Këshilla & Arsye

February 16, 2018 | 7:55

Nga Antonela Rama: Mposhtni paragjykimet!

 

Të paragjykosh një individ tjetër pa e njohur fillimisht atë, paraqet një problem shumë të madh në raportet shoqërore. Në fakt, nëse ka një gjë më të pranishme në jetën tonë, janë paragjykimet.

Antonela Rama, psikologe klinike

Antonela Rama, psikologe klinike

Nëse duam të jemi të ndershëm me veten, duhet ta pranojmë se thellë brenda nesh të gjithë ushqejmë sadopak paragjykime në forma të ndryshme.

Paragjykimet vijnë nga një gjykim paraprak ende i pashqyrtuar, në lidhje me një çështje, ngjarje, fenomen, individ dhe shoqëri. Fillimisht paragjykimi duhet pranuar si ves, i cili duhet të luftohet brenda personalitetit, para se ai të bëhet pjesë e sjelljes dhe kulturës sonë.

paragjykimRruga për eliminimin e këtij vesi padyshim që nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica. Mirëpo, çdo rrugë e gjatë fillon me një hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për të arritur në cakun e dëshiruar, ajo mbaron.

Hapi i parë dhe vendimtar në këtë rrugë është që njeriu të pranojë betejën me veten e tij dhe pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij. Pra njeriu duhet të ndërtojë qëndrime dhe të marrë vendime duke u bazuar në arsyen përkundër emocioneve dhe epshit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top