Mirëqenie

January 22, 2018 | 13:10

Nga Donila Pipa / E ardhmja e Evropës, dimensioni social: punë dhe jetë më e mirë si qytetarë europianë

Qëllimi i këti shkrimi është që të ndihmojë çdo lexues, studiues, jurist apo individ, që të njohë sa më mirë ecurinë dhe të ardhmen e familjes europiane. Kemi të bëjmë kështu me një analizë të një europe sociale në aspektin europian, i cili shërben si model edhe për Shqipërinë, e cila është në proces për t’u hapur negociatat me Bashkimin Europian. Në këtë mënyrë, mund të ulet papunësia, emigrimi apo rritja e kushteve dhe cilësisë së jetesës, etj.

PhD.Donila PIPA

PhD.Donila PIPA

Pavarësisht faktit që Europa u krijua nga aspekti ekonomik, sot Europa sociale është plotësuese dhe e rëndësishme për daljen nga kriza që ndodhet sot Bashkimi Europian.

Sot individi lëviz për të punuar, studiuar apo edhe udhëtuar në hapësirën europiane, duke qenë kështu i lirë të zgjedhin vendin e qëndrimit, të punojë në një vend tjetër përveç vendit të origjinës. Në këtë botë globale, në këtë mënyrë punësimi dhe emigrimi kanë një rëndësi të madhe, për një shtet, ekonomi apo për një individ, duke u konsideruar dy elemente të rëndësishëm të një shoqërie.

 

Punësimi lidhet me një të drejtë themelore të çdo njeriu për të punuar sipas profilit dhe tregut të punës. Ndërsa migrimi lidhet me dëshirën e njeriut për të kërkuar një jetesë dhe një punësim më të mirë. Njerëzit sot guxojnë, rrezikojnë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, të kërkojnë diçka, një jetesë më të mirë, më cilësore, sesa kushtet apo mundësitë që iu jep vendi i origjinës. Kështu që sot Europa duhet të zgjohet, pasi mbyllja apo pengesat e kufijve nuk e ulin papunësinë, as emigrimin, as azilkërkuesit.

Sot Europa ka nevojë për një tjetër vizion, duke marrë si model vizionin e baballarëve të krijimit, të ndërtimit europian, pra një Europë të bashkuar, ku shtetasit e saj të ndihen të pa diskriminuar në puënsim, në pasjen e mundësive për një jetesë më të mirë si qytetar europian.

Vetëm nëpërmjet integrimit social, mundësive për të pasur një punë, pavarësisht shtetësisë, mund të sjellë kështu vazhdimësinë e Europës së plakur. Një pagë e mirë e bën individin më të lumtur, rrit zhvillimin, ul emigrimin e paligjshëm etj. Duhet theksuar kështu që duhen politika sociale në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim që të ulet papunësia, të ulet numri i emigrimit të paligjshëm apo edhe e korrupsionit. Papunësia sot nuk është vetëm një problem ekonomik, por në radhë të parë një problem social. Të papunët janë kontingjent i prirë për të bërë krime, prostitucion, por dhe për gjithë fenomenet e tjera negative. Është kjo arsyeja që ulja e papunësisë, duke shtuar prodhimin kombëtar, është detyrë për çdo qeveri edhe në kushtet e ekonomisë të tregu. Në të njëjtën kohë duhet të respektohet kontrata e punës me qëllim që të ulet informaliteti, duke  bërë të mundur punësimin sidomos të të rinjve dhe gërshetimin me brezin e vjetër pavarësisht shtetësisë apo etnisë.

Por, sot kemi nevojë për më shumë rregulla, për një mentalitet ndryshe, për të kuptuar vlerën e jetës, të shtetit dhe të individit,  marrëdhëniet e punës në këtë botë globale, sepse puna është thelbi i jetës dhe mundësi ekzistence në jetën e çdo njeriu apo familjeje kudo që ndodhet në rruzullin tokësor.

Do ta mbyllja këtë artikull me thënien e Ajshtanit, duke bërë që kufijtë, barrierat të ndalen, pasi të gjithë njerëzit emigrojnë, punojnë, rrezikojnë, sepse duan të kenë një jetë më të mirë, për veten dhe familjen e tyre:

Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për të aplikuar. Ndërmjet të gjitha pyetjeve të formularit ekzistonte dhe një pyetje se: “Cilës race i përkisni?” dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top