Mirëqenie

August 25, 2020 | 8:10

Nga Antonela Rama / Edhe pushimet lodhin… Si të ribëhesh për punë

Pasi keni kaluar pushime plotësisht të merituara, ku epiqendra ka qenë qetësia absolute, dëshironi që këto pushime të zgjasin në një periudhë kohore pa afat. Pushimet i referohen periudhës më të rëndësishme dhe të dobishme për gjithësecilin prej nesh, sepse mundësojnë “riforcimin” e energjive dhe akumulimit të mendimeve të reja për t’u integruar më lehtë në mjedisin e punës. Nevoja për t’u përshtatur është më e rëndësishme se kurrë.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Por të rikthehesh në punë mund të jetë një sfidë pas një sezoni pushimesh qetësuese ose argëtuese. Sekreti për ta mbajtur atë qetësi dhe shkëlqim edhe pas pushimeve lidhet me këshillat e vlefshme që duhet të arrini për një rindërtim menaxhues pas rikthimit në rutinën e duhur të punës.

  1. Organizohuni

Detyra më e thjeshtë është vijëzimi i situatave që do ta bëjë pjesën tjetër të javës më të lehtë, por gjithashtu do të ndiheni në mbështetjen e plotë të motivimit ndaj përkushtimit ideal në punë. Organizimi i drejtimit të përpiktë, sjell produktivitetin e kërkuar prej kohësh.

  1. Përpiquni të ndryshoni rutinën e vjetër

Duhet të bëni një tranzicion të qetë për një rikthim në përkushtimin e mëtejshëm të punës. Aktivizoni gjërat që i keni lënë përgjysmë ose nxitni lëvizje të reja për ndryshim, të cilat i keni menduar më herët.

  1. Jepini hapësirë vetes të riktheheni në normalitet

Ndryshimet pas një periudhe kohore të caktuar do t’ju bëjnë më të qëndrueshëm për përballjet e lëvizjeve të kërkuara prej jush. Mendoni për ndryshimin e përcaktuar që tregon konceptimin e sekretit të miratuar për përpjekjet e vazhdueshme, për t’ia dalë mbanë. Kjo do të ishte arritja më e madhe për vendosjen e normalitetit të nevojshëm. Padyshim, përputhja e duhur duhet të ekzistojë midis “luftës së brendshme” dhe përcaktimit të akumuluar të mendimit.

  1. JO rikthimit të menjëhershëm në punë

Përqëndrohuni, duke i dhënë kohë mendjes tuaj për t’u përshtatur. Të kthehesh në punë pas pushimeve është e pashmangshme, mendime të tilla nuk e mobilizojnë situatën. Si fillim, duhet të qetësohemi për të “forcuar” më shumë veprimet dhe sjelljen duke riaktivizuar ndryshimin që kemi ideuar gjithmonë, i cili mund të na përshtatet.

  1. Përshtatuni me ndryshimin e rutinës

Krijoni një model për ta bërë atë të funksionojë, duke vendosur një kohë të planifikuar për të fjetur apo për t’u zgjuar, në mënyrë që disiplina juaj të përmirësohet. Vendosini trupit një ritëm për të mos treguar mungesë kreativiteti.

  1. Bëhu aktiv

Një mendje aktive do të zhvendoset lehtësisht për të marrë pjesë në aktivitetet e zyrës. Filloni të punoni gradualisht, duke mos treguar vështirësi për veten tuaj. Çdo gjë do kohën e vet, që ta gjeni veten duke e bërë punën me lehtësi dhe zgjimi nuk do të jetë sfidues.

  1. Bëni diçka pas punës

Aktivitetet e ndryshme që do përgatisni apo do të merrni pjesë, do krijojnë një fazë për një vit të suksesshëm të ekuilibrit të punës dhe jetës. Referojuni mundësive të reja për ndryshimin e merituar. Gjithçka ju përket juve!

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top