Pika referimi

February 6, 2017 | 8:39

Nga Dorina Hoxha / Hijet pas hekurave

Kantieri përball dritares së dhomës kishte nisur punën në mëngjesin e herët, aq sa britmat e komandave që lëshonin punëtorët brenda tij, të krijonin perceptimin e një mesdite të vrullshme pune. Përtej dritareve, skulpturat e bardha qëndronin stoike, heshtja e ngurtë thyej nga vinçi që kryente zhvendosjen e tyre.

Nga Dorina HOXHA Publiciste

Nga Dorina HOXHA Publiciste

Skulpturat janë mendimi i ngurtësuar i njeriut, transmetojnë një liri të pakapërcyeshme. Një “engjëll” sipas përfytyrimit njerëzor, ngrihej disa metra në formën e një skulpture në ngjyrë ari dhe përkarshi saj, unë, një statujë njerëzore e lëvizshme.

“Muaji shkurt shkurton udhët”, sipas proverbit të vjetër popullor. Unë ndodhesha si çdo mëngjes në pragun “e shpresës së thyer”, aty ku hynin e dilnin njerëz të përvuajtur, të cilët kërkonin ndihmë sociale. Varfëria i vuloset në pamje të varfrit, dhe në zemër, një arsye e përkulshme ndaj çdo gjykimi.

Kisha shkruar deri më sot, artikuj nëpër gazeta për tragjeditë familjare, për dhunën brenda familjes, plagën më të madhe sociale që ka vënë familjen shqiptare në një stanjacion moral, psikologjik dhe ekonomik.

 

Dramat familjare që shqiptarët i përjetojnë çdo ditë, i dëgjojnë nëpër media dhe në fund të vjen ndërmend një retorikë fishtjane:

A jemi kund gjallë?!…

Mirëmëngjes!

– Sapo kam ndal nga institucioni i dënimit!

Edhe heshtja mban frymë…

Kisha shkruar dhjetëra artikuj për krimin brenda familjes. Ishte e para herë që një “dramë sociale” më përshëndeste jashtë hekurave, qetësisht dhe me një zë të vendosur, por me një tingull të çuditshëm që të linte të nënkuptoje se kishte vend për pendesa të mëdha.

Një burrë, vret! Një bir, mbron!

Nuk e dalloje kufirin e asaj sekonde kur një bir qëllon si një burrë dhe vret.

Historia e 45-vjeçarit me emrin (V.)ullnet i (P.)enduar, është një tragjedi reale që ka ndodhur 10 vjet më parë, në qytetin e Tiranës. Përgjatë një konflikti familjar, burri vret gruan, më pas vritet nga i biri. Këtë ngjarje mund ta shprehesh edhe kështu, djali vret babin, pasi ky i fundit i ka vrarë nënën.

Cila arsye e ç’dramatizon tragjedinë?!

Dënimi, është vetëm forma institucionale e ç’dramatizimit fizik të një ngjarjeje, por kjo nuk e shpërbën kurrsesi dramën e qenësishme të të dënuarit.

“Pas hekurave jetohet me hijen, i izoluar nga bota, por më shumë nga dhimbja dhe pesha e ngjarjes”, pohon ish-i dënuari.

***

Të vrasësh, është njësoj si të puthësh.

Kur puth, ti vepron sipas anës së mirë të dashurisë, kur vret po, vepron prej anës së keqe të saj. Ky pohim përjashton krimet e paramenduara.

10 vjet i izoluar kishin shërbyer për ta rikthyer pamjaftueshmërisht në “gjallëri” qenien e tij të trazuar. Pamja e tij të tregonte se ai vuante njëherazi tre dhimbje, atë të nënës së vrarë, të babait që vrau dhe së fundi nga vetëreflektimet që e mundonin pa pushim dhe që ia trazonin gjumin.

A përgjumet dhimbja ndonjëherë?! Nuk të bie rasti të takosh personazhe tragjedish të vërteta, por kur i përshëndet, përpara të shfaqet një dimension i panjohur i arsyes që ti i jep dorën dhe nënpavetëdije paragjykon.

Gjumi është gjykatësi suprem i jetës, që mposht çdo paragjykim, dhe këshillohet për durim si në kaptinën (Ja Sin:76) : “ E ty mos të brengosin thëniet e tyre…” 10 vjet pas hekurave janë më pak se gjykimi suprem i vetvetes që të robëron gjumin.

Për aq kohë sa nuk ka vdekje ka shpresë dhe durimi më i mirë është të kapërcesh mbi hijet e vetes pas hekurave.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com