Në fokus

December 16, 2017 | 8:32

Nga Elidona Lamnica/ Motivim apo Vetmotivim?!

 Në jetën tonë e cila është shumëdimencionale na shfaqen njerrëz dhe situata të ndryshme në çdo moment. Disa njerëz vijnë e të tjerë largohen, ndoshta akoma pa ardhur. Kjo hera-herës na demoralizon, kur kuptojmë që ata nuk ishin të vërtetë dhe që ne harxhuam kohën kot. Mbi të gjitha ndihemi tepër keq kur ikin nga jeta jonë njerëz që vërtetë i deshëm dhe i çmuam. Por një formë tjetër perceptimi do ishte më e shëndoshë për ne. Çdo gjë që na ndodh e ka një arsye dhe madje ndodh për një arsye të mirë.

Nga Elidona Lamnica Psikologe shkollore

Nga Elidona Lamnica
Psikologe shkollore

Duhet të pranojmë idene se ne ose fitojmë ose mësojmë në çdo moment,anjëherë nuk humbasim. Patjetër që nëse dikush zgjedh të largohet nga jeta jonë ne nuk kemi arsye ta mbajmë me zor,por duhet të pranojmë se po i lë hapsirë dikujt tjetër më të mirë për të ardhur në jetën tonë. Çdokush është i përkohshëm në këtë jetë. Nuk duhet të ngushëllohemi tek askush më tepër se tek vetja. Madje nëse marrëdhëniet miqësore apo çfarëdolloj tjetër nuk shkon mirë në jetën tonë, edhe pasi ne u përpoqëm që ta përmirësojmë , duhet t’i japim fund. Nëse dikush s’të bën të ndihesh mirë pse e mundon veten duke e lejuar akoma në jetën tënde. Duhet të besosh në vlerat e tua. Prandaj mbaj pranë vetes njerëz që të njohin e të respektojnë dhe që të mbështesin drejt zhvillimit. Ti pret nga njerëzit dhe situatat që të rrisësh besimin apo motivimin?! Në fakt nuk ndodh kështu. Je ti dhe vendimet apo zgjedhjet e tua që sjellin fuqizimin e motivimit në jetën tënde . Nëse për shembull ti ke vendosur të zhvillosh veten në aspektin personal dhe profesional ti je i motivuar tashmë dhe gjithçka që do të vijë tek ty do jetë pasojë e këtij motivimi,i cili do ushqyer vazhdimisht. Por nëse pret gjithnjë motivim nga jashtë,ky nuk është efektiv,është afatshkurtër e nuk të rrit brenda teje krijimtarinë dhe vendosshmërinë për të arritur sukses. Sepse është thjesht motiv për një kohë të caktuar.

Prandaj motivimi i brendshëm është më i fuqishëm,i vazhdueshëm dhe sjell rezultate. Si ta mbajmë veten të motivuar? Është fare e thjeshtë. Vendos se çfarë të bën mirë dhe bëje. Të pëlqen të ecësh në natyrë. Të lexosh një libër. Të dëgjosh muzike apo të vallëzosh,në dhomën tënde. Të takosh një mik. Të ndjekësh një seminar. Të vizitosh një qytet apo shtet të ri. Të punosh mbi profesionin tënd. Të realizosh një projekt,një ëndërr. Mos hiq dorë. Të gjitha këto dhe shumë dëshira të tjera ti mund ti realizosh duke e mbajtur veten të karikuar,të motivuar. Njeriu mund të motivohet dhe me faktin që po jeton këtë jetë. Mund të gjejmë motivim dhe te jemi mirënjohjës për gjëra të thjeshta dhe kështu do tërheqim më shumë të mira rreth vetes . Atëherë…. A ia vlen të thuash më nuk kam motivim?! Më duhet dikush që të më motivojë. Unë them se jo. Gjej atë që të pëlqen të bësh dhe bëje. Kjo do të mbajë në gjendje pozitive gjithë kohës. Ti je i vetmi përgjegjës për qetësinë tënde të brendshme dhe për arritjen e suksesit!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top