FB

March 3, 2023 | 9:10

Nga Arsejda Gjyli / Rëndësia e lëvizjeve të reja sociale në ndryshimet e rendit shoqëror dhe reformimit institucional

Revolucionet shoqërore kanë ardhur si pasojë e lëvizjeve të reja sociale të cilat kërkojnë mbivendosje vlerash dhe parimesh, mbi disa vlera aktuale shoqërore, politike apo kulturore. Përplasje të tilla shpesh kanë përmbysur rende të caktuara shoqërore për të prodhuar risi dhe koncepte të reja, lëvizje, institucione apo parti politike të reja.

Nga Arsejda Gjyli, Lektore në Shkencat Politike, Analiste

Ajo çfarë ndodh në rastet e partive politike të tilla si Partia e Gjelbër e cila mbështet parimin e mbrojtjes së mjedisit, bie ndesh me ideologjitë e partive klasike të majta apo të djathta. E njëjta gjë vlen edhe për ato organizata që mbrojnë të drejtat e target grupeve të tilla si LGBTI+, të cilat bien ndesh me parimet themelore shoqërore të mbështetura tek tradicionalizmi dhe struktura e familjes si njësia bazë në shoqëri. Në këtë kontekst theksojmë se ndryshimet institucionale apo strukturore të themelimit të organizmave të rinj jo tradicionalë, duhet të vijnë prej nevojave shoqërore që dalin në pah si pasojë e lëvizjeve të reja sociale.

Mungesa e përfaqësimit të këtyre grupimeve sjell nevojën për institucione apo instanca të reja. Në vendin tonë është e dukshme se ndryshimet nuk vijnë si pasojë e lëvizjeve të reja sociale apo ndonjë revolucioni kulturor, shoqëror apo politik. Konceptet revolucionare janë tërësisht të zhvlerësuara dhe në shumicën e rasteve të keqpërdorura në funksion të tjetërsimit të kauzave publike. Në këto realitete, konceptimi i një idealisti shndërrohet në atë të një plëngprishësi, duke e njësuar atë me lëvizje të cilat synojnë vetëm arritjen e posteve personale, përdorimin e fondeve publike përmes projekteve të cilat nuk sjellin oucom-e reale.

screenshot-2023-03-02-143631

Trajta që merr idealizmi apo revolucioni mbetet në kuadrin e një utopie e cila me vitet veçse thellohet dhe nuk sjell rezultate të prekshme. Ajo çfarë pritet në vitet në vijim është revolucioni kulturor, i cili nuk ka në themel të tij vetëm dimensionin zhbërës me të cilin do ti qaset shoqërisë por mbështetet tek perspektiva e ndryshimit dhe daljes në pah të lëvizjeve të reja sociale.

Këto lëvizje sjellin përplasje shoqërore duke realizuar gradualisht reformimin e plotë social, emancipimin kulturor si dhe zhbërjen e disa koncepteve në funksion të zhvillimit dhe demokratizimit. Mbi të gjitha vlen të theksohet se ky është një proces i domosdoshëm për ndërtimin e ndërgjegjes qytetare dhe reagueshmërisë publike, të cilat bëhen pararendëse të përfaqësimit më të denjë të interesave shoqërore dhe ndryshimit të cilësisë së jetës së çdo qytetari.

 

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top