Mirëqenie

November 1, 2018 | 9:06

7 kurat natyrale më të fuqishme kundër stresit

Stresi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj ngjarjeve që na bëjnë të ndihemi të kërcënuar ose na prishin balancën. Kur kemi ndjesinë e rrezikut, e vërtetë apo imagjinare qoftë kjo, reagimi mbrojtës i trupit është i shpejtë dhe manifestohet në reagimin “lufto ose ik ose ngri në vend”. Ky proces quhet Stress Response (reagim ndaj stresit).

Si reagon trupi ndaj stresit?

Kur kaloni një rrezik, sistemi juaj nervor përgjigjet me lëshimin e një fluksi hormonesh stresi përfshirë këtu adrenalinën dhe kortizolin. Zemra rreh më shpejt, muskujt tendosen, presioni i gjakut rritet, frymëmarrja shpejtohet dhe personi bëhet më i mprehtë. Këto ndryshime fizike rrisin fuqinë tuaj dhe qëndrueshmërinë, shpejtojnë shumë kohën e reagimit dhe përmirësojnë fokusin duke ju përgatitur për të luftuar ose ikur në varësi të llojit të rrezikut.

Por, çfarë mund të bëni për ta trajtuar stresin, pa qenë nevoja e përdorimit të medikamenteve farmaceutike?

Ekspertët e gazetës së “Super Shëndetit” kanë përgatitur materialin me teknikat qetësuese, bimë dhe ushqime…

  1. Borzilok

Borziloku është një barishte shumë e dashur qetësuese që është e njohur gjerësisht në rrethet shkencore për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe punon si një agjent natyror kundër stresit. Megjithatë, jo shumë e dinë se çfarë ilaçi natyral i mrekullueshëm antistres është.

Substancat kimike kryesore të pranishëm në borzilok janë acid oleanolic, acid ursolic, acid rosmarinic, eugenol, carvacrol, linalool, elemene, dhe germacrene. Këto kimikate janë përgjegjëse për aktivitetin e tij të fuqishëm antioksidues, antibakterial dhe antiviral. Ai gjithashtu rrit imunitetin. Duke qenë një barishte adaptogenic (e pershtatshme në proçeset trupore), ajo rrit përgjigjen natyrore të trupit ndaj stresit fizik dhe emocional.

Plus, ai ndihmon trupin të funksionojë si duhet gjatë kohëve të stresit dhe e pastron nga toksinat. Sipas një studimi të vitit 2006 të botuar në Journal of Ethnopharmacology, borziloku krijon mbrojtje ndaj ndryshimeve kronike të stresit, nëpërmjet efektit të tij kryesor.

Përtypni 10 deri në 12 gjethe të freskëta, dy herë në ditë.

– Ju mund të pini edhe një filxhan çaji me borzilok për të reduktuar stresin. Për të bërë çaj, vendosni 1 lugë gjelle borzilok të freskët në një gotë me ujë të valuar. Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 5 minuta. Kullojeni, shtoni pak mjaltë të papërpunuar dhe pijeni çajin ngadalë.

  1. Kripa Epsom (Aromatike)

Kripa Epsom që gjendet kudo në shitje në supermarketet shqiptare, është një ilaç tjetër i dobishëm dhe efektiv që ju ndihmon të qetësoheni kur jeni nën stres. Stresi shkakton nivele të ulëta të magnezit në trup dhe rrit nivelet e adrenalinës. Kripa Epsom ka përmbajtje të lartë magnezi, i cili ndihmon në përmirësimin edhe shtimin e humorit dhe në uljen e nivelit të adrenalinës.

Kur përdoret në banjot e ngrohta, ajo lehtëson dhimbjen e muskujve dhe ka aftësi çlodhëse për trupin dhe mendjen. Sulfati i magnezit absorbohet nga trupi juaj kur zhyteni në një banjë të ngrohtë me kripë Epsom. Kjo, nga ana tjetër, ndihmon në zvogëlimin e stresit, nxit relaksimin dhe lehtëson ankthin, nervozizmin, pagjumësinë dhe ritmet anormale të zemrës.

– Shtoni 1 filxhan kripë Epsom dhe disa pika vaji esencial aromatik në një vaskë me ujë të ngrohtë. Trazojeni tërësisht, derisa granulat e kripës të treten në ujë. Zhytni trupin tuaj në këtë ujë për 20 minuta. Ju mund të shijoni këtë dush qetësues 2 ose 3 herë në javë.

  1. Çaj kamomili

Kamomili është një barishte e dobishme për reduktimin e stresit, akthit, panikut, gjumit etj. Natyra e saj lehtësuese dhe relaksuese ka efekt qetësues në sistemin nervor qendror. Ndihmon në relaksimin e muskujve, lehtësimin e ankthit dhe ndihmon për një gjumë më të mirë.

Një studim i bërë në vitin 2007 tregoi se individët të cilëve iu dhanë pelte të ngrohtë me kamomil kishin rezultate më të larta të ndjesisë së relaksimit, ndjeshmëri më të mirë të gjumit në krahasim me ata persona të cilëve iu dha pelte pa kamomil.

– Ju mund të pini deri në 4 gota çaj kamomil në ditë për të luftuar stresin. Për të bërë çaj, shtoni dy lugë çaji kamomil të thatë në një gotë me ujë të nxehtë. Mbuloje dhe lëreni për 10 minuta. Kullojeni, shtoni mjaltë organik sipas shijes dhe pijeni.

– Ju gjithashtu mund të shtoni lule të freskëta kamomili ose disa pika vaj esencial kamomili në një vaskë me ujë të ngrohtë dhe të zhyteni për të qetësuar nervat. Ju mund ta merrni këtë barishte edhe në formë suplementi. Konsultohuni me mjekun tuaj për dozimin e duhur.

  1. Çaj jeshil

Ju gjithashtu mund të largoni stresni tuaj me një filxhan çaj jeshil. Çaji jeshil është një produkt i pasur me disa polifenole. Çaji jeshil është i pasur me lloje unike të catechins. Gjithashtu përmban L-Theanine, një aminoacid që ndihmon prodhimin e valëve të trurit alfa, zvogëlon stresin, nxit relaksimin dhe përmirëson fokusin dhe vigjilencën mendore.

Përveç kësaj, ky aminoacid luan një rol esencial në zhvillimin e acidit gama-aminobutirik (GABA), një neurotransmetues që nxit relaksimin.

– Shtoni 2 lugë çaji jeshil në një gotë me ujë të nxehtë. Mbulojeni dhe e lini të veprojë për 5 minuta. Kullojeni dhe shtoni pak lëng limoni të freskët dhe mjaltë natyral. Ju mund të pini 2 deri në 3 gota çaji jeshil në ditë për të zvogëluar stresin.

  1. Frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë

Frymëmarrja e ngadalshme dhe e thellë mund t’ju ndihmojë të qetësoheni në një situatë stresuese. Me frymëmarrje të thellë, ju dërgoni një mesazh në tru për t’u qetësuar dhe relaksuar, dhe pastaj truri ia komunikon këtë pjesës tjetër të trupit. Me frymëmarrjen të thellë, futet më shumë oksigjen në trup, duke krijuar një efekt qetësues në mendjen dhe trupin tuaj.

Në fakt, 15 deri në 30 minuta, frymëmarrje e ngadalshme dhe e thellë çdo ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e stresit. Një studim i botuar në vitin 2009 në Journal of Alternative and Complementary Medicine tregoi për mënyrën se si vepronte frymëmarrja e shpejtë dhe e ngadaltë në pacientët me hipertension dhe të stresuar.

Pacientët me një teknikë të ngadaltë dhe të thellë të frymëmarrjes kishin përmirësime më efektive, se ata me teknik të shpejtë të frymëmarrjes. Përmirësimi i reagimit simpatik dhe parasimpatik mund të jetë mekanizmi i mundshëm me të cilin kjo ndodh. Mund të të ndihmojë të mendosh më mire, që të mund të përballosh stresin në mënyrë më efikase.

– Kur jeni nën stres, uluni ose shtrihuni në një vend të qetë dhe të rehatshëm. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë përmes hundës tuaj dhe numëroni deri në pesë. Mbajeni frymën tuaj për 5 sekonda, pastaj nxirreni ngadalë po për 5 sekonda. Përsëriteni 5 ose 6 herë, ose derisa të qetësoheni dhe të ndiheni të relaksuar.

– Një metodë tjetër është të nxirrni të gjithë ajrin dhe të mbani frymën në fund të për pesë sekonda. Pastaj lërini mushkëritë të thithin përsëri oksigjen. Kjo metodë rrit sistemin nervor parasimpatik dhe shkarkon sistemin nervor simpatik. Ju mund ta praktikoni këtë metodë kudo.

  1. Vitamina B

Për të parandaluar stresin dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj, filloni të merrni vitaminë B. Ky grup përfshin të gjitha tetë vitaminat B – B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12 që nxisin funksionimin e duhur të trurit dhe sistemit nervor, përmirësojnë humorin, luftojnë stresin dhe lodhjen.

Stresi nxit nevoja të mëdha fiziologjike në trup. Periudhat e zgjatura të stresit çojnë në rritjen e aktivitetit metabolik. Ushqimi jo i shëndetshëm mund t’i bëjë gjërat më keq nëse jeni të stresuar. Në fakt, mungesa e vitaminës B në trup mund të shkaktojë nervozizëm, depresion dhe apati. Pra, kur jeni nën stres, hani më shumë ushqime të pasura me vitamina B.

– Ushqime të pasura me vitaminë B përfshijnë fara, fasule, bizele, kikirikë, spinaq, kale, melasë të zezë, avokado, patate, banane, bishtajore, vezë dhe produkte qumështi. Në mesin e bimëve të tjera që ndihmojnë për të larguar stresin dhe për të qetësuar ankthin, janë lule limoni, livando, murrizi, apo passiflora (lule pasioni).

  1. Çaji antinervoz me kamomil dhe lule bliri që e përdorin vetë mjekët

Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor. Çaji i blirit ka ndikim minimal në nivelet hormonale, por i jep trurit dhe trupit shplodhjen e merituar.

POR, nëse e kombinoni me kamomilin, efekti kundër problemeve që lidhen me nervozizmin, stresin, ankthin etj, është tejet i madh. Të dyja këto bimë së bashku bëjnë fuqinë e shërimit!

Kamomil + lule bliri. Si ta përgatisni çajin qetësues?

Për të përgatitur këtë çaj qetësues duhen vetëm 5 gram kamomil dhe 5 gram bli. Derdhni ujë të nxehtë mbi lulet e thata dhe lëreni për 10 minuta. Nuk është e nevojshme që të shtoni sheqer. Në qoftë se ju dëshironi, mund ta ëmbëlsoni atë me një lugë gjelle mjaltë. Ideale është ta pini çajin qetësues në mbrëmje, pak para se të shkoni në shtrat.

Këshilla shtesë për të reduktuar stresin

– Kufizoni përdorimin e internetit dhe të telefonit tuaj në mënyrë që të kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë tuaj.

– Flini gjumë mjaftueshëm. Gjumi është një ndërhyrje natyrore kundër stresit.

– Dilni çdo ditë shëtitje për 30 minuta, 5 herë në javë.

– Hani ushqime të shëndetshme si drithërat dhe proteinat për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të luftuar stresin.

– Përfshini më shumë ushqime të vitaminës C në dietën tuaj. Vitamina C ndihmon që nivelet e hormoneve të stresit të kthehen në normale.

– Aromatherapy gjithashtu mund të sigurojë lehtësim nga stresi duke përmirësuar gjendjen tuaj, reduktimin e ankthit dhe duke ndihmuar fokusimin dhe përqendrim.

– Merruni me një hobi qetësues si thurje, duke punuar në puzzles, duke lexuar ose duke kënduar për të jetuar jetën tuaj pa stres.

– Bëni një pushim herë pas here. Një udhëtim ose një fundjavë e gjatë relaksuese pa axhendë të ngjeshur mund t’ju rifreskoni.

– Ju gjithashtu mund të merrni shtojca të vitaminës B.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top