Suplementet ushqimorë janë burime të koncentruara ushqyesish, të cilat merren në formën e tabletave, kapsulave, lëngjeve ose si pluhur. Ato kanë për qëllim, plotësimin e dietës ushqimore me makro dhe mikronutrientët e domosdoshëm. Disa makronutrientë janë aminoacidet, përbërës organikë, njësia bazë e proteinave, dhe acidet yndyrore esenciale.
Në mikronutrientë përfshihen: vitaminat, mineralet, enzimat etj. Një dietë që përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh të freskëta e organike, të një cilësie e kontrolli të lartë, mund të ofrojë shumicën e ushqyesve që i nevojiten organizmit që ai të funksionojë në mënyrë optimale. Por sot, frutat dhe perimet kanë humbur një sasi të konsiderueshme të vlerës ushqyese, duke u rritur në ferma jo-organike dhe duke u procesuar përpara konsumimit të tyre. Nga ana tjetër, jeta e shpejtë dhe puna me orare të zgjatura, ka modifikuar stilin e jetës së shumë familjeve shqiptare, duke e bërë disa herë të pamundur ushqyerjen e shëndetshme edhe në sasinë e duhur të mineraleve, vitaminave dhe ushqyesve esencialë për një shëndet optimal.
Përgjithësisht suplementët merren nga individë të shëndetshëm, të cilët kërkojnë të shtojnë dietën me gamën e gjerë të ushqyesve për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve. Nga ana tjetër, individët që vuajnë nga sëmundje kronike të tipit osteoartrite, i marrin suplementet ushqimore për të lehtësuar dhe përmirësuar simptomat e sëmundjes pa efekte anësore. Marrja e ushqyese është një stil jete e huazuar nga kultura perëndimore, ndaj kërkon kohën e duhur për t’u përkrahur gjerësisht edhe në Shqipëri. Rreth 64% e konsumatorëve të anketuar në Kanada dhe SHBA përdorin vitamina dhe shtesa dietike. Nivelet më të larta të përdorimit janë gjetur në Filipine dhe Tajlandë, ku 66% e konsumatorëve thonë se marrin vitamina, edhe pse jo çdo ditë. Le te ndalemi pak, duke cituar pyetjet që bëhen më shpesh rreth suplementeve nga një masë përdoruesish, duke u munduar të japim përgjigjen e duhur rreth tyre.
1-Cilët janë suplementet më të përdorshme për grupmosha të ndryshme?
Mosha 1-3 vjeç: Formatet e lëngta të Vitaminës D3 për zhvillimin e shëndetshëm të kockave. Format e lëngta të Omega-3 për zhvillimin e sistemit nervor dhe imunitar.
Moshat > 3 vjeç: Vitaminë D3, Omega-3, Vitaminë C dhe multivitaminat janë në formë tabletash dhe në formën e karameleve xhelatinoze.
Grupmoshat e mesme: Calcium + Vitaminë D3 për suportin e kockave. Collagene për suportin e ligamenteve dhe indeve të buta.
Grupi i Vitaminave B-Complex të tretshme në ujë: tiamin (vitaminë B1), riboflavin (vitaminë B2), niacin (vitaminë B3), vitaminë B6 (piridoksinë), folate (acid folik), vitaminë B12, biotin dhe acid pantotenik. Vitaminat B janë të rëndësishme për suportimin e sistemit imunitar e sistemit nervor dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Grupmoshat e mëdha: Stop Osteoporosis parandalon osteoporozën, duke furnizuar kockën me mineralet e domosdoshme. Arthritis Aid dhe Celarthritis japin suport dhe largojnë simptomatikat e osteoarthritis, 5HTP, Rhodiola dhe Melatonina si çliruese të ankthit dhe stabilizuese të gjumit.
2-Si kombinohen suplementet dhe a ka ndonjë rëndësi stina gjatë konsumimit të tyre?
Nutricionistët e firmës kanadeze Webber Naturals këshillojnë përdorimin e suplementeve të ndryshme gjatë periudhave të caktuara të vitit, në sasi dhe kombinime të ndryshme për një përthithje maksimale, në varësi të individëve. Në përgjithësi, mineralet absorbohen më mirë kur merren njëkohësisht me Vitaminën C, ose me lëngje që përmbajnë Vitaminën C (lëngu i portokallit, domates dhe i qitros). Kjo është veçanërisht e domosdoshme në persona që marrin antiacide dhe në moshat e mëdha tek të cilët reduktohet prodhimi i acidit klorhidrik në stomak. Kombinimet e njohura për efektin e duhur biologjik janë marrja e njëkohshme e Hekurit me Vitaminën C.
Në rastet me anemi ferrodeficitare duhet të kihet parasysh që për mbushjen e depove të hekurit në organizëm, dozat e marrjes ditore të hekurit duhet të jenë më të larta se në kushte fiziologjike dhe duhet të përcaktohen nga mjeku që ju ndjek. Kura duhet bërë të paktën 3 muaj dhe nuk duhet pranuar asnjë formë tjetër zëvendësuese e hekurit.
Një kombinim tjetër mjaft efikas është ai i Glucosamine Chondroitines dhe MSM për sëmundjet që prekin sistemin osteoartikular dhe indet e buta. Suplementi me emrin Stop Osteoporosis nga Webber Naturals ka dhënë rezultate pozitive për rritjen e densitetit kockor të matura me DEXA1. Ky suplement përmban të gjithë elementët që shërbejnë për rindërtimin e indit kockor. Degjenerimi i indit artikular ndodh në mënyrë të pashmangshme me kalimin e moshës, prandaj ngadalësimi i këtij procesi fiziologjik mund të arrihet me marrjen e kombinuar të suplementeve Strong Bones dhe Celarthritis.
Kujdes duhet pasur gjithashtu që kombinimet e Ca me Mg të bëhen për doza më të vogla se 250mg ose t’i merrni të ndara në kohë. Kur kalohet ky dozim, ato konkurrojnë me njëri-tjetrin për t’u përthithur dhe pashmangshmërisht njeri prej tyre eliminohet ose përthithet minimalisht. Në rastet me neuropati diabetike ose për të lehtësuar efektet anësore të kemioterapisë, këshillohet nga ekspertët marrja e Vitaminës B1. Ekspertët natyralistë këshillojnë shmangien e marrjes së njëkohshme të Vitaminës B1 dhe polifenoleve (si farat e rrushit, ekstrakti i çajit jeshil) sepse këto të fundit ulin përthithjen e Vitaminës B.
3-Si rekomandohet marrja e suplementeve për të përfituar vlerat maksimale ushqyese?
Disa suplemente merren me ushqim, të tjera merren ndërmjet vakteve. Një dietë quhet e balancuar sipas nutricionistëve kur secili vakt ka një ekuilibër mes sasisë së proteinave, karbohidrateve, yndyrnave dhe mikroelementeve si mineralet e vitaminat. Një dietë e tillë stimulon sekretimin acidik në stomak, duke lehtësuar thithjen maksimale të suplementeve. Vitaminat e tretshme në yndyrna A,D,E,K si dhe acidet yndyrore esenciale (si Omega 3-6-9 dhe vaji i Linit flax etj), gjithashtu derivatet yndyrore të tilla si: sterolet e bimëve dhe stanolet (që përdoren për uljen e kolesterolit) është mirë të shoqërohen me dietë që përmban yndyrna për efekte maksimale.
Suplementet e njohura që duhen marrë 30 minuta para ose 2 orë pas një vakti përfshijnë:
Aminoacidet: Gjejnë përdorim të gjerë për shkak të aftësisë që ato kanë për të rindërtuar qelizat muskulare dhe për nxitjen e prodhimit të energjisë. Aminoacidet gjejnë përdorim dhe në situata të tjera, ku përmendim: Lysine për herpesin labial dhe herpesin simplex; Tryptofani për gjumë më të mirë; N-acetilcistein (NAC) një formë e veçantë e cisteinës për të rritur prodhimin e brendshëm antioksidues dhe për të neutralizuar toksinat; Arginina për të mbështetur prodhimin e hormoneve të rritjes dhe rregullimin e presionit të gjakut;
Enzimat: Koha e marrjes së enzimave varet nga përfitimi që kërkojmë. Për të ndihmuar tretjen, merrini enzimat në fillim të një vakti. Nga ana tjetër enzimat e tilla si Bromelain ose Turmeriku, të cilësuar dhe si anti-inflamatorët natyralë, duhet të merren në mes të ngrënies.
Nuk ka evidenca të mirëpërcaktuara, por shumë ekspertë rekomandojnë alternimin e llojeve të ndryshme të suplementeve gjatë periudhave të caktuara të vitit. Alternohen ato suplemente që ndikojnë në sistemin imunitar dhe atë endokrin. Për shembull, marrja e Echinacea, ekstrakt i njohur i Webber Naturals për fortësimin e imunitetit.
Duhet marrë për një kohëzgjatje 1 javë në fillim të çdo muaji, duke qenë se nxit organizmin në prodhimin e qelizave të bardha, të cilat janë përgjegjëse për imunitetin e njeriut. Arsyeja e ndërprerjes së suplementit qëndron në faktin se jetëgjatësia e qelizave të bardha është vetëm 3 javë dhe suplementi nevojitet vetëm në fazën fillestare të prodhimit të qelizave. Marrja e Vitaminës D3 nuk rekomandohet gjatë periudhave të ekspozimit në diell për të evituar intoksikimet vitaminoze dhe mbidozimet e saj.
Nga ana tjetër, në periudha të ngarkesës dhe të stresit fizik e mendor rekomandohet nga ekspertët marrja e grupit të vitaminave B së bashku me mikroelemente të tilla si Mg.
Webber Naturals është prodhuesi më i madh i suplementeve në Kanada. Së bashku me dy linjat e saj Natural Factors dhe Treehouse, Webber Naturals mbetet kompania e produkteve me cilësore në tregun e Amerikës së Veriut. Në SHBA produkti Omega 3-6-9 nga Webber Naturals ka fituar çmimin “Number One Product”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.