- Marrëveshja Schengen
Hapësira Schengen përbën një territor ku është garantuar liria e qarkullimit të personave. Marrëveshja Shengen u nënshkrua më datën 14 qershor 1985, e cila u bazua në negociatat midis 5 shteteve si Franca, Gjermania, Luxemburgu, Belgjika dhe Holanda, në lokalitetin Shengen, që ndodhej në Luxemburg, të cilat morën vendimin të hiqnin në mënyrë graduale kontrollet në kufijtë e përbashkët midis tyre.
5 vite më vonë u nënshkrua Konventa për implementimin e Marrëveshjes Schengen, në datën 19 qershor 1990. Konventa përcaktonte mënyrat se si shtetet do të bashkëpunojnë për të eliminuar kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe për të siguruar një siguri më të mirë për kufijtë e jashtëm. Kështu, kjo marrëveshje synonte të krijonte mes vendeve anëtare një zonë ku shtetasit e këtyre vendeve të lëviznin lirisht pa iu nënshtruar kontrolleve kufitare. Në momentin që hyri në fuqi në vitin 1995, konventa eliminonte kontrollet e brendshme të shteteve anëtare dhe zëvendësimin me një kufi të jashtëm ku kontrollet zhvilloheshin sipas një set/grup rregullash të qarta.
Me nënshkrimin e Traktatit të Amsterdamit më datën 2 tetor 1997, i cili hyri në fuqi më datën 1 maji1999, u bë e mundur futja nëpërmjet një protokolli, e Acquis Shengen si pjesë e legjislacionit komunitar. Gjithashtu u vendosën rregulla të përbashkëta në fushën e vizave, migrimit, azilit, në lidhje me bashkëpunimin policor, juridik apo edhe doganor. Por mund të nënvizojmë që në fillim acquis-ul Schengen nuk ka qenë pjesë e kuadrit ligjit komunitar.
Bashkimi Europian përbën një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie. Në qoftë se i referohemi nenit 67 të TFBE, ish-neni 61 i TKE, vëmë re që ai garanton heqjen e kontrolleve të brendshëm për personat dhe përcakton një politikë të përbashkët për azilin, imigracionin dhe kontrollin e kufijve të jashtëm, mbështetur në solidaritetin midis shteteve anëtare, që të jetë një e drejtë kundrejt shtetasve të vendeve të treta.
2. Lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë në hapësirën Schengen
Neni 216din TFBE përcakton mundësinë që ka Bashkimi Europian për të lidhur marrëveshje me vendet e treta dhe BE, ndërsa neni 217, specifikon që mund të lidhin midis tyre edhe marrëveshje asocimi. Shtetasit e disa shteteve me të cilat Bashkimi Europian ka lidhur marrëveshje asocimi, stabilizimi, bashkëpunimi, partneritete apo lloje të tjera marrëveshjesh, përfitojnë nga një trajtim të barabartë në disa aspekte, por nuk kanë të drejta të plota në trajtim të barabartë sikundër shtetasit e bashkimit europian. Këto marrëveshje asocimi dhe bashkëpunimi nuk krijojnë një të drejtë e të drejtpërdrejtë për shtetasit e këtyre shteteve për të hyrë dhe për të punuar në Bashkimin Europian.
Por, shtetasit e këtyre shteteve të cilët punojnë në mënyrë të ligjshme në një vend të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, kanë të drejtë për të pasur barazi në trajtim dhe të drejta të njëjta që lidhen me kushtet e punës sikundër shtetasit e vendeve anëtare respektive.
Shtetasve shqiptarë me arritjen e liberalizimit të vizave u jepet e drejta të lëvizin lirisht në hapësirën Schengen. Por, duhet theksuar se kjo lloj lëvizjeje ka disa ndryshime thelbësore nga lëvizja e lirë në kuadrin e BE së, sepse shtetasve të shteteve anëtare u njihet e drejta e qarkullimit lirisht, të kërkojnë punë në një shtet anëtar dhe të qëndrojnë aty, sipas rregullave të atij vendi.
Shtetasve shqiptarë u njihet e drejta për të qarkulluar dhe për të qëndruar në një shtet të hapësirës Shengen për një afat më të gjatë se 90 ditë brenda 180 ditëve, por jo të punojnë dhe të kërkojnë azil gjatë kësaj kohe në shtetin anëtar të BE-së. Nëse ky afat tejkalohet, atëherë autoritetet përkatëse të shtetit anëtar mund të ndërmarrin sanksionin e kthimit dhe heqjes së hyrjes në territorin e shtetit për pesë vjet.
Por, përpara se shtetasit shqiptarë të hyjnë në territorin e një shteti anëtar për të punuar, duhet të jenë të pajisur me një vizë hyrëse punësimi. Procedura e kërkesës për lejë për punësim dhe konfirmimi i saj nga organet kompetente bëhet nga punëdhënësi , i cili supozohet se nuk ka dijeni për personin fizik që kërkon të punësojë. Shtetasit shqiptarë punësohen në një vend të Shengenit vetëm sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin e brendshëm të atij shteti për punësimin e të huajve. Nëse afati 90 ditor apo afati i përcaktuar në vizën e hyrjes ka përfunduar, atëherë shtetasi është i detyruar të kthehet në shtetin e origjinës, Shqipëri), përndryshe rrezikon të kthehet në një emigrant të paligjshëm.
3. A mundet të punësohen punonjësit shqiptarë në hapësirën Schengen?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetja analiza jonë merr për bazë nenet përkatëse të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që flasin për mosdiskriminimin për shkak të kombësisë së shtetasve shqiptarë, në rastin kur punojnë në një vend anëtar të Bashkimit Europian si punonjës të ligjshëm, por në të njëjtën kohë duke qenë se shtetasit shqiptarë nuk kanë të njëjtat të drejta punësimi dhe qëndrimi në BE sikundër shtetasit e vendeve anëtare të bashkimit europian, penalizime për ta dhe personat që i punësojnë në mënyrë të paligjshme këta shtetas. Kjo gjë rregullohet nëpërmjet një direktive, si një ndër burimet e të drejtës europiane siç është në këtë rast direktiva 2009/52. Kjo direktive ndalon punësimin e personave të vendeve të treta siç është dhe rasti i Shqipërisë për të punuar në një vend të shteteve anëtare të BE në mënyrë të paligjshme. Në këtë rast direktiva përcakton penalizime financiare, penale për ata punëdhënës që punësojnë një emigrant/punonjës në mënyrë të paligjshme.
4. Marrëveshja e stabilizim asocimit
MSA është akti kryesor, i cili konturon detyrimet e Shqipërisë drejt integrimit europian, e lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe BE nga ana tjetër, u nënshkrua në vitin 2006 dhe hyri në fuqi më 1 prill 2009.
Titulli i MSA flet për lëvizjen e lirë të punonjësve në kapitullin e parë, të përcaktuar në nenin 46/48, për punonjësit shqiptarë, të cilët janë punësuar ligjërisht në territorin e një shteti anëtar të BE, dhe nuk diskriminohen në bazë të kombësisë, përsa i përket kushteve të punës, shpërblimeve, apo shkarktimit nga puna në krahasim me shtetasit e shtetit anëtar.
Po kështu, trajtim të akorduar përfitojnë edhe bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët rezidentë të ligjshëm të një punonjësi të punësuar ligjërisht në territorin e një shteti anëtar. Duhet theksuar që edhe Shqipëria u akordon të njëjtin trajtim punonjësve të cilët janë shtetas të një shteti anëtar dhe janë ligjërisht të punësuar në territorin e saj, ashtu si edhe bashkëshortit/bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre që janë rezidentë të ligjshëm.
Pra për personat që janë të punësuar ligjërisht në vende anëtare të BE dhe për familjarët e tyre. MSA përcakton jo vetëm mundësi, por edhe lehtësira dhe përmirësime, duke u marrë në konsideratë, kështu situata e tregut të punës të këtyre shtete anëtare të familjes europiane.
MSA përcakton në të njëjtën kohë edhe një Këshill, që quhet Këshilli i Stabilizim Asocimit, i cili duhet të përmirësojë dhe të gjejë mundësi lehtësimi për të përmirësuar të drejtat e punonjës vetëpunësuar në mënyrë të ligjshme në vendet anëtare, të përfshijë lehtësira në aspektin e trajnimeve profesionale.
Bashkimi Europian është dinamik, por në të njëjtën kohë procesi i integrimit duhet të jetë i orientuar për të garantuar dhe promovuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Le të shpresojmë që jo vetëm Bashkimi Europian të gjejë vizionin e baballarëve të familjes europiane, ku ka rëndësi të jetë një Europë e qytetarëve, por edhe Shqipëria të plotësojë kushtet që të bëhet pjesë e familjes europiane.
Europa nuk ka nevojë të vërë kufij, të mos menaxhojë krizën e emigrantëve, por Europa duhet ta shikojë sukses hapësirën Schengen, duke e bërë Europën më sociale, më solidare, pasi në një botë globale, çdo problem i emigracionit, pengesave dhe vënies së kufijve është një kthim mbrapa, dhe një dështim i hapësirës Schengen.
Europa nuk mund të ecë përpara individualiste, me barriera, e izoluar ndonjëherë, por një Europë në diversitet, sepse bashkimi bën fuqinë!
Konkluzione
“Në një familje bashkohen të gjithë kur ka një furtunë, ndihmojnë të gjithë për të hequr pemët e rrëzuara, ujin nga qilari apo rregullimin e shtëpisë. E pra të dashur europianë, bashkimi bën fuqinë, rikthimi i besimit bëhet vetëm duke besuar tek ajo familje dhe këta fëmijë, duke përballuar së bashku furtunat dhe jo duke vënë kufizime apo barriera.
Mbase Europës i mungon një ushtri, sistem i përbashkët efektiv policor që t’i bëjë ballë sulmeve terroriste, kriminalitetit apo sistemi i saj i sigurisë është akoma i papërgatitur në lidhje me krizën ku ajo ndodhet, apo duhen disa persona që të kenë vizionin e baballarëve të krijimit të familjes evropiane, që dëshironin “shtetet e bashkuar të Europës”, një Europë në diversitet dhe jo një Europë të frikësuar dhe individualiste, ku çdo shtet mendon që po u izolua, vuri barriera dhe mund t’i shpëtojë terrorizmit!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.