Mirëqenie

October 23, 2018 | 21:44

Nga Dorina Hoxha: Gjyshes time malluar / A thua të jenë të gjitha nënat si ti?!

 

Sa shumë më ka marrë malli për ty o nënokja ime! Sa dritë larg je me mua sonte? Sonte do të doja të ta mbështesja kokën në prehrin tënd edhe të qaja me dënese, ti do të m’i kuptoje arsyet dhe si një pemë e lashtë do më mbuloje me hijen tënde prej së mirës.

Dorina Hoxha, publiciste

Dorina Hoxha, publiciste

Shpejt po afron një mot i ftohtë, aq ftohtë sa më kujton ikjen tënde dy vjet më parë.

Ti je krahëhapur në çdo kohë për mua, më dhemb më shumë të kuptoj se krahët e tu të tejdukshëm ende qëndrojnë për mua të ngritur në erën që më rreh fytyrën.

Koha marshon pa ndalim dhe mua më krijohet perceptimi që më ke shkuar vite dritë larg edhe nuk të gjej dot në kujtesën time, edhe pse ti ishe më e freskët dhimbje, koha qenka një vrasëse e pamëshirshme e kujtimeve ose… ose unë nuk kam një kujtesë të mirë që të t’i ruaja fjalët. Ah, edhe atë shikim të përmalluar sa herë vështroje.

Kohë që kalon pa na pyetur, e malli më shtohet për ty sa herë shikoj gjyshet e të tjerëve. Sa herë shikoj një të moshuar, nuk e di përse fytyra jote e dëlirë më ringjallet në imazhin e të gjithë gjysheve që më shfaqen rastësisht në rrugë, urban apo ekran.

1

Një shteg që më sjell tek ty tani është trishtimi, sa herë që mallet më shtresëzohen e nuk di ku ta gjej atë prehrin tënd, strukem në heshtje duke të të kujtuar dhe më duket sikur rigjej paqen.

Nënokja ime sa aromë të mirë vjen prej varrit tënd, është aroma mirësisë që më le në kujtime. Nënokja ime ti ishe më e freskët dhimbje, e tani po bëhesh e vjetër ashtu si babi, ashtu si nënokja tjetër, ashtu si të afërmit e tjerë që shkuan dikur. Ti po bëhesh si ato në kujtesën time dhe unë krejt e pafuqishme.

Kur vitet shkurtohen njeriu maturohet prej dhimbjes dhe bëhet më njerëzore, ti ishe shumë njerëzore nënokja ime, më kujtohet që ishe shumë mikpritëse dhe bujare. Nënokja ime, ti i doje njerëzit dhe doje gjithnjë të qëndroje e rrethuar prej tyre. Një herë më kujtohesh teksa të puthja duart e me trishtim merakoseshe për të ardhmen time, nuk e di përse të shqetësonte kaq shumë ky fakt e nuk kishte herë që ta lexoja në sy merakun të më lije vetëm. Nënokja ime më duhet me patjetër ai prehër për ta hequr mallin e për të thënë se sonte nuk kam qenë vetëm, ja, tani po të shkruaj me aq mall, por t’i ke rënë në një gjumë të thellë e nuk më përgjigjesh…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top