Në fokus

January 31, 2018 | 9:18

Nga Dr. Çapajev Gjokutaj: Besnikëria në lidhjet burrë-grua është normë morale për të dyja gjinitë

1

Besnikëria në lidhjet burrë-grua është normë morale për të dyja gjinitë. Por ligjërimi diskriminon dukshëm gratë dhe vajzat.

Prof. Asoc. Dr.Çapajev Gjokutaj

Prof. Asoc. Dr.Çapajev Gjokutaj

Për të shënuar burrin jo besnik përdoren 3-4 emra me ngarkesë negative, të tipit: pusht, kurvar, gruar e ndonjë tjetër.

Për gruan ka një lumë syresh si: kurvë, putanë e prostitutë; e përdalë e bishtdredhur; buçe, dosë, xhadë e zuskë; kuçkë, lavire, breklëshuar, shkërdhatë etj. etj.

Ngjan se, si shoqëri kemi pasur frikë se po të qenë vetëm dy a tri fjalë përkeqësuese do të humbisnin ngarkesën e do të topiteshin.

I përdorim jo thjesht si fjalë, por si set thikash që duhen mbajtur kurdoherë të mprehura, kurdoherë ne gadishmëri.

Vështirë të thuash pse, kur është fjala për marrëdhënie jashtë një lidhjeje, gratë pandehen më mëkatare se burrat. Mund të jetë e kundërta, se dhe mentaliteti priret të mbyllë një sy për burrat.

Atëherë pse nxitojmë që të demonizojmë gratë e të lemë në hije burrat?

Tregon kjo se burrat e kanë sanksionuar këtë normë favorizuese për ta nga që janë më të pushtetshëm e më të zotë?

Apo dëshmon se gruaja shihej si objekt që pa besnikërinë dhe ndershmërinë zhvleftësohej, madje bëhej edhe i rrezikshëm?

Apo dëshmon se, prej natyre, një pjesë e burrave priren të jenë të dobët, dyshues, frikacakë e gjithë komplekse?

( Nga cikli ‘Djerrinat e shpirtit’ )

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top