Këshilla & Arsye

March 23, 2018 | 14:21

Nga Anila Kalleshi / Kefiri, antibiotiku natyral

Kefiri, i njohur dhe si kërpudha Tibetiane është një pije e dendur me qumësht, e cila përbëhet nga acidi karbonik dhe alkooli etilik. Origjina e kefirit është nga Tibeti. Ai mund të bëhet nga qumështi i lopës, deles ose i dhisë, duke vendosur këtë kërpudhë brenda, që është në simbiozë nga bakteret e acidit laktik, streptokokëve, mikrokokëve dhe kërpudhave, të cilat lihen një ose dy ditë.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Kështu qumështi fermentohet. Temperatura optimale është nga 10°C deri në 25°C. Përmbajtja e alkoolit është nga 0,2°C do maksimum 2°C. Yndyra dhe proteina varet nga lloji i qumështit të përdorur. Kefiri ka shije të thartë. Kefiri përmban mikroorganizma si: acid laktik dhe kërpudha. Përbërësit që dalin pas fermentimit janë acidi karbonik dhe alkooli etilik. Ka lëndë ushqyese si: proteina dhe polisaharide (sheqerna), Vitaminën A, B1, B2, B6, B 12, D dhe niacinën, si dhe mineralet: kalcium, kid dhe hekur.

Efektet shëndetësore

Kefiri rregullon tensionin e gjakut, vepron si antibiotik, forcon sistemin imunitar dhe shëron shqetësimet në lukth e zorrë etj. Ky produkt konsiderohet edhe si dietik, për shkak të përbërjes së ulët të kalorive. Shumë njerëz e pinë atë në mbrëmje. Ata që janë të shqetësuar për formën trupore mund ta konsumojnë para fjetjes, duke pirë një gotë kefir.

Ai normalizon aktivitetin e lukthit dhe zorrëve, ka efekte të dobishme në sistemin nervor dhe metabolizëm, ul rrezikun ndaj kancerit dhe shumë përfitime të tjera. Kefiri përmban deri në 22 lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille. Te foshnjat, kefiri ka aftësi për të normalizuar mikroflorën, duke ndikuar kështu pozitivisht në procesin e tretjes. Për këtë, rekomandohet që kefiri të përfshihet në dietë edhe kur ju merrni barna. Barnat eliminohen më shpejt dhe efektet anësore të tyre reduktohen.

Kefiri është i dobishëm edhe për njerëzit, të cilët kanë alergji ose vuajnë nga disbioza (çrregullim i florës së baktereve). Falë vetive të tij antimikrobike, kefiri është i dobishëm te rastet e sëmundjeve infektive të traktit gastrointestinal. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata të cilët kanë aciditet të ulët gastrik. Kefiri ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi dhe parandalon rritjen e mikrobeve patogjene.

Pas helmimit me ushqim, kefiri është një shtesë e vlefshme në dietën tuaj ditore. Kefiri po ashtu forcon imunitetin. Rekomandohet të pihet një gotë kefir në ditë esëll, gjatë epidemisë së SARS-it (sëmundje e mushkërisë) ose influencës (gripit). Aftësia për t’u rikuperuar pas ndonjë sëmundje po ashtu është karakteristikë për këtë produkt. Kefiri është një prej pijeve më të popullarizuara dhe favorite të femrave. E para dobi e kefirit janë vetitë e tij dietike.

Rekomandohet te konsumohet i freskët para kohës së gjumit. Është dëshmuar se kalciumi në kefir është shumë më lehtë të tretet kur një person është në gjumë, dhe kështu dobitë e tij shtohen. E dyta, ai ka aftësi për të larguar dhimbjen e kokës gjatë menstruacioneve dhe menopauzës. Dhe përfundimisht, eliminon përzierjet gjatë shtatzënisë. Për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular, kefiri mund të ndihmojë lehtësimin e barrës së muskulit të zemrës.

Efektet anësore të kefirit janë të pakrahasueshme me vetitë e dobishme të tij. Meqë ky është një produkt i fermentuar i qumështit, kefiri është e qartë se mund të jetë i dëmshëm për njerëzit me aciditet të lartë në lukth. Kefiri po ashtu është i kundërindikuar te pankreatiti dhe ulcera peptike. Kefiri nuk rekomandohet të pihet kur keni fryrje në lukth dhe diarre. Kjo pije po ashtu është e ndaluar te fëmijët nën moshën tetëmuajshe.

Ndonjëherë, kefiri mund të veprojë si sedativ. Pirja e saj para provimeve dhe ngjarjeve të rëndësishme nuk është e mirë. Ai mund të reduktojë aftësinë e trupit tuaj për të reaguar dhe për t’u përqendruar.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top