Këshilla & Arsye

September 26, 2018 | 14:53

Nga Antonela Rama: Shkolla, faktor social në personalitetin e nxënësit!

Shkolla paraqitet si një faktor social me rëndësi të madhe në zhvillimin e personalitetit. Me hyrjen e fëmijës në shkollë rrënjoset e zhvillohet sistematikisht procesi i zhvillimit intelektual, emocional dhe social që e ka fillesën në familje.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Nëpërmjet shkollës shoqëria (makromjedisi) synon të zhvillojë tek fëmijët ato cilësi që konsiderohen të vlefshme e të dobishme për të, si dhe pengon cilësitë të konsideruara negative.

Falë mësimit, edukimit dhe arsimimit, shoqëria përpiqet të formojë tek fëmijët botëkuptime të caktuara shoqërore.

Tiparet njerëzore të personalitetit dhe organizimi i tyre në tërësi të një qenie të veçantë dhe humane, zhvillohen dhe formohen nën ndikimin që ushtrojnë faktorët shoqëror ose social të mjedisit të individit.

1Faktorët kanë strukturë të ndërlikuar dhe shtrirje të gjerë ndikuese në qenien e porsalindur biologjike të njeriut.

Ndër këta faktorë dallohen: familja, edukata dhe arsimi shkollor, shkalla e zhvillimit kulturor të mjedisit të zhvillimit të fëmijës, sistemi ekonomik e shoqëror ku zhvillohet individi, etj. 

Në kuadrin e ndërlikuar të këtyre faktorëve duhet përmendur posaçërisht rëndësia e pozitës së individit në shoqëri dhe të rolit të tij në zhvillimin e raporteve shoqërore dhe të vetes së tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top