FB

April 11, 2026 | 11:30

Nga Edmond Tupja: Sërish për autizmin

 

Siç shumëkush tashmë e di, autizmi paraqitet si një sindromë që mjerisht është përhapur në mbarë botën. Tek ne, në Shqipëri, prej disa vitesh, Qendra Rajonale e Autizmit, e drejtuar me shumë përkushtim nga zonja Liri Berisha, ka punuar pareshtur për sensibilizimin e opinionit publik lidhur me sindromën në fjalë.

edmond-tupja

Autizmi po vë në pikëpyetje të ardhmen e njerëzimit, ai nuk zgjedh, ai nuk bën përjashtim tek fëmijët, ai po prek fëmijët e çdo kontinenti, e çdo vendi, e çdo race dhe kjo dukuri deri në atë pikë saqë ka njerëz të cilët mendojnë se po të mos i gjendet një ilaç, terapi apo vaksinë e efektshme kësaj sindrome, ajo mund të kthehet në një pandemi me përmasa planetare. Në ndodhtë kështu, mund të vihet në rrezik nga vetë njerëzimi ekzistenca e tij, aq më shumë që planeti Tokë po ndotet nga vetë njerëzit në mënyrë të frikshme; për rrjedhojë, detyrimisht, ajri, ujët, toka dhe jo pak burime ushqimore po kthehen dalëngadalë në helme për fëmijët, madje që në barkun e nënës, çka, sipas disa personaliteteve pesimiste, rrezikon të rrisë, duke e përshpejtuar, numrin e fëmijëve me autizëm, mandej logjikisht edhe atë të të rriturve me këtë sindromë, pra personalitete që druajnë krijimin e mbarë një popullate autike në shkallë planetare.

Në këtë perspektivë ende imagjinare, por që është për t’u druajtur seriozisht, duhen marrë në konsideratë kushtrimet përkatëse, përndryshe mund të vijë një ditë fatale kur shumica e njerëzimit, e përçudnuar nga autizmi, do të jetë e paaftë të punojë, të krijojë të mira materiale ose edhe shpirtërore çka rrezikon të sjellë një zi të paparë ushqimore, e cila do të prekte çdo kontinent, çdo vend, çdo popull pavarësisht racës së cilës i përket apo pasurisë që mund të ketë grumbulluar ai me djersën e ballit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top