Lifestyle

June 20, 2018 | 9:00

Nga Armira Lazaj: Vera 2018 rikthen fuqinë e viteve ’80-të tek çantat

Përgjatë verës ‘18 trendi nën diell do të ketë një emër: vjollcë.

Tendenca e këtij viti, e cila e ka burimin nga vitet ’80, është pikërisht vjollca dhe sidomos nuanca e livandos.

Armira Lazaj, konsulente marketingu, pedagoge, trajnere

Armira Lazaj, konsulente marketingu, pedagoge, trajnere

Me të gjitha nuancat e saj, ngjyra vjollcë është konfirmuar edhe nga ekspertët e Pantone-s si ngjyra më e parezistueshme!

Stili veshjeve që do dominojnë ditët e nxehta të kësaj stine janë fustane të gjata me vija, pantallona të gjata dhe gjera, që kombinohen me bluzat me këtë temë. Këtë verë gjithashtu kostumet e banjës “in” rikthejnë fuqinë e viteve ‘80, ku do dominojnë truporet!

Çantat e stinës, kovë, çantat e shpinës box bag!

canta

Çantat kovë

Pas disa vitesh, këto çanta janë rishfaqur në krye të listës së modeleve më të dëshiruara. Ajo që na pëlqen më së shumti nga këto çanta është fakti se ato janë praktike dhe mund t’i përdorim në shumë variante, gjithashtu ato na japin dhe një pamje elegante.

Çantat e shpinës

shpine

Nga lëkura deri te materialet e lëmuar ose me detaje të punuara, do t’i mbajnë në shpinë nga mëngjesi deri në mbrëmje, madje edhe në zyrë. Me ngjyra të forta dhe në variantet me ngjyra pastel, çantat e shpinës ose backpack do të janë të pandashme dhe njëkohësisht komode për sezonin verë 2018-të.

Çantat e vogla box bag do te jenë më të preferuarat për mbrëmjet. 

Këto çanta të vogla me forma gjeometrike, qoftë për t’u mbajtur në dorë apo me rrip supi, do të jenë zgjedhja e duhur për të qenë edhe më në modë duke ju bërë shoqëri jo vetëm gjatë mbrëmjes, por edhe gjatë gjithë ditës.

Syzet e diellit, detaj i rëndësishëm për të plotësuar pamjen tonë.

Dominojnë ato të stilit aviator, por ka vend dhe për format katrore, cat-eye, dhe varianti romantik i fluturës, si dhe të rrumbullakëtat për një stil të parezistueshëm vintage.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top