Në fokus

March 27, 2018 | 13:22

Nga Anxhela Peza / Akrepat e orës në cilësinë e jetës

Njeriu sipas këndvështrimit tim ka tri shtylla kryesore në jetë. Po i marr sipas etapave të moshës. I pari është profesioni, e dyta martesa, i treti prindërimi. Këto tri shtylla përcaktojnë zhvillimin e identitetit, vetëvlerësimin, objektivat e vetë jetës lidhen me këto tri dimensione.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Kur tri shtyllat kryesore në jetë nuk kanë suksesin e duhur apo vetë individi nuk është i kënaqur nga arritjet, sjell mendime se etapat e jetës nuk janë zhvilluar sipas pritshmërive. Pendesa, koha që nuk kthehet pas, ajo që ka ndodhur nuk zhbëhet më. Vazhdimësia rrjedh në varësi të karakterit optimist a pesimist qoftë. Akrepat e orës vijojnë dhe njeriu pëson ndryshime fizike, psikologjike dhe sjellore.

A jemi bujarë ne shqiptarët me kohën, e shpenzojmë atë si duhet?

Gjëja e parë që ne mund të na vijë në mendje për sa i përket kohës, do të nxitonim duke thënë: Ah ne shqiptarët, vetëm në kafe e shpenzojmë kohën. Shumicën e shikon më shumë se tre herë në kafen e lagjes, tek loto sporti dhe në parukeri, edhe pse nuk do kujdesesh për veten tënde mund të qëndrosh aty për të bërë muhabet e thashetheme. Kur kalojmë në moshën e pjekurisë, kuptojmë se e kemi humbur kohën në gjëra fare të pa rëndësishme dhe të padobishme për ne. Ekziston një fenomen shpesh i pakuptueshëm në ndjesi e mendime.

Ja të sjell një shembull: Kur kalojmë gjithmonë një kohë të bukur, koha na duket se kalon shpejt; ndërsa kur jemi të mërzitur, bëhemi të paduruar që akrepat e orës nuk lëvizin. Në momentin kur ky fenomen mund të bëhet interesant, nga një këndvështrim psikologjik, është rasti i pushimeve. Kur marrim një periudhë relaksi dhe dëfrimi, koha fluturon dhe aty ku nuk e pret koha e kthimit do të ketë ardhur. Më pas, kur mendojmë për ditët e pushimeve, na duket sikur kemi qenë larg për një kohë shumë të gjatë. Ky fenomen njihet si paradoksi i pushimeve. Ky lloj fenomeni ka qenë objekt studimi i shumë specialisteve të psikologjisë.

Sa kohë humbasin dhe si ta racionalizojmë dhe shfrytëzojmë më mirë kohën tonë?

Nëse ne kemi dëshirën e mirë për të ndryshuar, do konsideroja të udhës, rikthimin e vëmendjes nga vetvetja e t’i zbulojmë të mirat që i kemi secili prej nesh. Pikat tona të forta nëse nuk i vëmë në zbatim, atëherë ato do të zhduken apo do shndërrohen në gjëra të pavlefshme, të cilat ia zënë frymën e kënaqësisë jetës sonë, po të mendojmë fare pak se sa kohë e shpenzojmë pa kurrfarë dobie. Për shkak të shumë arsyeve, mjaft gjëra nuk sjellin dobi për të cilat lobohet pafund.

Ja, vërtet sporti ka shumë dobi, por marrja me të në mënyrë ekstreme në palestra dhe në natyrë, në qendra dobësimi dhe transformime trupore etj, nganjëherë kupton se ky vrap i lumturisë është më shumë i acaruar sesa i dobishëm. Nga ana tjetër nuk ka fare kohë për përpjekjet që ta mirëmbajmë shpirtin e mendjen tonë me dije, për t’u bërë ballë sa më njerëzisht sfidave jetësore, me një koncept të ri e qasje bashkëkohore.

Psikogia Claudia Hammond në konferencën “British Psycological Society” në Londër është e bindur që edhe nëse ndërpritet rutina e përditshme, koha do të na duket se kalon shumë shpejt. Duke ndryshuar zakonet, i lejojmë trurit tonë që ta perceptojë ndryshe kalimin e kohës, duke bërë që gjithçka mos t’ju duket stresuese.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top