Studim

March 27, 2018 | 13:37

Portokallet dhe specat ndihmojnë kundër kancerit të mushkërive

Një substancë që gjendet te portokalli, kungulli dhe specat e kuq mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga kanceri i mushkërive. Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Cancer Prevention Research’, pigmenti beta-criptoxantina (BCX), redukton rritjen e tumorit të mushkërive.

Një dozë e përditshme, e barabartë me konsumin e një speci ose dy mandarinave, është sasia e duhur për të parandaluar këtë sëmundje. Rezultatet janë konfirmuar nga testet e bëra në qeliza tumorale. Çdo vit shtohen rastet e personave me këtë sëmundje, ku një ndër shkaktarët është duhanpirja. Nikotina edhe pse nuk konsiderohet si shkaktarja e drejtpërdrejtë e kancerit, mund të ndikojë në rritjen e tij. Studiuesit e ‘Tufts University’ në Massachusetts, kanë hedhur një hipotezë se karotenoidi BCX, përgjegjës i ngjyrave të verdha, portokalli dhe të kuqe, mund të pakësojë rritjen e qelizave tumorale.

Për ta verifikuar teorinë e tyre studiuesit i kanë injektuar dy grupeve minjsh çdo ditë, një agjent kancerogjen derivues të nikotinës, por grupit të dytë i kanë dhënë edhe një dozë të përditshme me BCX. Rezultatet kanë treguar një ulje prej 52-63% në përhapjen e tumorit të mushkërive në grupin e dytë të minjve.

Përgatiti: Manjola Ereqi / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top