Pika referimi

January 15, 2018 | 8:01

Nga Luan Rama: Mësimi i artit dhe herezia e njohjes

Që në lindjen e tij njeriu ka tentuar të njohë botën me të fshehtat e saj, duke krijuar kështu një mitologji më vete me mitet e tij, nga epoka e zjarrit dhe e bronzit deri në ditët e sotme, ku mitologjitë vazhdojnë në forma moderne.

Luan Rama, kineast, studiues arti, publicist, shkrimtar, ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, diplomat kulturor i Shqipërisë në Paris më 1997-2001 dhe përfaqësues i vendit tonë në UNESCO, vlerësuar me çmimin “Aleksandri i Madh” në Saliminë.

Luan Rama, kineast, studiues arti, publicist, shkrimtar, ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, diplomat kulturor i Shqipërisë në Paris më 1997-2001 dhe përfaqësues i vendit tonë në UNESCO, vlerësuar me çmimin “Aleksandri i Madh” në Saliminë.

Njeriu gjithnjë ka ecur me guxim drejt njohjes si ajo qenie që nis të dalë nga shpella apo tuneli i errët i një bote, duke ndjekur dritën që shfaqet tutje dhe duke shkuar me etje drejt saj, pa e ditur se çdo të ishte ajo dritë, ajo botë. Ishte një sfidë, një rendje e ethshme dhe e pafund duke rrezikuar vet ekzistencën, një tundim i jashtëzakonshëm për njohjen.

Kur Leonardo Da Vinçi nisi të kërkojë njohjen e trupit njerëzor dhe të shkojë nëpër morget e spitaleve e të bëjë hapjen e kadavrave mjerane për të studiuar anatominë njerëzore, deri tek gruaja e vdekur me fëmijën në bark, e padyshim që miqtë e tij e morën për të një të çmendur, por ai e ndjente se pa njohjen e trupit njerëzor nuk mund të pikturonte, nuk mund të jepte shëmbëlltyrën e figurës, edhe pse rreth tij klithën për herezi. Por ai vazhdoi, net e ditë të tëra në atë ferr ku vetë Dante kishte zbritur me imagjinatën e tij duke përshkruar “Ferrin” e tij.

Da Vinçi pikturonte kështu gjersa zërat e “herezisë” së madhe, e prekjes së trupit, e copëtimit të tij, shkuan deri te Papa i Romës, i cili menjëherë kërkoi ndëshkimin e artistit që ai mos të vazhdonte më në prekjen dhe depërtimin drejt trupit njerëzor. E megjithatë gjeniu i madh kishte mundur tţi vizatonte të fshehtat njerëzore, pasi të vizatoje, të pikturoje një figurë, një grua, një fëmijë, një burrë të ri apo plak, do duhej të njihje dinamikën e trupit dhe funksionimin e tij, të gjymtyrëve, të muskujve, çka të shërben për të dhënë një figurë sa të vërtetë aq dhe jetësore e të përsosur.

Sfida më e madhe në jetën e tij ishte pikërisht ajo çka bëri në spitalet e Firences: prerja e kufomave dhe vizatimi i tyre, i muskujve, indeve, vizatimi i tyre me rrezikun e madh që vepra e tij artistike të ndërpritej. Dhe ajo do ishte ndërprerë, mrekullia që krijohej do ishte ndalur, meqë dhe mbrojtësi i tij më i madh në atë kohë, Jules II vdiq. Por fati e solli që pikërisht atëherë, në Firence të vinte mbreti francez François I-rë, i cili kur dëgjoi për bukuritë e artistit të madh, në kthim e ftoi të shkonte të jetonte në Francë dhe të punonte atje. Dhe më 1516, duke kapërcyer Alpet me dëborë, Leonardo shkoi për tţi shpëtuar mallkimit të kishës, shkoi i ngarkuar me disa tablo dhe me njohjen e madhe se më së fundi ai e dinte tashmë se çfarë ishte thelbi njerëzor.

Vështroj sot këto vizatime të Leonardos dhe imagjinoj piktorin e madh mes skenave makabre që syri i njeriut s’do tţi shohë, por që ato janë të domosdoshme për imagjinatën e një artisti që do të dojë të rrokë fizionominë e botës njerëzore, gjithë kjo të kujton përsëri Danten që zbriste në rrathët e ferrit të tij për të zbuluar natyrën njerëzore. Ishin kufij që artistët e mëdhenj duhej tţi kapërcenin. Dhe Leonardo i kapërceu ato, kapërceu kufijtë, barrierat, atë çka i ndalohej, duke u përballur me sfidën e inkuizitorëve. Por artisti i madh historikisht di gjithnjë të triumfojë mbi barrierat e të gjitha ngjyrave, e të gjitha kohërave.

Nën shembullin e Leonardos, të tjerë artistë vazhduan të eksplorojnë këtë botë të fshehtë të qenies njerëzore, piktorë të Renesancës e gjer tek Rembrandt e këndej. Ja pse tabloja e famshme e Rembrandt “Mësimi i anatomisë i doktor Tulp” (1632) ndoshta meriton lavdet postume të mjeshtrit të madh Da Vinçi.

Mësimi i artit është i pandarë nga “herezia” e njohjes dhe është e pamundur që ajo të ndalet nga çdo lloj dhune e perandorie. Një himn për njohjen, edhe kur ajo ngjason me “herezinë”!

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com