Këndi i të rinjve

November 1, 2018 | 8:05

Nga Anthi Gjoka: Rritja e kriminalistikës vitet e fundit, Tirana, Durrësi dhe Vlora tre qytetet problematike

Kriminalistika është shkenca që merret me përpunimin në bazë të ligjit procedural penal të metodave e mjeteve teknike dhe të rekomandimeve metodike për kërkimin, gjetjen dhe fiksimin e gjithashtu vlerësimin e provave me qëllim, zbulimin, hetimin dhe parandalimin e veprave penale.

Anthi Gjoka, studente në degën e "Psikologjisë"

Anthi Gjoka, studente në degën e “Psikologjisë”

Por si është rritur numri gjatë viteve të fundit. Sipas INSTAT, kriminalistika për vitin 2018 është rritur me 50% më shumë vrasje me dashje. Mund të themi se numri i vrasjeve me dashje në vendin tonë është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Pavarësisht nga specifikat që lexuat, secila prej mënyrave të realizimit të vrasjeve, në çdo rast para njësisë së verifikimit të vendit të ngjarjes shtohen disa probleme permanente për t’u zgjidhur që nga përcaktimi i vendit, kohës e mjeteve të përdorura, deri tek motivet e krimit.

skene

Tirana, Durrësi dhe Vlora janë tre qytetet ku ndeshet krimi më i ashpër. Statistikat janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë në raportin e saj vjetor ku detajohen shifrat e krimeve nga viti 2012 deri në vitin 2017. Nëse do të analizojmë llojin e veprave penale që konsumohen dhe për të cilat gjykatat japin vendim përfundimtar, nga tabela e Ministrisë së Drejtësisë krimin më të ashpër e ndeshim në rrethet: Durrës, Tiranë, dhe Vlorë ku në raportin krime-kundërvajtje kemi p.sh: në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje, pra 63% janë krime; në rrethin e Tiranës nga 3,485 çështje të gjykuara, 1,987 janë për krime dhe 1,498 kundërvajtje, pra 53% janë krime, ndërsa në rrethin Vlorës nga 782 çështje të gjykuara, 433 janë gjykuar për krime dhe 349 për kundërvajtje ose 51% e tyre janë krime.

Për fat të keq ky është një fenomen, i cili ka ekzistuar dhe do të ekzistojë ndër vite, por shteti duhet të ndërmarrë disa hapa për zbehjen e elementëve të kriminalitetit, gjë e cila do të evidentohet në kohët në vijim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top