Dëshmi

June 18, 2022 | 8:30

Nga Denada Toçe / Ndërhyrjet e vjehërrisë më kanë prishur ekuilibrin familjar

Historia ime është e gjatë, por po i bie shkurt. Jam nënë e dy fëmijëve si drita. I vogli pa bërë muajin akoma. Zoti më ka bekuar me vërtet me fëmijët, por ndihem shumë keq nga anët e tjera. Jetojmë dhe me vjehrrin dhe vjehrrën. Asnjëherë nuk më kanë respektuar, që kur kam hyrë në këtë shtëpi. Janë shumë stresues, ndërhyjnë në të gjitha gjërat, dhe aty ku nuk u takon…

Nga Denada Toçe, psikologe këshillimi

Me këto u mësova, por kanë filluar shtyjnë dhe burrin që mos të më pyesë për asgjë. Gjatë një debati për hiç gjë me rëndësi, më ka goditur në sy të vjehrrit. Nuk e di sa keq dhe sa poshtë jam ndjerë në atë moment. Nuk më harrohet, nuk më hiqet nga mendja. Si mund ta bëj këtë thashë, kur i kam thënë se për çdo gjë merremi vesh bashkë, jo në sy të të tjerëve, aq më keq ai veprim që bëri. Nga stresi po më ikën edhe qumështi. As përkrahje nuk kam, nuk e di si të veproj.

Më vjen keq për këtë situatë të krijuar. Në bashkëjetesë, qoftë edhe sikur të mos ishin vjehrri apo vjehrra juaj, situata bëhet e tensionuar. Familjet do të duhet të jetojnë më vete për të krijuar zakonet dhe kulturën e tyre. Duhet pranuar se edhe pse ne vijmë nga zakone familjare të caktuara, në çift ato marrin një formë bashkëpunuese. Për sa kohë do të ketë disonancë konfliktesh kulturore, do të ketë edhe debate të cilat fatkeqësisht shpesh kalojnë edhe në dhunë.

Për të mos shkuar kaq larg, do të duhet të mendoni të zhvendoseni në një banesë tuajën. Meqenëse sapo ju ka ardhur bebi në jetë dhe ai është prioritet në këtë pikë, mendojeni të kërkoni ndihmë, nga nëna ose motra juaj dhe qëndroni për një kohë pranë tyre deri sa të ndërmerrni një vendim të dy me bashkëshortin. Kjo periudhë është pak delikate, duke marrë parasysh se jeni edhe nën stresin postpartum. Do të duhet të respektoni ciklin hormonal, fiziologjik dhe psikologjik të kësaj periudhe. Për ju është një situatë krejt e re dhe si e këtillë meriton vëmendje të madhe.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 168

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top