mëlçinë e shëndetshme, detoksifikimi është i rëndësishëm. Dhe ushqimi më i mirë që mund t’ju ndihmojë ta arrini këtë është hudhra. Hudhra është i pasur në alicinë, një antioksidant që mbron trupin nga dëmtimi oksidativ. Stimulon mëlçinë të aktivizojë enzimat që mund të nxjerrin jashtë enzimat e dëmshme. Megjithatë ngrohja i shkatërron cilësitë. Nëse nuk e hani dot të papërpunuar, porositeni në formë kapsulash në farmaci.
Doza e rekomanduar:
-1 thelb hudhër të papërpunuar në mëngjes çdo ditë.
-1-2 lugë çaji hudhër të grirë / copëtuar / në formë paste në ushqim të gatuar në ditë
- Brokoli
Brokoli është një burim i shkëlqyer i izotiocianateve, përbërës që përmbajnë squfur. Izotiocianatet rregullojnë shprehjen e gjeneve që janë të përfshira në nxjerrjen jashtë të kancerogjenëve dhe përmirësimin e metabolizmit. Ata gjithashtu kanë veti anti-inflamatore . Një studim shkencor i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Illinois ka konfirmuar se konsumimi i brokolit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të mëlçisë yndyrore joalkoolike . Një studim i kryer nga Kolegji i Bujqësisë, Universiteti i Illinois, ka zbuluar se konsumimi i brokolit mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga kanceri i mëlçisë
Doza e rekomanduar:
-1 kupë, 2-3 herë në javë
- Xhenseni
Xhensen është një barishte medicinale e gjetur në rrënjët e bimës Xhensen Panax. Përmban përbërje të njohura si xhinsenoside që mendohet se janë përgjegjëse për vetitë medicinale. Janë rreth 40 xhinsenoside të pranishme në xhensen. Është zbuluar që ju mbron kundrejt dëmtimit të mëlçisë, toksitetit të mëlçisë, cirrozës dhe mëlçisë yndyrore.
Doza e rekomanduar:
-2 kupa çaj xhensen çdo ditë
- Panxhari
Panxharët përmbajnë antioksidantë të njohur si betalainë. Studiuesit nga “Department of Pharmaceutical Biochemistry, University of Medical Sciences” Poloni, kanë konfirmuar që konsumimi afatgjatë i lëngut të panxharit mund të ndihmojë në reduktimin e dëmtimit të AND-së, dëmtimit të mëlçisë të nxitur nga kancerogjenët.
Doza e rekomanduar:
-1 gotë lëng panxhari çdo ditë
-1 kupë lëng panxhari, 2-3 herë në javë.
- Karrota
Karrotat janë të pasura në antioksidantë, vitamina, minerale dhe fibra dietikë. Shkencëtarët nga “National Institute of Nutrition”, Jamia Osmania, Hyderabad,Indi, ndërmorën një studim duke suplementuar te minjtë lëng karrote për 8 javë. Ata zbuluan që lëngu i karrotës, reduktonte në mënyrë të konsiderueshme DHA-në, trigliceridet dhe nivelet e MUFA (Acidet yndyrore të mono-saturuara) në mëlçi. Kështu që karrota mund t’ju mbrojnë nga mëlçia yndyrore jo-alkoolike dhe toksiciteti i mëlçisë.
-Doza për një mëlçi të shëndetshme
-1 gotë lëng karrote çdo dy ditë.
-1 kupë të karrotës së gatuar çdo 2-3 ditë.
- Perimet jeshile me gjethe
Perimet jeshile me gjethe gjithashtu mund të mbrojnë mëlçinë tuaj nga dëmi oksidativ dhe sëmundje të tjera. Perimet si lakra collard, spinaqi, marule, rrepa jeshile, mustardë jeshile, patate jeshile, spinaq “raketë” etj përmbajnë sasi të mira të vitaminës A,C dhe K, kalcium, antioksidantë dhe përmbajnë veti antiinflamatore. Shkencëtarët në “Auburn University” kanë konfirmuar që konsumimi i perimeve me gjethe jeshile mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mëlçisë yndyrnat dhe CVD.
Doza e rekomanduar:
1-2 kupa me perime jeshile me gjethe në ditë.
- Çaji jeshil
Tashmë dihet që çaji jeshil është një antioksidant i shkëlqyer dhe ka shumë benefite shëndetësore. Polifenolet kryesore që janë përgjegjëse për të gjitha benefitet e çajit janë katekinet. Shkencëtarët kinezë kanë konfirmuar që ata që konsumojnë çajin jeshil kanë një reduktim në rrezikun e kancerit të mëlçisë, sëmundjes së mëlçisë, steatozen e mëlçisë, cirozën e mëlçisë dhe hepatitin.
Për më shumë, studiuesit nga “Isfahan University of Medical Sciences” zhvilluan një test klinik të rastësishëm (double-blind), me placebo të kontrolluar, në pacientët me mëlçi yndyrore jo-alkoolike. Ato morën ose ekstrakt çaji jeshil ose suplement të ekstraktit të çajit jeshil për 12 javë. Pas 12 javësh, u zbulua që ekstrakti i çajit jeshil reduktoi në mënyrë të konsiderueshme enzimat e mëlçisë të lidhura m sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.
Doza e rekomanduar:
2-3 kupa çaj jeshil në ditë
- Shafrani
Shafrani është një rrënjë me pigment të verdhë që përdoret në gatim. Curcumina është një përbërje bioaktive që është përgjegjëse për shumë veti medicinale. Ka veti anti-inflamatore, antioksiduese, antifungale, anti-virale dhe veti anti-bakteriale. Curcumina ndihmon në mbrojtjen e mëlçisë nga sëmundjet e mëlçisë dhe dëmtimet duke reduktuar inflamacionin, duke minimizuar stresin oksidativ dhe duke përmirësuar metabolizmin e lipideve dhe ndjeshmërinë e insulinës. Shkencëtarët nga “Tel-Aviv Sourasky Medical Center”, Izrael, zhvilluan një eksperiment te minjtë me cirozë të mëlçisë të shkaktuar. Atyre ju dhanë suplemente të shafranit për 12 javë dhe në fund të 12 javëve, shkencëtarët zbuluan që vetitë antiinflamatore të shafranit parandaluan zhvillimin e cirozës së mëlçisë te minjtë.
Doza e shafranit:
1-3 g pluhur shafrani/paste në ditë
1.5-3 g rrënjë shafrani në ditë.
400-600 mg të suplementeve të shafranit, 2-3 në ditë.
Tinkturë (1:2)-15-30 pika, 3-4 herë në ditë.
Ekstrakti i lëngjeve (1:1)-30-90 pika në ditë.
9. Avokado
Ky frut ka kaq shumë benefite shëndetësore, dhe mbrojtja e mëlçisë është një prej tyre. Avokadot janë të pasura në yndyrna të shëndetshme që kanë shumë veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese. Meqë mëlçia yndyrore jo-alkoolike shkaktohet nga zgjedhjet e gabuara të stilit të jetesës, vetitë anti-inflamatore dhe anti-oksiduese të avokadove janë tepër beneficiale në parandalimin e saj. Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar që suplementimi i subjekteve të laboratorit me avokado mund të ndikonte në parandalimin e dëmtimit të mëlçisë.
Doza e rekomanduar:
2-5 feta, 2-3 herë në javë
- Limoni
Limoni është një burim i pasur i vitaminës C, e cila është një antioksidant. Studiuesit kanë zbuluar që suplementimi i subjekteve të laboratorit me acid citrik ndihmonte në reduktimin e dëmit oksidativ në mëlçi.
Doza e rekomanduar:
-1/2-1 limon në ditë
- Molla
Shkencëtarët kanë studiuar efektet e produkteve të dehiratuara të mollës në mëlçi dhe nivelet e serumit të lipideve. Pas 3 muajsh u zbulua që produktet e mollës reduktuan në mënyrë të suksesshme serumin dhe nivelet e lipideve në mëlçi. Studiuesit kinezë gjithashtu konfirmuan që polifenolet e mollës luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e rrugëve sinjalizuese inflamatore, duke mbrojtur mëlçinë nga sëmundje të ndryshme të mëlçisë si steatozi hepatike.
Doza e rekomanduar:
1 mollë në ditë
- Vaji i ullirit
Problemi më i zakonshëm i mëlçisë është sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike që vjen nga zgjedhje e pa-shëndetshme të stilit të jetesës. Shkencëtarët kanë zbuluar që njerëzit që konsumojnë vaj ulliri janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve të mëlçisë. Vaji i ullirit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq , nivelet e serumit të triglicerideve, të rrisë ndjeshmërinë e insulinës dhe oksidimin e lipideve. Kështu që duhet të përdorni vaj ulliri për gatim për të mbajtur mëlçinë e shëndetshme.
Doza e rekomanduar:
5-10 lugë gjelle në ditë
- Asparag
Asparagu është një burim i mrekullueshëm i vitaminave A,C,E,K, folat, kolinë dhe mineraleve si kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe fibrave dietikë. Shkencëtarët nga “Jeju National University”, Korea zhvilluan një eksperiment me fidanë të rinj dhe gjethe asparagu dhe zbuluan që ato mund të ndihmojnë në shtypjen e qelizave të hepatomës dhe të reduktojnë speciet reaktive të oksigjenit (ROS) dhe toksinave të tjera të qelizave, siç janë peroksidi i hidrogjenit, etanoli, etj. Kjo konfirmon se gjethet dhe fidanët e asparagut kanë veti mbrojtëse të mëlçisë.
Doza e rekomanduar:
16-32 mg/kg peshë të trupit tuaj në ditë.
- Arrat
Arrat janë të pasura në yndyrna të shëndetshme që kanë veti anti-inflamatore. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që kur dieta e lartë me yndyrë që çonte në kavje me mëlçi yndyrore, suplementoheshin me arrë, ku kjo e fundit ndihmon në reduktimin e triglicerideve hepatike, ulte nivelin e enzimave të përfshirë në homeostazën e mëlçisë, dhe ushtronte presion në gjenet e përfshira në inflamamin hepatik.
Doza e rekomanduar
-7 arra në ditë
- Lakra e kuqe
Lakra e kuqe përmban një sërë antioksidantësh dhe antocianine. Shkencëtarët ushqyen minjtë me një dietë të lartë kolesteroli dhe më pas me 250-500 mg/kg peshë të trupit me lakër të kuqe. Ato zbuluan që ndihmonte në reduktimin e inflamacionit të nxitur nga dieta e pasur me kolesterol dhe mbronte mëlçinë kundrejt toksicitetit.
Doza e rekomanduar:
-1 kupë me lakra një herë në ditë, 2-3 herë në javë
- Grejpfruti
Grejpfruti është një burim i pasur antioksidantësh dhe është zbuluar që fuqizon imunitetin. Shkencëtarët japonezë zhvilluan një eksperiment ku ata ushqyen minjtë e laboratorit me lëng grejpfruti, lëng oroblanco dhe përzierje sheqeri. Pas një jave, minjve ju injektua një pro-carcinogjen. Minjtë që u ushqyen me lëng grejpfruti u zbulua që kishin një shprehje më të shpejtë dhe më shumë aktive të enzimave të mëlçisë që ndihmuan në detoksifikimin hepatik.
Doza e rekomanduar
½- lëng grejpfruti (i sapo-shtrydhur pa sheqer apo ëmbëlsues artificial të shtuar) në ditë.
- Drithëra të plota
Drithërat e plota, të tilla si: amaranth, thekër, elb, oriz kafe, quinoa, etj, janë të pasura me fibra dietike që ndihmojnë në djegien e yndyrës. Gjithashtu mund të mbrojnë edhe kundrejt sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.
- Domatet
Domatet e kuqe më lëng janë gjithashtu të mira për mëlçinë tuaj. Ato përmbajnë sasi të mira të antioksidantëve që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të mëlçisë dhe dëmtimeve si dhe mbrojnë kundrejt kancerit të mëlçisë. Studiuesit injektuan në minjtë e laboratorit carcinogjene dhe një dietë me yndyrë të lartë. Më pas ato ushqyen grupin e testuar me ekstrakt domateje për 6 javë. Minjtë që u ushqyen me ekstrakt domateje treguan më shumë rezistencë kundrejt dëmtimit të mëlçisë dhe ulën nivelet e lipideve dhe kolesterolit, duke konfirmuar që domatet duhet të konsumohen për të reduktuar riskun e dëmtimit të mëlçisë.
Doza e rekomanduar
-1 gotë lëng domateje në ditë
2-3 domate në ditë
- Lulerradhiqe
Lulerradhiqja është një barnë që ka veti anti-reumatike dhe diuretike. Shkencëtarët kanë zbuluar që kur lepujt u ushqyen me lulerradhiqe në një dietë me kolesterol të lartë, aktiviteti i anti-oksidantëve plazmatikë u përmirësua dhe nivelet e lipideve u reduktuan. Kështu që kjo barnë mund të përdoret për të trajtuar problemet e mëlçisë.
Doza e rekomanduar:
-Flisni me doktorin tuaj.
- Lakrat e Brukselit
Lakrat e Brukselit janë të pasura në vitaminë A,K,C , folat dhe minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Studiuesit kanë zbuluar se administrimi oral i lakrave të Brukselit mund të nxisë shprehjen e enzimave metabolizuese të fazës II dhe të zvogëlojë stresin oksidativ.
Doza e rekomanduar:
1/2 -1 kupë, 2-3 herë në javë
Këto janë 20 ushqimet që do të mbajnë mëlçinë tuaj të shëndetshme, larg çdo sëmundjeje, si dhe ndihmon në detoksifikimin e saj. Përfshijini në dietën tuaj të përditshme, që përmirësimi të ndodhë më shpejt se ç’e prisnit!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.