Psikofakt

January 25, 2020 | 8:10

Nga Denisa Daka: Parlamenti i nxënësve, zëri që nuk u dëgjua kurrë!

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Para pak kohësh, Ministria e Arsimit na bëri me dije se ish krijuar “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbente si forum, ku do të dëgjohej zëri i nxënësve aty e jo vetëm…

Në fakt kurrë më parë arsimi nuk ka qenë në nivele kaq të ulëta, edukimi i mirëfilltë gjithashtu. Këto mjedise shkollore i ka mbuluar terri e padija, apatia e bullizmi, ndërsa nxënia është në nivele të pakonsiderueshme.
Asnjë diskutim për të drejtat, detyrimet, librin, edukatën qytetare, seksuale, prirjet, pasionet a veçantitë që lidhin e ndajnë secilin mes tyre. Në asnjë rast përgjatë këtyre 30 viteve nuk u iniciua një takim a forum i hapur ku prindërit, nxënësit e mësuesit, me pjesëmarrjen e ministres së arsimit posaçërisht, të diskutonin bashkërisht dhjetra probleme në radhë të një sistemi arsimor që çalon dita-ditës.
Sfida e fëmijëve tanë nuk është e nuk mund të jetë përfshirja në parlamentin që u përket atyre tashmë, në rast të kundërt gracka për t’u futur në ullitë e pushtetit do të ishte një tjetër kurth për secilin prej tyre.
Në një shoqëri ku kryelajm është krimi, droga a politika, dëmi kundra tyre posaçërisht është i pamatshëm e i pallogaritshëm, e këtë të fundit s’ka parlament fëmijësh që e ndreq paskëtaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top