Këshilla & Arsye

March 3, 2018 | 9:04

Nga Anxhela Peza / Krizat e Adoleshentëve

KRIZA NORMALE. Papritur evidentohet, dëshira për të qenë të pavarur, zgjedhin të rrinë të vetëm në dhomën e tyre, dhe dhoma e ndenjes i bezdis. Adoleshentët përjetojnë ndjesinë e të ndjerit mjaft të fuqishëm dhe vështirësinë e ndjekjeve të rregullave, limiteve, kufijve të vendosura nga të rriturit. Në këtë fazë të jetës, adoleshenti është i ndikuar nga ndjesia e re për të vënë veten në provë dhe shpeshherë ndodhet në situata vlerësimi të gabuara për sa i përket rreziqeve.

Mbizotëron ndjesia e të diferencuarit nga familja, e të bashkuarit me bashkëmoshatarët e të pëlqyerit të tjerëve, e mos qenit inferior. Ajo që vihet re është një lëkundje, nga njëra anë ndjesia e plotfuqishmërisë dhe nga ana tjetër ndjesia e vështirësive për të përballuar problemet e jetës, lëkundje mbi nënvlerësim. Pikërisht në këto raste, figurat prindërore dhe të rriturit e tjerë vendosen në provë koherence apo besueshmërie. Emocionet që përjetohen në këtë periudhë, pikërisht me marrëdhëniet me të rriturit, janë ato negative si: ankthi, frika, mostoleranca, inati.

KRIZA PATOLOGJIKE. Simptomat specifike që zgjaten në kohë si: fobitë, varësitë, çrregullimet e të ngrënë, akte vetëvrasjeje dhe tentativa për t’i bërë keq dikujt. Ndërkohë kthehen në patologji edhe mënyrat për t’u ndjerë sa më shpejt i rritur nëpërmjet drogave. Rreziku në këto raste përmbahet edhe nga fakti që konsumohen në grup (ndjehet i përshtatur) edhe ulin nivelin e vetëdijshmërisë së varësisë, asnjë nga këta të rinj që konsumojnë drogë nuk e quajnë veten të varur. Janë shumë të rëndësishëm edhe ato raste kur adoleshenti e shpreh dhimbjen nëpërmjet trupit, duke bllokuar rritjen, duke mos ndjerë, duke u izoluar.

Adoleshenca është periudha ku identiteti vendoset më shumë në situata zgjedhjeje. Nuk ndjehet më fëmijë, por nuk ndjehet akoma i rritur, mund të zhvillohet në shumë mënyra, është e rëndësishme prania e prindërve në këtë fazë. Roli prindëror nuk mund të vazhdojë më ai i mëparshmi, por duhet të modelohet në bazë të shprehjes së nevojave që jo gjithmonë adoleshentët i tregojnë me fjalë.

Këshillë: Nëse perceptoni vështirësi me raportin me fëmijën tuaj në moshën e adoleshencës kërkoni ndihmën e një psikologu, sigurohuni që ka përvojë me adoleshentët dhe kontaktojeni, sepse këshillimi në këtë fazë ka një ndikim të menjëhershëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top