Mirëqenie

August 24, 2017 | 14:45

Nga Armand Bajrami: Musa, balerini gjerman që bën art për fëmijët e shurdhër (VIDEO)

Ky është Musa, balerin profesionist gjerman. Bir i dy prindërve të shurdhër. Në botën e internetit, identifikohej me emrin e artit “CODA”. Njeriu më interesant që hasa gjatë pushimeve më Antalia.

Armand Bajrami, gazetar media "Panorama"

Armand Bajrami, gazetar media “Panorama”

Musa pranoi lutjen time për të ndjekur performancën e tij fantastike, teksa i jepte instruksione hip-hop dance, mikut të tij turk, Borrak. Edhe ky, jo më pak i talentuar, por që kërcimin e kishte pasion. Pista e tyre e ushtrimit ishte hapësira e mbetur lirë në fushën me bar anë pishinës, nga zhvendosja e dy shezlongëve.

 

I zhdërvjellët dhe harmonik. Çdo goditje ritmi e dalë nga një pajisjeje hi-tech (mrrokëll tip boksi që lidhet me wireless me telefonin, që s’ia di emrin) përkthehej në një lëvizje të trupit të tij.

mandi-dhe-musaMusa kishte grupin e tij të kërcimit dhe po ashtu jepte mësim për studentë të rinj. “Na prenotojnë për të marrë pjesë në shfaqje të ndryshme në Gjermani”, tha. Ne bëjmë festën, ata japin paratë”.

Më kritikoi pse unë nuk isha ushtruar më tepër për të mësuar ca nga ato teknikat e “brake dance”, aq të dëshiruara nga unë në adoleshencë, po kurrë të mësuara. “Mua nuk më pëlqen, por ti s’ke pse heq dorë. Nuk ka rëndësi mosha”. Borrak, ndryshe nga unë që i ndiqja për kënaqësi, përpinte çdo lëvizje të tij.

I kalonin stafetën njëri-tjetrit. Unë shkëmbeja bisedë me atë që ishte në pushim.

CODA nuk ishte një emër i rastësishëm, por perifrazim në lidhje me fëmijët e shurdhër.

Misioni i Musas

I rritur nga dy të shurdhë, ai ia dedikonte artin e tij fëmijëve të lindur me probleme me dëgjimin. Si? Me një ide brilante. Musa kishte nisur të bënte klipe tepër argëtuese, ku ai, përveçse kërcente nën tingujt e këngëve të njohura, rrëfente me gjuhën e shenjave tekstin e këngëve.

Ishte aq krenar për këtë. Si mos ishte?! Një 23 vjeçar i dhimbsur, i ndjeshëm për të mbushur zemra njerëzish ndryshe prej tij. I mbrujtur me dashurinë e prindërve që s’i kanë dëgjuar të qarën. I bënte pushimet me ta. Për ta.

Nuk donte, mund t’i lexoje në sy dritën që u fekste teksa komunikonin me shenja me të.

http://<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/LiHDdBOon5E” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top