Mirëqenie

February 8, 2017 | 10:30

Nga Besarta Taçi / Identiteti seksual

Seksualiteti njerëzor duhet konsideruar pjesë e pashmangshme e kontekstit global ku artikulohet personaliteti, atë që specialistët e quajnë: aspektet bio-psiko-sociale. Sot, në kohën ku të gjithë ne jetojmë, jemi në dijeni se identiteti ynë nuk mund të përkufizohet me sferën gjenetike dhe biologjike. Ai prek aspekte që kanë të bëjnë me pasqyrimin e raporteve me tjetrin dhe me kontekstin social më të gjerë.

 

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Qenia njerëzore hyn në periudhën aktive të seksualitetit gjatë fazës së pubertetit, e cila mundëson biologjikisht riprodhimin. Në këtë fazë tepër delikate, adoleshenti mundohet të ndërtojë identitetin e tij, arsye kjo pse seksualiteti merr rëndësi themelore për personalitetin e tij në zhvillim. Edhe pse njeriu quhet seksualisht aktiv që nga shfaqja e parë e spermatozoideve te meshkujt dhe menarka (mestruacionet e para) te femrat, njeriu lind si qenie seksuale nga dita e parë e jetës së tij. Ai emërohet si mashkull apo femër nga prindërit dhe rrethi shoqëror.

seksPër të kuptuar më mirë ndërthurjen dhe zhvillimin e identitetit seksual, është e rëndësishme të bëhet një përcaktim, i cili gjendet edhe në Manualin e Psikiatrisë (Gilberti, Rossi 2004) ku artikulohet seksualiteti në katër faktorë psikoseksualë: identiteti seksual, identiteti gjinor, orientimi seksual, sjellja seksuale). Ne vijmë në këtë botë bashkë me seksin biologjik falë një organizimi kromozomik gjatë muajve të parë të embrionit.

 

Lindim femër ose mashkull, në raste të rralla mund të lindim me organe gjenitale femërore dhe mashkullore (hemafroditë) dhe një rast në 13.000 mund të lindim me organe gjenitale të jashtme femërore dhe të brendshme mashkullore (Sindroma e Morris). Perceptohet që nga këto pak shembuj, vështirësia dhe kompleksiteti i argumentit, përtej kësaj, identiteti gjinor i përket perceptimit intim të çdo personi, mënyra sesi një fëmijë identifikohet zakonisht që në moshën dy-trevjeçare. Fëmija në bazë të organeve gjenitale, mënyra sesi e trajtojnë prindërit (si mashkull apo si femër) dhe sesi krijon lojën me bashkëmoshatarët, ndihet dhe percepton që i përket grupit femëror apo atij mashkullor.

seksRoli gjinor (mënyrë e cila ne presim të tjerët të sillen me ne në bazë të anëtarësimit gjinor) është një aspekt tjetër i rëndësishëm në formimin e identitetit. Personat janë fortësisht të orientuar nga roli i tyre gjinor, mënyra sesi një mashkull apo një femër duhet të sillen, janë pjesë e trasmetuar e kontekstit kulturor ku jetojnë. Roli femëror dhe mashkullor orientojnë sjelljen e njerëzve brenda një komuniteti. Bashkë me këtë aspekt janë të lidhura edhe sjelljet seksuale femërore dhe mashkullore, të cilat lejohen apo ndalohen në një kontekst. Roli gjinor është perceptimi që sjellja ime i përket apo jo anëtarësimit gjinor, të cilit unë i përkas. Në shoqërinë tonë tolerohet më shumë që një femër të sillet si “djalë” dhe më pak që një mashkull të ketë sjellje “femërore”. Ekzistojnë raste ku mënyra se si unë perceptohem brenda vetes sime në intimitet (seksi psikologjik) nuk përkon me organet e mia gjenitale (seksin biologjik) dhe me mënyren sesi të tjerët më identifikojnë (roli gjinor) rastet ku dëshira për të qenë pjesë e gjinisë tjetër manifestohet që në moshën 3-4 vjeçare (Transeksualizmi). Kur fëmija/adoleshenti shpreh faktin që dëshiron fortësisht të jetë femër, ndjen që gjithçka që do të bëjë i përket universit femëror edhe pse ka lindur mashkull, flasim për transeksualizmin mashkull drejt femër. Nëse kjo situatë verifikohet te femrat quhet Transeksualizëm femër drejt mashkull. Pjesë e identitetit seksual është edhe orientimi seksual, tërheqja seksuale dhe emocionale drejt një individi të seksit të ndryshëm (heteroseksualiteti), i njëjtit seks (homoseksualiteti) ose edhe të dy  palëve (biseksualiteti). Jo të gjithë personat, të cilët kanë një tërheqje homoseksuale ose biseksuale arrijnë të kenë edhe sjellje seksuale aktive. Në disa raste kjo mbetet pjesë e fantazive erotike. Identiteti seksual është një aspekt shumë faktorësh, i cili formohet në pjesën më të madhe nga lindja deri në moshën 3-4-vjeçare.

Nuk mjafton biologjia për të orientuar dentitetin. Nevojitet një ndërthurje harmonike e geneve, dëshirës, perceptimit, identitetit psikologjik dhe aspekteve sociale dhe kulturore. Aty ku këto aspekte nuk gjejnë harmoni, lëkundet personaliteti dhe shëndeti psikik i personit. Prandaj, le të jemi pak më të kuptueshëm me personat të cilët po përjetojnë situata tranzicioni të vështira.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top