Të gjithë ne herë pas here pyesim veten se cilat janë ato kritere që duhet të zotërojmë për të patur një personalitet të qëndrueshëm dhe një karakter të fortë me qëllim, ngritjen e rrugëve të karrierës si dhe të formimit vetjak. Padyshim se komponentët janë të ndryshëm dhe faktorë të tillë, si mjedisi adekuat ku rritemi, arsimimi, edukimi familjar por edhe karakteri individual, ndikojnë thelbësisht në personalitetin që do të ndërtojmë në të ardhmen.
Gjithashtu shumë të rëndësishme janë edhe ngjarje të caktuara në jetë të cilat na formësojnë por edhe elementë të tillë si, stili i jetesës, niveli ekonomik, koncepte psikologjike të cilat lënë gjurmë të thella në psikozën e secilit. Gjithsesi ato që mbeten të pa ndryshuara, janë elementët e moralit dhe etikës të cilat formësojnë personin që ne do te jemi në të ardhmen, tendenca ndërpersonale për të bërë apo jo kompromise me normat dhe vlerat morale, kjo përbën në vetvete integritetin personal. Padyshim se integriteti lidhet shumë me rrethanat në të cilat edukohe – mi, familja përbën themelin kryesor, e cila edukon dhe jep shembullin e parë ku fëm – ijët mbështesin sistemin e vlerave që do të ndërtojnë për të ardhmen. Shpesh herë prindërit e kanë të vështirë të kuptojnë se nga është burimi i sjelljes apo formës së karakterit që fëmija merr, duke harruar se edukimi nuk lidhet vetëm me mesazhet që ne përpiqemi të japim me fjalë por mbi të gjitha me sjelljen dhe veprimet tona. Fëm – ijët janë pasqyra më e pastër e sjelljes, ata reflektojnë elementët negativë dhe pozi – tivë, por edhe psikozat dhe pasiguritë më të mëdha. Gjithçka reflektohet, lë gjurmë dhe krijon personin i cili do të jetë një aset ose jo nesër në shoqëri. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është sistemi i vlerave që individi krijon dhe mbi të cilat ai bazohet. Në këtë qasje ndikon shumë vendi në të cilin jetojmë dhe punojmë, sesa respektohen ligjet dhe rendi i normave morale.
Gjithashtu rendi ligjvënës dhe ligjzbatues, sistemi arsimor dhe instancat e tjera edukuese, ndikojnë në sistemin e vlerave, të arsimimit dhe edukimit. Anomalitë që prodhohen nga këto institucione por edhe nga kultura e përgjithshme shoqërore gjenerojnë mod – ele që të rinjtë priren t’i ndjekin, kjo duke sjellë një kosto të menjëhershme në kon – ceptin e integritetit personal. Ndonjëherë vetë mjedisi shoqëror apo institucional bëhet kultivuesi i modeleve pa integritet dhe shpesh ndikon në heqjen dorë nga disa vlera me qëllim hapjen e rrugës për tek suksesi.
Gjithashtu shumë i rëndësishëm është edhe niveli ekonomik, i cili ndikon edhe tek niveli i arsimimit, sa më e varfër një shoqëri, aq më pak e arsimuar, aq më e prirur për kompromise të vogla. Varësia me pushtetin rritet, korrupsioni është më i thellë, hierarkia e Maslow-t bëhet edhe më e lidhur me aspektin e mbi – jetesës, ndaj edhe të gjithë janë të prirur të shkelin normat me qëllim mbijetesën apo mirëqenien ekonomike. Në këtë optikë, integriteti ndërpersonal nuk është një element që lidhet vetëm me formimin dhe qëllimin e mirë që se – cili nga ne ka për të ndërtuar një figurë të pastër dhe për të qenë sa më brenda normave morale, por mbi të gjitha lidhet me rrethanat e jetesës, punës dhe edukimit.
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.184, muaji Tetor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.