Këshilla & Arsye

January 15, 2018 | 9:13

Nga Elidona Lamnica: Disa mënyra për të rritur vetëbesimin tuaj

1

Duhet ta keni kuptuar se gjërat ndodhin dy herë në jetë tonë. Një herë i krijojmë ato në mendimet tona dhe më pas i shohim në realitet. Mënyra se si dhe me çfarë e ushqejmë trurin sjell dhe rezultatet tona në jetë.

Nga Elidona Lamnica Psikologe shkollore

Nga Elidona Lamnica
Psikologe shkollore

Ushqejini mendimet tuaja me fjalë pozitive, me libra, me video dhe njerëz frymëzues. Jeta juaj do ndryshojë rrënjësisht nga ajo që kishit deri më sot nëse ju e rrethoni veten me pozitivitet.

Largohu nga shumica. Mos lejo që opininioni i të tjerëve të bëhet realiteti yt. Anthony Robbins: Ne jemi mesatarja e 5 njerëzve me të cilët rrimë më së shumti

Merrni kontroll mbi jetën tuaj. Duke përdorur fuqinë e mendjes. Marrë nga libri ” Psikologjia e Vetbesimit ” nga Lynda Field

Po ndaj me ju disa mënyra për të rritur Vetbesimin tuaj dhe për t’u ndjerë në harmoni me jeten tuaj. Uroj të merrni vendimin tani,që t’i vini në zbatim ato në përditshmërinë tuaj!

  • Flisni pozitivisht për vete
  • Largohu nga njerëzit e mërzitshëm
  • Bëhu miku më i mirë për vetveten
  • Shkoni përpara. Jo prapa
  • Pushoni së qeni viktimë
  • Hidhni rrobat e vjetra
  • Ndani kohë për veten tuaj
  • Pyesni veten “ka kjo vërtetë rëndësi”
  • Lirojeni veten tuaj
  • Thuaje atë që mendon
  • Rrezikoni
  • Thuaj dikujt sa e do
  • Faleni dikë
  • Shoqërohu me njerëz të suksesshëm
  • Kërkoni përvoja të reja
  • Organizojeni kohën tuaj
  • Fjalën problem zëvendësoje me fjalën sfidë
  • Shikohuni në pasqyrë
  • Prisni gjitha të mirat
  • Merrni frymë thellë
  • Ekuilibrohu
  • Besoi intuitës
  • Përqëndrohu në anët e tua të forta
  • Krijo suksesin personal
  • Ji i vendosur
  • Pushoni
  • Mësohu thjesht të jesh
  • Filloni të realizoni ëndrrat tuaja
  • Uroje vetveten
  • Kujto se je unik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top